Ish-kryetari i PD: Kjo parti është e kapur nga sigurimsat, luftë për listat e deputetëve për 2017-n

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

osman stafaKryetari i shkarkuar i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Osman Stafa, shprehet se vendimi i kryetarit Lulzim Basha për të komanduar deputetin Oerd Bylykbashin në krye të PD në Durrës, është produkt i influencave të disa individëve dhe përplasjeve për listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2017.

Sipas tij, se sa e efektshme është kjo lëvizje, do t’a tregojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. I pyetur mbi përgjegjësinë e tij për humbjen e Grida Dumës, në Durrës, përballë Vangjush Dakos, Stafa kujtoi se gjithë lidershipi i PD është përgjegjës për humbjen në Dibër, pasi e gjithë partia u zhvendos dhe u angazhua në Dibër.

Ai ka kërkuar se nëse do të ndiqej I njëjti standard, duhet të mbajnë përgjegjësi edhe drejtuesit e fushatës në Dibër për humbjen.

Osman Stafa gjatë një interviste për Shqiptarja.com, ka artikuluar edhe një akuzë të fortë, ku sipas tij, eksponentë të Partisë Demokratike kanë qenë bashkëpunëtorë të ish­Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, në radhët e PD ka njerëz të Sigurimit dhe të krimit. Në këtë kuadër, Stafa bëri thirrje për hapjen e dosjeve të ish­Sigurimit të Shtetit.

Stafa, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka komanduar deputetin Oerd Bylykbashin në krye të PD së Durrësit, duke zyrtarizuar kësisoj largimin tuaj. Si e vlerësoni këtë lëvizje?

E para, komandimet nuk janë në parim dhe në themel të Partisë Demokratike. E dyta, është një vendim totalisht i detyruar, për të rikuperuar nxitimin dhe gabimin që u bë me nxjerrjen e udhëzimit, për një ndërhyrje në strukturat e Partisë Demokratike.

PD, në themel të saj nuk ka komandimet dhe emërimet, por ka votën e demokratëve dhe të qytetarëve. Unë uroj që ky vendim t’i shërbejë forcimit të strukturave të PD. Shpejt do të kemi mundësi që të shikojmë se sa i drejtë dhe i padrejtë ishte kjo therje e sforcuar.

E jap me shumë qetësi mendimin për këtë çështje dhe si një kryetar i zgjedhur me votën e demokratëve. Kam një qëndrim politik, por edhe një qëndrim moral, i një njeriu, i cili në PD nuk është as prurje dhe as artificë, por jam pjesë e themelimit të PD që në lindjen e saj.

Unë deklaroj dhe konfirmoj që, korrektësia ime dhe opozitarizmi pa kompromis ndaj kundërshtarit politik, ka cenuar dhe ka frikësuar individë të caktuar në Partinë Demokratike, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë prodhuar një rezultat të tillë.

Këta individë në PD kur kanë ndërhyrë dhe për çfarë interesash?

Ata kanë një kohë të gjatë që kanë ndërhyrë për interesa të kandidaturave për zgjedhjet e 2017. Duke parë forcën, jo të Osmanit si individ, por të kryetarit të zgjedhur nga demokratët, marrëdhëniet e shkëlqyera të mia me demokratët, kjo ka frikuar segmente të caktuara të PD, të cilat e shohin veten jashtë këtij modeli që prezantova unë si kryetar I opozitës në Durrës.

Pra, ju e shihni komandimin e Bylykbashit produkt i një përplasje të brendshme dhe luftë e ftohtë për listat e 2017?

Normalisht që po, sepse po të shikojnë udhëzimin e nxjerrë nga Kryesia e PD dhe të konfirmuar nga kryetari Basha, të paktën ky udhëzim duhet të ishte zbatuar që në qershor. U shty për në korrik dhe sot ne jemi në mesin e nëntorit.

Nëse ky udhëzim apo ai qëndrim i Kryesisë së PD dhe i kryetrarit Basha do të kishte gjetur mbështetjen dhe përkrahjen nga strukturat e PD, dega Durrës, kjo do të ishte të ishte realizuar, duke zbatuar afatet që kishte parashikuar udhëzimi. Por, kur panë, u njohën dhe u bindën se udhëzimi binte ndesh me mendimin dhe qëndrimet e strukturave të PD, u detyruan të bëjnë një therje dhe ndërhyrje të tillë, që nuk është pjesë dhe model i Partisë Demokratike.

Modele të tilla nuk janë në frymë të PD nga lindja e saj deri më sot. E gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të humbjes në Durrës në zgjedhjet e 2017.

A i njihni ju vetes një pjesë të përgjegjësisë për humbjen e zonjës Duma?

Nëse ndërhyrja e Kryesisë së PD do të ishte realizuar në shtator të 2015, do të isha plotësisht dakord, pavarësisht se jam personi që nuk kam aspak përgjegjësi politike dhe morale, për çfarë ka ndodhur në 2015, me kandidaturën e zonjës Grida Duma në Durrës.

Nëse do të qëndronte kjo, e kujt është përgjegjësia për një humbje drastike në Dibër?

Kush e drejtoi fushatën e PD në Dibër? A u vendos e tërë PD në Dibër? Unë kam qenë kundër hyrjes së degës së PD në Durrës në zgjedhjet e 2015. Dhe kanë qenë pikërisht kryetari Basha, Edmond Spaho dhe zonja Duma, të cilët kanë qenë dakord për të hyrë në zgjedhje.

Sepse në Durrës nuk është kryer një masakër zgjedhore, në Durrës, me votën e qytetarëve durrsakë është kryer një krim. E kam denoncuar me fakte dhe dokumente, të cilat i ka njohur prokuroria, gjykata, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Mjafton të shikosh denoncimet e kryetarit të PD, dega Durrës, ndaj pushtetit lokal dhe pushtetit qendror, atëherë do të shikosh se kush është parimi, mënyra dhe forma e të bërit opozitë.

Nga unë dhe nga bashkëpunëtorët e mi janë bërë 136 denoncime referuar pushtit lokal dhe pushtetit qendror. Pra, disa individë të caktuar, me influencë tek kryetari Basha, nuk ju ka pëlqyer modeli i të bërit opozitë i Osman Stafës. Unë jam një model jo i kapur, as nga krimi dhe as nga Sigurimi i Shtetit. Unë nuk jam model Enno Bozdo, unë jam model tjetër dhe përfaqësoj idealet e Dhjetorit ’90.

Pse ju mendoni se në PD ka elementë të kapur apo të lidhur me Sigurimin e Shtetit?

Kam kërkuar me këmbëngulje që të hapen dosjet. Edhe para se të bëhesha kryetar i PD, edhe pasi u bëra kryetar i PD, kam kërkuar që PD duhet të këmbëngulë urgjentisht për hapjen e dosjeve. Për aq kohë sa PD nuk këmbëngul për hapjen e dosjeve dhe të procesit të lustracionit, PD ka një sërë bashkëpunëtorësh të ish­Sigurimit të Shtetit nëradhët e saj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Ish-kryetari i PD: Kjo parti është e kapur nga sigurimsat, luftë për listat e deputetëve për 2017-n”

  1. Dibrani says:

    PDSh,eshte Pe-De dhe vari lesht’!

  2. nari says:

    Qe ne PD kane qene dhe jane shume Spiune te Kohes se Komunizmit, kjo nuk eshte ndonje lajm i fundit.
    Dhe qe shume nga keta dhe bijte e tyre po ngjiten ne sferat e larta te PD kjo prape nuk eshte ndonje lajm i ri.
    Problemi eshte se ka shume njerez qe i besojne akoma me sy mbyllur PD-se, kesaj Strofkulle Cakejsh qe e sollen Shqiperine ne kete situate Katastrofike qe nuk krahasohet as me Situaten e viteve te fundit te Regjimit Komunist.

  3. Peco says:

    Siiiiii, ne PD paska ish spiune te sigurimit te shtetit? Jooo, kurre nuk do t’ ma merrte mendja nje hata te kesaj permase! Zoti Stafa duket ketu ekzagjeron pak. Tashme urrejtja e PD per ish spiunet dhe ish anetaret e Partise se Punes eshte bere proverbiale. Ata kane kohe qe jane debuar nga kjo parti, e cila sot eshte e paster si qelqe nga keto mbeturina te sistemit komunist, aq te urryer sidomos nga kupola drejtuese e kesaj Partie..

  4. Petro says:

    Nje mjerim i vertete i deges se PD Durres.Siigurisht ish kryetari ka pergjegjesite e veta ne humbjen (duke perfshire dhe vjedhjen apo blerjen e votes).Ne kete kuptim, duhet te kishte dhene doreheqjen menjehere pas shpalljes se rezultatit.Ai dhe kryesia.Kishim shpresa ne demokratet e thjeshte se me ardhjen e tij ne krye, duke qene jasht klaneve do te mbante qendrim ndaj tyre, por jo, cfaqi dobesi, u mposht nga ata, ndoshta beri dhe kompromise dhe erdhi ai rezultat qe erdhi.Pa eksperiencen e duhur, atij klanet me nje falsifikim votash ne kuvend i dhuruan nje kryesi qe ishte e tryezes, kryesi klanesh, e nje niveli te ulet intelektual,injorante me diploma te blera, njeres te kompromentuar ne korrupsion dhe me pushtetin e Dakos.Megjithe qellimin e mire s mundi.Atehere zgjidhja eshte doreheqja.Keshtu funksionon demokracia atje ku duam te shkojme dhe ai vet dhe kryesia nuk e ndoqi.Tani flet.Flet kuturu.Do t ishte mire te nxirrte emra.Ne ne Durres i dime dhe i njohim.T i thote.Disa u larguan, u fshehen.Disa te tjere kaluan pa turp ne parti te tjera (duke qene edhe ish deputet te saj apo kryetare komunash apo drejtore ndermarrjesh) .Disa jane aty vegjetojne , gati t i sherbejne Dakos dhe LSI.Na vjen keq per gjithcka qe ndodhi dhe qe do te ndodhe perseri.Nje qytet demokrat ka njezet vjet qe ia ka dorezuar bashkine injorances dhe babezise.Asnje analize, asnje dhenje llogarie.Edhe caktimi i Bylykbashit ne krye nuk na jep shprese.Nje personazh flegmatik, vjen nga e majta, asnje shprese per te djathten e vertete, krejt i shkeputur nga baza e partise, nuk i njeh vlerat e verteta te saj.Vetem pas humbjes se 2017 do te mund te shkundet e djathta e vertete, jo vetem me program po me pasaporta morali te pastra qe ka kurajo te dale e te kerkoje para elektoratiit voten.por atehere do te jete shume vone.Pa ndryshime rrenjesore ne qender, eshte e pamundur te veprohet ne Durres.Zoti e shpetofte Durresin nga hipokritet, te babeziturit, hajdutet, horrat, bijte dhe niperit e dale nga rrethe spiunesh te sigurimit, te shiturit te Dako.

  5. Kola says:

    Po te ishin thjesht spiune te ish sigurimit te shtetit do ishte gjysma e se keqes se do e donin sado pak kete vend, por jane qelbesira te grekut e te serbit qe duan me cdo kusht ti bejne varrin ketij vendi. Kjo parti fashiste, ne keto zgjedhje duhet shkrire nga vota e popullit, e po nuk ndodhi edhe kjo, duhet dhier mu ne kete popull pa kocke e pa cipe dhe m ire ja bejne qe e pshurrin ne qafe, se e ka hake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *