“Vetting”-u, Unioni i Gjyqtarëve depoziton kundërshtitë në Kushtetuese: S’lejojmë nëpërkëmbjen

drejtesiUnioni i Gjyqtarëve ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kundërshtitë për ligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe
prokurorëve, i njohur ndryshe edhe si Vettingu.

Sipas Unionit, në këtë ligj janë anashkaluar piketat orientuese të sugjeruara nga Komisioni i Venecias.

“Jemi pro reformave dhe nënshtrimit të proçesit të rivlerësimit. Por nuk mund të lejojmë që pushtetet e tjera të nëpërkëmbin dinjitetin e gjyqësorit. Janë anashkaluar piketat orientuese të sugjeruara nga Venecia”.

Në vlerësimin e Unionit të Gjyqtarëve, ligji i Vettingut bie dukshëm ndesh me dispozitat kushtetuese.

“Cenohen një sërë parimesh kushtetuese.ligji njëkohësisht cenon pavarësinë e pushtetit gjyqësor.Procesi i vlerësimit të pasurisë nën kontrollin e një organi jo kushtetues. Vlerësimi i pasurisë nën kontrollin e një organi jo të ndërtuar për këtë qëllim si ILDKPKI”, deklaron Unioni i Gjyqtarëve.

Në dhjetor pritet të mbërrijë opinioni i Venecias për Vettingun.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në ““Vetting”-u, Unioni i Gjyqtarëve depoziton kundërshtitë në Kushtetuese: S’lejojmë nëpërkëmbjen”

  1. sofia says:

    KJo eshte akoma e pa zgjidhur se: si mund te pranojne vete gjyqtaret kriminele qe te behet veting-u? Po ata jane shumica hajdute dhe kriminele, nuk e di sa jane ata te gjykates kushtetuese qe ne baze te ligjeve e normave demokratike jane firma e fundit qe vendosin. Por e zeme se dhe ata jane te implikuar dhe s’kane per ta pranuar kurre nje ligj qe ben “vetevrasje”. Ateher ku duhet drejtuar? mendoj se ketu ka te drejten e vetme Saliu: revolucion , bllokim te gjykatave, gjendje e jashtezakonshme, nxjerrje jashte funksionit te gjitha gjykatave dhe restaurim te administrates gjyqesore, arrestim te ketyre gjyqtareve e prokuroreve; besoj nje pjese do kerkojne azil, po mire po u a dhane le ta marrin, me vone drejtesia do ti gjej. S’ka rruge tjeter. Por para se te ndodhe, duhet te arrestohet Sali Berisha me nje pjese te krimineleve dhe te jete i izoluar.

  2. Heraldino says:

    Po cfare lesh unioni eshte ky. do te meritonte me shume emertimin Unioni i Shkelesve te Ligjit me Dy Kembe, qe duhen mbyllur ne hapsane dhe qe jo vetem i duhen verifikuar por edhe i duhen konfiskuar pasurite e vena nga bisnesi qe kane bere me ligjin. Na kane rrjepur duke shfrytezuar ligjin, pronen tone te te gjitheve per tu bere miliardere. Dhe prap nuk vene mend. Shihni cfare ben prokuroria dhe gjykata do e denojne kete gjyqtarin provincial Ibrahim Hoxha me denim qesharak dhe nuk ja verifikuan pasurite qe ka vene duke bere korrupsion dhe dhene vendime favorizuese. Ky me 600 mijë leke qe e kapen me presh ne dore eshte me i vogli se vetem per te ardhur nga gjykata e Beratit ne Tirane ka paguar mbi 200 mije euro. Verifikoheni dhe do shihni. Po se mos vetem Ibrahimi e ka bere dhe e ben kete pune. E kane bere te gjithe keta anetaret e Unionit te SHkelesve te ligjit me dy kembe, qe i drejtohen kushtetueses duke kerkuar mbrojtje ligjishmerie, nderkohe qe kurre nuk e kane respektuar ligjin. Ky eshte absurdi… Ndaj mos i merrni seriozisht keta karagjoze te drejtesise shqiptare ne kerkesat e tyre se jane ne konflikt te hapur interesi

  3. Sipas mendimit tim zoti Kristo nuk e ka gabim.Me keta kriminel qe jane ne politike nuk mund te kete drejtesi te paster e te pakorruptuar sepse vete politika e ka cuar sistemin e drejtesise ne kete shkalle.A nuk ashte Sali Berisha ai qe e privatizoi drejtesine duke i sherbyer familjes vet dhe PD? A nuk jane sot keta gjygjtare e prokuror qe po i sherbejne Saliut?te nyejten gja po thom edhe per politikane te tjere p.sh A nuk ishte Ilir Meta ai qe i shpetoj drejtesise me korrupsion duke e pare e degjuar e gjithe Shqiperija? A nuk i shpetoi drejtesise Lulzim Basha me vjedhjen e tenderit ne rrugen e Kombit me vrasjet e 21 janarit ? Pra vetem keta te tre duhet te ishin ne burg.Pra per mendimin tim duhet nje reforme shume e thelle edhe ne politike .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *