Krimenë për Kosovën, a mund të funksionojë pazari Putin – Trump për Europën Lindore?

krimeRusia ka folur shpesh në mbrojtje të rendit ndërkombëtar dhe normave që burojnë nga dokumentet kryesore. Mbi këtë bazë është kundërshtuar zyrtarisht prej saj edhe pavarësia e Kosovës, një shtet i ri që aktualisht po ecën drejt njohjes së shumicës së vendeve të OKB-së.

Mirëpo ky qëndrim mund të shkëmbehet nga Rusia me pavarësinë e Krimesë, rajoni i shkëputur nga Ukraina dy vite më parë, e mbi të cilin Moska shpalli aneksimin e plotë.

Në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, ambasadori ukranias në Serbi, Oleksandr Aleksandrovych, ka deklaruar se Ukraina nuk e njeh Kosovën pikërisht për shkak të implikimeve që kanë të bëjnë me Krimenë.

Rusia mund të heqë dorë nga qëndrimi për Kosovën, nëse perëndimi njeh Krimenë”, tha ai.

Sot Rusia ka vendosur veton ndaj pavarësisë së Kosovës, nesër mund ta heqë atë. Rusia vuri veto jo sepse I do shumë serbët , por sepse nuk i përshtatet politikës së saj. Putin ka deklaruar se është gati të heqë dorë nga Kosova nëse Perëndimi njeh Krimenë. Nuk ka vëllazëri në politikë, vetëm interesa”, shtoi ambasadori Aleksandrovych.

Ndërsa thotë këto, ambasadori për një moment i referohet sërish faktorëve emotivë, duke bërë analogji mes Serbisë dhe Kosovës.

Ne jemi një popull Kristian ortodoks. Ju keni Kosovën, ne kemi Krimenë dhe Ukrainën Lindore. Njësoj si në Kosovë, njerëz erdhën nga jashtë me një sasi të madhe armësh dhe na morën territorin”, tha Aleksandrovych, citon agjencia “B92”(http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=11&dd=16&nav_id=99701).

Këto konstatime vijnë ndërkohë që në Shtëpinë e Bardhë në Washington ka hyrë Donald Trump, i cili ka premtuar rregullim marrëdhëniesh me Rusinë. Nëse Kremlini i qëndron këtij pazari, atëherë një njohje e Krimesë nga SHBA, do të hapte dyert për njohjen e Kosovës nga Rusia, duke mbyllur problemin e legalizimit definitive të shtetit të ri të shqiptarëve. Për këtë arsye, politika e Jashtme e Shqipërisë, me një angazhim prej protagonist në krizën ukrainase mund të rishikohet. Kuptohet në varësi të vendimeve që vijnë nga SHBA, por nuk ka sesi të mos bjerë në sy se ky Pazar i thjeshtë që kërkon presidenti rus, në Shqipëri është pritur me tezën se “Kosova është rast i veçantë”. Në një vend si Shqipëria e një rajon periferik si Ballkani, vendime si këto që përflet ambasadori ukrainas fitojnë vlerën e ndryshimit të historisë. Nuk është çudi pra që Trump nga rrezik për qytetërimin perëndimor të rehabilitohet si njeriu që zgjidhi problemin e Kosovës. Por këto janë hipoteza derisa në SHtëpinë e Bardhë të ndërrojë pushteti efektivisht. Edhe pse qysh tani mund të themi se një vendim i tillë do të shënonte kthesë në raportet e SHBA-së me Europën. (Respublica)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *