“Puthja e Vdekjes” së Angela Merkel!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

merkelNëse referendumi në Itali nuk kalon, atëherë vendi mund të dalë nga zona e euros.

Një “profeci” që vjen nga një zë i rëndësishm, ai i krye-ekonomistit të Deutsche Bank, David Folkerts-Landau.

Dhe jo rastësisht analiza e tij merr një konotacion politik.

Në Berlin e shohin me interes dhe u leverdis qendrimi i Renzit në fuqi, pavarësisht se shpesh ai nuk është dakord me politikat e Brukselit.

Mesazhi i lëshuar nga Deutsche Bank mund të tingëllojë si një paralajmërim jo thjesht ekonomik, por një mesazh indirekt nga kancelarja e “hekurt”.

“Sa më shumë afrohet referendumi në Itali, aq më shumë ndjehet efekti i zgjedhjes së Trump. Investitorët dalin nga vendi dhe do të shkaktojnë një tërmet. Pa reforma, Italia do të bënte mirë që të largohej vetë nga eurozona”, thotë ekonomisti gjerman.

“Nëse do të hasni vështirësi të mëtejshme, atëherë do t’iu duhet ndihma e FMN”, shton analisti.

Dhe të gjithë e kemi parë se çfarë i bëri “Trojka” e famshme Greqisë.

Mund të duket si një ndihmë nga Gjermani për Renzin, por në fakt paralajmërimi gjerman duket më tepër si një kërcënim: Thuajini po referendumit ose jeni jashtë euros.

Por ka edhe nga ata që nuk i zënë besë ekonomistit gjerman.

Edhe në rastin e Brexit ai paralajmëroi se Britania do të merrte tatëpjetën nëse do të votonte pro, por parashikimi i tij ishte i dështuar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *