5 euro për të hyrë në BE, tarifa prek edhe shqiptarët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

aeroportNë Komisionin Europian pritet të propozohet këtë të mërkurë një tarifë prej 5 eurosh, për shtetasit e vendeve që nuk janë pjesë e BE-së, por që hyjnë pa viza në zonën “Schengen”.

Duke paguar, pasagjerët regjistrohen në Sistemin europian të Informacioneve dhe Autorizimit të Udhëtimeve, “ETIAS”, i  cili pritet të fillojë së funksionuari në vitin 2020.

Sistemi do të ngrihet mbi modelin e njëjtë amerikan, por do të jetë më i lirë se “ESTA”, ku paguhet 60 dollarë për të hyrë.

Në sistemin europian, pagesa prej 5 eurosh ka një vlefshmëri prej 5 vitesh, ndryshe nga ai amerikan ku tarifa vlen për dy vite.

Ky sistem i regjistrimit të pasagjerëve mund t’i sjellë Bashkimit Europian mbi 2 miliardë euro të ardhura në vit.

Nga kjo skemë preken edhe qytetarët shqiptarë dhe ata serbë, të vetmet vende europiane  jo anëtare të Bashkimit Europian, qytetarët e të cilave udhëtojnë pa viza në vendet e unionit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “5 euro për të hyrë në BE, tarifa prek edhe shqiptarët”

  1. Albani says:

    Perse,Malazezet,Boshnjaket,Maqedonasit nuk jane si ne?

  2. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    suniteve,5ewro dhe nje hu me gunga ne bithe,ne te kundert shkoni ne Instamboul ku mjafton si kusht thjesht ……..te jeni tredhur[sinet]………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *