Bllofi i Berishës për 129 automjetet e reja të qeverisë

berisha 1Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka kryer shpenzime luksi, duke blerë 129 automjete.

Por, akuzat janë një mashtrim nga ana e ish-liderit të PD-së.

Qeveria, përmes një deklarate për mediat, të shpërndarë ditën e djeshme, ashtu sikurse të publikuar edhe në faqen zyrtare të Kryeministrisë, ka njoftuar dhurimin nga ana e qeverisë japoneze të 129 automjeteve të gjeneratës tjetër.

E ndërsa nga njëra anë është Berisha që del bllof sërish me akuzat e tij, qeveria shqiptare ka saktësuar përpara se të vinin këto akuza, se automjetet janë dhuratë e qeverisë japoneze.

Synimi është ulja e ndotjes në publik dhe ndërgjegjësimi tek qytetarët që sjell ndotja e ajrit nga gazrat e makinave.

“Qeveria Shqiptare falënderon Qeverinë Japoneze, për dhurimin e 129 makinave të prodhimit më të fundit japonez. Kjo dhuratë u mundësua nëpërmjet akordimit të një granti gjeneroz prej 500 milion YEN ose 4.6 mil USD për qeverinë shqiptare, i cili u miratua nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe me shkëmbim notash më 29 korrik 2015. Qëllimi i kësaj dhurate gjeneroze është zvogëlimi i ndotjes mjedisore dhe reduktimi i gazeve që shkaktojnë efektin serrë (GHG) nëpërmjet promovimit të makinave të gjeneratës së ardhshme miqësore ndaj mjedisit. Këto makina do të shërbejnë në nxitjen e ndërgjegjësimit të institucioneve shtetërore dhe publikut për përmirësimin e cilësisë dhe perfomancës mjedisore.” thuhet në faqen e Kryeministrisë

qeveria

Jo vetëm kaq, por menjëherë pas akuzave të Berishës, edhe në adresën qeveritare transparenca.al, theksohet se janë 129 automjete dhe jo 164 siç pretendon opozita, dhuratë e qeverisë japoneze në bazë të një marrëveshje dypalëshe të nënshkruar në Korrik të 2015

“Pretendimi i ngritur në postimin e Z. Sali Berisha se qeveria shqiptare ka shpenzuar 3.2 milionë euro për blerjen e 164 makinave luksoze Toyota është i pavërtetë. 129 makinat Toyota, dhe jo 164 siç pretendohet në postim, nuk janë blerë nga qeveria shqiptare por janë një dhuratë e Qeverisë Japoneze e mundësuar përmes grantit gjeneroz prej 500 milionë YEN, ose 4.6 milionë dollarë, i miratuar përmes nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe më 29 korrik 2015. Pra qeveria shqiptare nuk shpenzon asnjë qindarkë të taksapaguesve për blerjen e këtyre automjeteve.” thuhet në faqen transparenca.al

transparenca

berisha

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Bllofi i Berishës për 129 automjetet e reja të qeverisë”

  1. Denis JUVE says:

    Po ca merreni me kete fundrrine te degjenerum,edhe militantet e vet e kan braktis klyshin,kurse ju i kushtoni shkrime,turp per ju.

    1. Kujtim says:

      U ngjall LUGATI ne mes te dites , LUGAT SALIU ESHTE GJALL.

  2. Fatmir Okaj says:

    Ah Sali Berish ta marrt Fatmiri te keqen sa burr zatni je. Ti rrusha bolet o ndera kombit.
    Ke rrit djal e vajz si dy drita

  3. agim says:

    Se mos eshte hera e pare qe del bllof ky legen me fytyr njeriu:
    Faij eshte i mediave qe i rrine tek bitha kesaj qelbsire qe i vjen era ane e mbane Europes:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *