Vendet më “pijanecë” në botë, nuk do ta besoni ku ndodhet Shqipëria!

15 Nëntor 2016, 12:38Lifestyle TEMA

Shqipëria është një vend që ka një dashuri ndaj alkoolit, kryesisht rakisë, dhe shumë mendojnë se jemi ndër vendet që konsumojmë më shumë alkool.

Kjo falë faktit që rakia është pija e parë që ofrojmë sa herë kemi miq dhe është një pijë që njihet si pija tradicionale.

Por në fakt në renditjen e përvitshme të vendeve që konsumojnë më shumë alkool Shqipëria nuk duket gjëkundi.

Vendi që kryeson listën nuk është Rusia, megjithëse konsumojnë  15 litra alkool të pastër për person në një vit.

Ose e thënë ndryshe, 155 shishe verë ose 750 gota me vodka.

Vendi i parë çuditërisht mbahet nga Bjellorusia me 17,5 litra ne vit, e ndjekur nga Moldavia, Lituania, Rusia, Rumana, Ukraina, Andorra, Hungaria, Çekia dhe në vend të dhjetë Sllovakia.

Shqipëria është në vendet e fundit të renditjes me 7 litra alkool të pastër në vit, duke qenë pas Greqisë që konsumon 10,3 litra alkool të pastër në vit, për person.

I vetmi shtet që Shqipëria lë pas në rajon është Maqedonia me 6,7 litra në vit, për person.

http://www.telegraph.co.uk/travel/maps-and-graphics/Countries-according-to-alcohol-consumption/

3 komente në “Vendet më “pijanecë” në botë, nuk do ta besoni ku ndodhet Shqipëria!”

  1. ilir says:

    Ne konsumojm raki, po te gjith e benj vet ne shtepi dhe statistikat nuk e llogarisin.

  2. haxhi mjeku says:

    e nuk pijn shqiptaret!
    shqiptaret dijn vec te pihen. me dy gota bohen tap dhe bejn si t fort masanej.
    dava mutersh!

  3. albaniafirst says:

    hajde te degjosh turkobythosin tani qe na e kaluan greket ne konsum alkoli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje