Degjeneron mbledhja me Gjiknurin, ‘shfazohet’ opozita: “S’ke turp, majmun”, “majmun je vetë”

17 Nëntor 2016, 09:23Politika TEMA

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, shpjegoi dje në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se qytetarët nuk do të paguajnë tarifë shtesë për verifikimin teknik apo kolaudimin e sahateve.

Ministri i Energjetikës tha se baza ligjore për kolaudimin e sahatit ka ekzistuar që nga viti 2011 dhe kostoja është përfshirë brenda tarifës prej 9,5 lekë të energjisë që paguajnë konsumatorët, raporton “Panorama”.

Diskutimet mbi tarifën 2,780 lekë për kolaudimin e sahatit u shoqëruan dje me debate dhe fyerje të rënda mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Energjetikës, Gjiknuri.

Panorama ka zbardhur debatin.

Replikat

Helidon Bushati: Zoti ministër, jeni bashkautor i zhvatjes më të madhe të vitit, pasi u specializuat në zhvatjen e buxhetit në negociatën me CEZ e aplikuat edhe te xhepat e qytetarëve. Ditën e mërkurë, së bashku me zotin Ahmetaj, keni nxjerrë udhëzimin e radhës që zhvat çdo familje shqiptare me 27.800 lekë të vjetër.

Çdo familjar shqiptar do të paguajë në mënyrë të jashtëligjshme 27.800 lekë për verifikimin e matësve të energjisë elektrike. Me udhëzimin tuaj zhvatës për 1 milion e 100 mijë abonentë familjarë dhe biznese që janë me matës 1 fazor këto kosto të verifikimit i ka vetë qytetari.

Eduart Shalsi: Është e drejta juaj e pacenueshme të bëni pyetje. Në vend të ministrit, unë do isha çuar dhe do të kisha thënë mirupafshim. Gjuha ishte shumë e rëndë dhe unë po them të bëjmë 5 minuta pushim ose korrigjoni gjuhën, në rast se doni të vazhdoni mbledhjen.

Damian Gjknuri: Në lidhje me çështjen tjetër që u spekulua këtu politikisht për kolaudimin e matësve. Në fakt, zotërinjtë krijuan dhe një kontradiktë këtu me njëri–tjetrin, sepse zonja më parë tha që kjo do të jetë një, kurse ky i tenderave tha që vazhdimisht na kanë ardhur qytetarët.

Helidon Bushati: S’ke turp, majmun, ngrihu dhe ik!

Damian Gjknuri: Majmun je ti dhe pamjen të tillë e ke. Rri urtë!

Eduart Shalsi: Zoti Bushati, kjo të jetë hera e fundit që vendosni epitete në këtë komision. Keni seancën parlamentare.

Helidon Bushati: Ai të rrijë urtë aty dhe të mbajë pozicionin e tij, t’u përgjigjet pyetjeve!

Damian Gjiknuri: Le mo, trim i madh ti! Rri urtë aty! Erdha për të pasur një bisedë shumë normale, nuk e kam në natyrë të ofendoj njeri. Ata që më njohin e dinë komunikimin e drejtpërdrejtë dhe qytetar që kam edhe te kundërshtari më ekstrem.

Gjithçka që po bëhet me kolaudimin ka qenë e parashikuar në legjislacionin e ndryshuar nga qeveria e Berishës. Nuk rëndohet konsumatori për arsye se të gjitha këto janë të përfshira në tarifat e energjisë dhe konsumatori nuk do të paguajë asgjë ekstra. Qytetarët nuk paguajnë për kolaudimin. Sepse ky proces ka filluar të aplikohet që nga viti 2011 dhe qytetari nuk ka kosto ekstra, pasi kjo përfshihet te tarifa 9.5 lekë e energjisë që paguan sot.

Damian Gjknuri: Pse u vendos akciza? Ky ka qenë propozimi i Ministrisë së Energjisë dhe është bërë për një arsye shumë të thjeshtë, për të disiplinuar një proces shumë kaotik të mbushjes së bombolave të gazit, i cili është bërë shkak për aksidente të shumta. Sepse shumë qytetarë dhe shumë pronarë pikash karburanti në vend që gazin e lëngshëm për automjete ta shesin vetëm për automjete, mbushin bombolat e njerëzve që shkojnë aty me biçikleta dhe makina.

Helidon Bushati: Mos ki frikë! Si do të bëhet ndarja e gazit?

Damian Gjknuri: Nuk kam frikë nga ty, me ato që thua çnderove veten. Ti nuk ke ndonjë gjë, ti maksimumi te tenderat e ke hallin, unë ta kam thënë. Fatkeqësisht, ti gjithmonë shkon te vendi i krimit. Për këtë interesohu me shkrim, do të të jap përgjigje me shkrim.

3 komente në “Degjeneron mbledhja me Gjiknurin, ‘shfazohet’ opozita: “S’ke turp, majmun”, “majmun je vetë””

  1. Poradeci says:

    O zt. Gjiknuri, po mos u merr me koqet dhe legenet, se ata nuk kane faj kos hane te shkretet dhe mos i nga. Erdhen zgjedhjet lulka do shohi dosjet e te vetve, qe ti kandidoj kesi mostrash duhet me pare te shoh zullumet e the tyre, sa me te medha aq me afer kryetarit. Ti je burre i mencur dhe mos u merr me ta, por me lulken dhe ate kafshen der sa ti vije dita per ta lidhur. Suksese per 2017 dhe sa me thelle t, ja fusni ketyre aq me shume do ta kenaqni kete popullm

    1. Albani says:

      Mire mor mire se ata koqe dhe legene jane,por dhe keta me duket aty afer jane ne mos te dyja bashke njeren te sigurte qe jane.
      Sa per lajmin une nuk u sqarova,do te rendohemi apo jo me 28000 leke?
      Ne qofte se jo per cfare akcize flet me poshte ministri,dhe kush do te rendohet nga kjo,ne qofte se ti e ditke more pordhadecar ma shpjego pak.
      Dhe ty me duket sa me thelle te te hynka aq me mire u ndjenke,sepse pordhadeci udhehiqet nga PD-ja,e votove ti,mamaja,vellai,motra,kusheriri dhe kusherira,shumica e pordhadecareve.

    2. Albani says:

      pordhadeci,me sqaro pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje