Përplasja për buxhetin e Nishanit, PD-LSI bashkë. Ironia e Xhafajt: Kushtetuesen se keni për herë të parë…

xhafajPartia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dolën dje në mbrojtje të institucionit të Presidentit, duke i kërkuar Ministrisë së Financave të shtojë fondet në buxhetin e vitit 2017.

Dje drejtori i kabinetit të Presidencës, Florjan Nuri, kërkoi që në buxhetin e vitit të ardhshëm të shtohej një total prej 20 milionë lekësh të rinj, që do të përdoren për riparimin e sistemit të energjisë elektrike të Presidencës dhe sistemit të ruajtës së të dhënave.

Po ashtu, Nuri tha se në këto fonde është parashikuar dhe realizimi I vizitave të Presidentit jashtë vendit dhe pritja e delegacioneve, si dhe organizimi i ceremonisë së lënies së detyrës nga Nishani.

“Pjesë e kërkesës për shpenzime korrente për rreth 20 milionë lekë të rinj, në një vlerësim që ne kemi bërë, duke qenë se viti 2017 parashikon edhe ceremoninë e lënies dhe marrjes së detyrës, është edhe një fond prej 10 milionë lekësh”, tha dje Nuri.

Por gjatë diskutimit kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, tha se do të jepen aq fonde sa për ceremoninë e lënies së detyrës, por ai shtoi se buxheti i Presidencës është rritur në krahasim me vitet e shkuara.

Debati në komision

Gjatë diskutimit, kryetari i Grupit të LSI­së, Petrit Vasili, kërkoi nga Ministria e Financave që t’ia plotësojë këtë kërkesë Presidentit, pasi bëhet fjalë për shifra të vogla. Vasili tha dje se Financat e Shqipërisë

nuk janë katandisur në atë gjendje saqë të mos përballojnë një kërkesë për shtimin 140 mijë eurove.

“Presidenca kërkon 200 milionë lekë të vjetër në total dhe bëhen rreth 140 mijë euro. Jemi ne në vështirësi kaq të madhe me Ministrinë e Financave për ta bërë objekt diskutimi. Më duket që janë shifra për funksionimin e një institucioni kushtetues kaq minimale dhe kaq qesharake, saqë mua sinqerisht më vjen keq që ka ardhur ky problem deri këtu dhe besoj që duhet të ishte mbyllur më parë”, tha dje Vasili.

Ndërkohë që Eduard Halimi ironizoi me socialistët, duke thënë se mjafton që të kursehen fondet nga 2 palma dhe një shatërvan dhe mund të arrihet buxheti që kërkon Presidenca. Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave u shprehen se do ta diskutojnë kërkesën e Presidencës, ndërkohë që shefi i kabinetit të Presidentit tha që në rast se nuk i jepet zgjidhje, atëherë do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Ne do ta trajtojmë institucionalisht në Gjykatë Kushtetuese këtë ligj, që të na mundësojë një funksionim normal të aktiviteteve të Presidencës”, tha dje Florjan Nuri. Ndërkohë që Fatmir Xhafaj iu përgjigj me ironi, duke thënë se nuk ishte hera parë që Presidenca I drejtohej Kushtetueses. “Kurdo që ta bëni ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, ju lutem na njoftoni”, tha ai.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *