Genc Pollo, një mashtrim i radhës!

16 Nëntor 2016, 12:38Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Kryetari i Komisionit Parlamentar per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, z. Genc Pollo doli sot para mediave, per te kumtuar nje tjeter te pavertete te madhe, ne aradhen e te pavertetave qe prodhon ne menyre permanente sa here qe i jepet rasti.

Ai deklaroi se opozita bojkotoi sot mbledhjen per nje seance degjimore me drejtuesit e emisionit “Publicus” ne “Vizion+” te cileve i eshte bllokuar transmetimi i nje puntate investigative ne lidhje me vdekjen e nje adoleshenti ne fushen e plehrave ne Sharre te Tiranes. E per rrjedhoje nuk jane me, punonjes te ketij televizioni privat.

E verteta eshte se sot Komisioni nuk ka patur mbledhje, pasi per kete anjeri prej anetareve te tij, nuk ka patur asnje njoftim zyrtar, perfshi ketu edhe deputetet e opozites. Per aresyen e thjeshte se Komisioni nuk ka mare ende asnje vendim ne lidhje me kalendarin e punes tre javore te tij, ne perputhje me kalendarin e Parlamentit, te miratuar ne Konferencen e Kryetareve. Kaq mjafton per te kuptuar se kur nuk ke miratuar me pare nje kalendar, nuk mund te fillosh qe te zbatosh pikat e tij, te cilat nuk ekzistojne.

Kur ka tentuar qe ta miratoje kalendarin e punes, Komisioni nuk ka patur korumin e nevojshem (50+1) te deputeteve ose 9 prej tyre prezent ne salle ne momentin e votimit. Per kete mjafton qe ti referohesh proces-verbaleve te mbledhjeve. Vec te tjerash, kete e verteton edhe nje korrespondence zyrtare me shkrim, ndermjet tre keshilltareve te Komisionit, me drejtuesit me te larte te administrates se Kuvendit. Ne keto kushte, e gjitha cfare pretendohet, eshte nje spekullim i paster dhe nje tentative per mashtrim publik te mediave dhe opinionit.

Deputetet e mazhorances as nuk kane bojkotuar dhe as nuk kane per te bojkotuar kurre ndonje seance te Komisionit, perfshi ketu edhe seancat degjimore. Pasi kjo eshte nje praktike e punes se cdo komisioni parlamentar. Mjafton qe te kujtoj se te henen dhe te marten e kesaj jave, komisioni yne ka zhvilluar per afro 6 ore me radhe seanca degjimore ne lidhje me Ligjin per Sportin.

Por, cdo veprimtari i Komisionit bazohet vetem mbi procedura dhe norma qe percakton rregullorja e Kuvendit. Ne nuk mund te behemi pjese e shkeljeve, per aresye se keshtu do opozita. Sikunder ne nuk mund te lejojme perpjekjet e “spikerit” te Komisionit, qe per shkak se zoteron mikrofonin e drejtimit te mbledhjeve, te vendose nepermjet tij, “diktaturen” e pakices mbi shumicen, apo te “vjedhe vulen” e komisionit. Nje tentative kjo prej 3 vjetesh e gjysem nga ana e z. Pollo, si ne asnje komision tjeter dhe si ne asnje praktike tjeter parlamentare te ketyre 25 viteve pluralizem ne Shqiperi.

Ne, perfaqesuesit e mazhorances ne kete komision, nuk do te behemi kurre pale me opoziten ne tentativat e tyre permanente per ta shnderruar Parlamentin dhe vecanerisht Komisionin Parlamentar per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ne nje seksion te Partise Demokratike e per te vijuar nga aty, axhenden politike te dites se opozites.

7 komente në “Genc Pollo, një mashtrim i radhës!”

  1. Kritiku says:

    Shko e meso qe te shkruan mire gjuhen shqipe, o Alfred Peza! Shkrimi eshte i mbushur me gabime drejtshkrimore. Peza nuk e ka idene fare se kur dhe ku vendoset presja. Fjalite jane te shkruara si nga nje femi i vogel qe shkon ne shkollen fillore. Fjali te ndertuara ne menyre skandaloze!
    Na mbyten analfabetet funskionale!

    1. adi says:

      dhe ca eshte me e keqja po ja kaloni dhe sali berishes ne vakt.
      krimet tuaja shteterore po mundoheni ti mbuloni me procedura karagjozlleqe dhe lojra kalamajsh.
      keni aritur ne piken qe eshte shume larg qershori per te ikur!!!!!!!

    2. festimi says:

      “kritiku” nuk e shkruan Alfred Peza ketu, por punonjesit e gazetes, prandaj po ke ndonje vrejtje per te kuptuarit e shkrimit beje, ndryshe del bllof dhe nuk i sherben askujt. Aa, ne do te çfrysh, shko ne ndonje vend tjeter.

    3. eduard says:

      Prape dole ti roja i drejteshkrimit…hahahaha

  2. je suis Baba Mondi says:

    fry se lirohesh o kapter i vogel kur te gradon i Gjate Rrangalla. Po pse nuk fton ti vete gazetaret per kete çeshtje.?

  3. Alidemsi prej Shkoze says:

    Pirdhni o ADO bashke me “vous etes Baba Mondi” ,se do te ju pyesin ju sec ben Kuqi me Pezen.Shkoni futini ndoj top hallve te Mondi dhe pastaj e di ai detyren……

  4. xheJ eN Bi says:

    Nuk duhet quhet me SHQUP-i ,po ” KLUBI GENJESHTRAVE ” dhe parulla e tyre te jete :Genjeshtra nuk i ka me kember e shkurtra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje