Hetimi i terroristëve: Grupi pritës në Tiranë, celula në Kosovë

17 Nëntor 2016, 20:07Kronika TEMA

Grupi i hetimit dyshon se katër të arrestuarit më të fundit për çështje terrorizmi në Shqipëri do të ishin pritësit dhe shoqëruesit e disa personave të tjerë që kishin planifikuar të udhëtonin nga Kosova dhe Maqedonia për të kryer sulmin në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Transkriptet telefonike hedhin dritë mbi komunikimet mes Xhezair Fishtit, Bekim Protopapës, Ergys Faslisë dhe Medat Hasanit, të cilët përgjoheshin e vëzhgoheshin prej kohësh jo vetëm nga Antiterrori, por edhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Ata mbahen në paraburgim nën arrest me burg dhe tre prej tyre nuk e kanë apeluar vendimin e Shkallës së Parë. Ndërkohë, Medat Hasani i është drejtuar me ankimim në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda. Ai kundërshton masën e sigurimit personal duke kërkuar lirinë, pasi siç thonë burimet, Hasani  e konsideron veten të arrestuar pa shkak dhe pa prova, raporton TCH.

Por, megjithë qëndrimin e tij duke e cilësuar veten si një besimtar, të dhënat e autoriteteve hedhin hije dyshimi mbi të, duke qenë se ai rezulton në listën e pothuajse 30 shqiptarëve që jane kthyer nga luftimet në Siri gjatë viteve 2013-2014.

Pas masës së sigurisë, ata vijojnë të mbajnë qëndrim mohues për komunikimet me anëtarë të nje celule të ISIS-it në Kosovë, ndërkohë që në Kosovë, procesin e hetimeve po e përshpejton pendimi i dy prej të ndaluarve atje, të cilët kanë folur për planet si do të sulmohej stadiumi gjatë ndeshjes.

1 komente në “Hetimi i terroristëve: Grupi pritës në Tiranë, celula në Kosovë”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    SUMAAAAAAAAAAAAAAAAAA SUNITE,ki leshqen gjaxor eshte ADN-ja juaj……………………….plehraaaaaaaaaaaaaaa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje