FOTOT/ Ylli i Bollivudit rrihet barbarisht në Paris, pak metra larg vendit ku u grabit Kim Kardashian

17 Nëntor 2016, 12:30Lifestyle TEMA
FOTOT/ Ylli i Bollivudit rrihet barbarisht në Paris, pak metra larg vendit

Një aktore e famshme indiane është rrahur barbarisht nga tre meshkuj të maskuar në Paris.

Mallika Sherawat ishte në apartamentin e saj me një mik kur tre meshkuj hynë dhe pasi hodhën gaz lotsjellës i rrahën barbarisht.

Nuk dihet ende nëse ata kanë vjedhur gjë në apartament apo hynë thjesht për të dhunuar 40-vjeçaren indiane.

Ngjarja ndodhi pak metra larg hotelit ku një muaj më parë u grabit Kim Kardashian.

Sherawat njihet për mbështetjen e grave të dhunuara dhe ndoshta sulmi është kryer pikërisht për shkak të aktivitetit të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje