Dalja e parë pas humbjes: Ja çfarë thotë Hillary Clinton

17 Nëntor 2016, 08:46Bota TEMA

Hillary Clinton vijon të jetë e shokuar nga humbja e zgjedhjeve përballë kandidatit republikan Donald Trump. Zhgënjimin e madh ish-Sekretarja e Shtetit e ka reflektuar gjatë një fjalimi që mbajti në një shtëpi bamirësie për fëmijë në Uashington, çka shënon daljen e parë të saj publike pas fjalimit kur pranoi humbjen.

“E pranoj që të vija këtu nuk ishte një gjë e lehtë për mua. Ka patur plot ditë këto javë që e vetmja gjë që doja ishte të qëndroja në shtëpi, të lexoja ndonjë libër dhe të mos dilja fare jashtë dyerve të saj”, tha ajo.

Clinton fitoi votën popullore, por me sistemin zgjedhor amerikan kjo nuk mjafton për të fituar presidencën. Ajo më tej vazhdoi:

“Unë e di se shumë nga ju janë të zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve. Edhe unë po ashtu, aq shumë saqë fjalët s’e përshkruajnë dot. E di që kjo nuk është e lehtë, e di që javët e fundit shumë njerëz kanë pyetur veten: A është Amerika vendi që ne mendonim se ishte?”, vijoi ish-Zonja e Parë.

Në fjalimin e saj të humbjes më herët, Clinton pranoi se Donald Trump duhet t’i jepet mundësia për të qeverisur. Që atëherë ajo ka ruajtur privatësinë dhe daljet e saj nga shtëpia kanë qenë të pakta, përveç shëtitjeve me Bill Clinton në pyllin e Chappaqua, në Nju Jork.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje