“Koha Jona”: Nëse Rama ndahet nga Meta, Donald Trump nuk ia harron deklaratat që bëri kundër tij

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama metaGazeta “Koha Jona”, e cila para zgjedhjeve në Amerikë shkruante se nëse fitonte Donald Trump, Rama duhet të kërkonte azil jashtë Shqipërisë, tani ka një tjetër mendim.

Sipas saj, Ramës do t’i harrohen akuzat ndaj Trump, vetëm nëse qendron në koalicion me Metën.

Në të kundërt, gazeta e Nikoll Lesit paralajmëron se Trump nuk do t’ia harrojë akuzat Ramës.

“Mundet që këtë deklaratë  publike në Facebook e ka thënë nëse ka rënë dakort me Ilir Metën.

Duket se koalicioni PS-LSI duhet të jetë ngjitur për 2017-2021, pasi nuk ka asnjë logjikë tjetër që e mban atë kryeministër edhe në vitin 2018, siç pohoi me ironi.

Me sa duket LSI ka filluar negociatat e fshehta me Ramën për mënyrën e bashkëpunimit për zgjedhjet e reja.

Nëse nuk janë askurkund në bisedime i bie që Rama ka folur kuturu dhe do t’i kushtojë me karriken e kryeministrit që para majit 2017, kur PD ka vendosur se nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër.

Një gjë mbetet e saktë në realpolitikën e sotme shqiptare; që pa lejen e LSI zor se e shikon më karriken e kryeministrit pas zgjedhjeve të reja parlamentare, gjithnjë nëse futen bashkë në zgjedhje PS-LSI.

Nëse futen të ndarë si koalicione, Rama dhe Meta, atëhere  Donald Trump me anë të lobeve që punojnë përherë në Uashington nuk do ta harrojë seriozisht çka ka thënë lideri socialist për Trumpin, tashmë presidenti më i fuqishëm i botës.

PS me asnjë parti apo partiza nuk e merr dot pushtetin pa LSI. Por edhe mundet nëse “bashkëjeton” me Lulzim Bashën e PD-në pas zgjedhjeve 2017”, shkruan gazeta e Nikoll Lesit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në ““Koha Jona”: Nëse Rama ndahet nga Meta, Donald Trump nuk ia harron deklaratat që bëri kundër tij”

  1. kombi says:

    OOJ NIKOLL LESHI , KE SHKRUJT SI KALAMAJT BRE .
    CFAR LIDHJE KA TRUMP ME KOALICIONIN RAMA – META ??? O KOKRRA E GOMARIT ,OJ KOKRRA E HAJVANIT .

  2. Luti says:

    Karabush i papjekur mbeti ky Nikolai Lehesi edhe tani qe mbushi 60 vjec. Mjere ne dore te kujt vazhdon te mbetet kjo gazete e mjere dhe gazetaria shqiptare.

  3. tironsi says:

    Sa per gjynah jeni bo. Dukeni si ne 92shin kur ju that popullit, shkaterroni gjithcka se do na sjell cekun amerika. Dhe sot akoma ngelet duke e prit, po pervec Trapit, sbesoj se do merni gje tjeter, dhe ai ska cju duhet se trapa jeni te ter

  4. toli says:

    ka 25 vjet kjo gaz\eta Koha jone o bole dhe ka bere historine kur ju ishit strukur vruimave nga frika e pushtetit.

  5. PO.PO says:

    Jini vetem legena , por jo gazetare apo politikane , si na shiteni ! Trampin , po e
    sulmon nje bote e tere , pa folur per brenda SHBA-se , kurse ju i bini legenit ,
    me logjiken e femijeve ! Nuk e ve kush ne dyshim , qe lehjet tuaja vijne nga stani
    i SHQUP-asve ,qe i luten zotit , dite e nate , qe t`i marre jeten E.Rames dhe t`ia
    jape kermes serbe te Vicidolit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *