Ilir Beqaj: Gjysëm e vërteta për atë çka është inçizuar dhe transmetuar si një "skandal" i madh, dhe e vërteta për shkeljen flagrante të ligjit

17 Nëntor 2016, 09:29Politika TEMA

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pas videos së shfaqur në TV Klan kundër tij.

Beqaj shprehet se personi që është shfaqur në video, është larguar nga puna jo se nuk ka marrë pjesë në mbledhje partie, por se është kapur në shkelje flagrante të ligjit.

“Po, ajo çka është inçizuar dhe transmetuar si një “skandal” i madh, është e vërtetë, por jo e gjithë e vërteta.

Sepse, faktikisht, zotëria nuk është larguar nga puna si anëtar i padisiplinuar i PS-së dhe as është larguar me kërkesën time.

Por, është larguar pasi është kapur në shkelje flagrante të ligjit.

Shkelja në fjalë ishte se i ka paguar rrogën për tre muaj personit në detyrën e ekonomistit, i cili nuk ka qenë fare në Shqipëri gjatë kësaj kohe.

Kështu që, duke shprehur keqardhjen që “u mbars mali e polli një mi”, si dhe duke i siguruar teleshikuesit apo lexuesit e gjysëminformuar mbi këtë episod, se hakmarrja e asnjëlloj natyre nuk është as pjesë e kulturës sime shoqërore, apo aq më pak e edukatës sime familjare, mbetem i përkushtuar në realizimin e objektivave të Qeverisë në sektorin ku kam nderin të drejtoj si ministër i Shëndetësisë”, thotë Beqaj.

6 komente në “Ilir Beqaj: Gjysëm e vërteta për atë çka është inçizuar dhe transmetuar si një “skandal” i madh, dhe e vërteta për shkeljen flagrante të ligjit”

  1. Gent says:

    Po keta te bejne edhe budalla me zor, po pse nuk ishte permendur ne arsyen e shkarkimit kjo gje more Z. Minister. Pse filloi dhe u mbyll biseda dhe tema kryesore ishte qe ti nuk erdhe ne mbledhje?

  2. un,ti,ai,ajo,ne,ju,ata,ato says:

    mor shpifaraku i mutit.po sikur te kishte shkuar ne mbledhje ,do te ishte larguar nga puna ky?
    ore zgjebsat e mutit.

  3. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Akoma merreni me kete histori qesharake te nje maloku?
    Ja u ka dhene Mero pergjigjen.

  4. Halimi says:

    Ik o beqo, o njeri negativ. O i korruptuar, o legen burre, o hale

  5. Halimi says:

    Ik o beqo, o njeri negativ. O i korruptuar, o legen burre, o hale

  6. Jam Mero says:

    Ti shiko te vetmen media qe publikon ‘gjysmen e mire’ te lajmit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje