Gjekmarkaj në Zululand: Nuk do ta votoja Trump-in, por sulmi që i bëri Rama ishte trashanik. Ndërsa Nano flet për një selfie Trump-Rama

16 Nëntor 2016, 20:30Sociale TEMA

Sot në Zululand ishte i ftuar Agron Gjekmarkaj. Nano me të bëri një bisedë të bazuar tek disa pasazhe që ai kish nxjerrë nga një shkrim i Gjekmarkaj, në të cilin ky i fundit hamendnësonte e analizonte efektet në Shqipëri të fitores së Donald Trumpit në SHBA.

Nano dhe i ftuari ranë dakord se ndërhyrja e kryeministrit Rama në fushatën presidenciale amerikane ishte një gjë absolutisht e gabuar, por ndërsa Gjekmarkaj ishte i mendimit se kjo do të ketë pasoja në karrierën e tij, Nano mbrojti mendimin e kundërt.

“Unë qysh tani po përfytyroj një selfie të Ramës me Trump-in në ndonjë summit të NATO-s”, tha Nano.

“Por kjo nuk ndryshon asgjë në faktin që ai, me çfarë ka thënë, ka bërë një gabim trashanik”, u përgjigj Gjekmarkaj.

5 komente në “Gjekmarkaj në Zululand: Nuk do ta votoja Trump-in, por sulmi që i bëri Rama ishte trashanik. Ndërsa Nano flet për një selfie Trump-Rama”

  1. VK says:

    Si ka mundesi qe i ofroni publikut Gjekmarkajn per ti dhene mend. Ne nje vend normal ky do ishte hamall. VK popull neandertal.

    1. Nabukodonosor1 says:

      Shume dakort me komentin mesiper.Ndaj Albanistani eshte aty ku eshte se eshte mbushur me idiote si ky Gjonmarku a Xhim Leshi si dreqin quhet.Ne politiken e botes sot nuk shkon njeri me inat si ne Albanistan,ka vetem interesa.

  2. Eltoni says:

    oooooo gjeke shko e voto JOHN PODESTEN+PODESTEN shpk e eproreve te tu…

  3. alphade says:

    Nuk mund te gjesh nje debil si ky “Zulu-ja” shqiptar qe per
    inate te Edit shkon e flene me ” mullixhin” ! Pse kaq rrace
    e keqe xhanem ?! .

  4. says:

    Selfien Trump -Rama e konfirmon shtëpia e bardhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje