BATUTAT/ Rama zbulon sekretin nga telefoni dhe dhuratën për ditëlindjen e Majkos: Hashashin nuk e doje…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama majkoKu shkojnë kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri socialist Pandeli Majko, është i garantuar një cikël batutash miqësore mes tyre. Madje Rama thotë se është pikërisht Majko ai që e “urdhëroi” të vinte këtu, siç e kishte urdhëruar dhe të martohej kur mori drejtimin e PS.

Në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Juridikut ka qenë i pranishëm dhe Edi Rama së bashku me një pjesë të deputetëve të majtë, të cilët kanë mbaruar në këtë fakultet.

Gjatë fjalimit të tij Rama u ndal në disa këshilla për të rinjtë, por nuk ka kursyer as batutat me ish kryeministrin dhe deputetin e majtë, Pandeli Majko, i cili para pak ditësh ka festuar edhe ditëlindjen e tij. “Mos përsërisni gabimet tona. Shumë faleminderit”, ishte këshilla e Majkos.

Batutat

Rama: Tani do të ftoj Pandin, pavarësisht se mund të ndihet më mirë në organizatën e veteranëve sesa të FRESSH-it, por ai është po kaq në vendin e vet. Në këtë foltore, jemi më komplomentar se në çdo situatë tjetër, edhe në Parlament, ku Pandi ka fatin t’i shikojë ngjarjet nga afër kur zhvillohen në arenën e Parlamentit dhe të ketë distancën e nevojshme, dhe këshillën dhe ndihmën e duhur. Dua t’u them edhe një sekret, po të shikoni telefonin tim, më ka marrë me zor të vij këtu, dhe fjalia e fundit ishte: ‘Vendos vetë, por unë të urdhëroj të vish këtu’.

Majko:
Ne njihemi prej kohësh dhe duke qenë se dolëm jashtë protokollit. Unë kisha ditëlindjen para dy ditësh, por nuk ishte ndonjë sukses i madh.

 Rama: 59, 59!

Majko: I vetmi që nuk më uroi ishte ky, pasi është një rast për të kuptuar se është më i vjetër se unë.

 Rama: Nuk të urova me SMS, por të solla dhuratë, po vazhdoi do të them edhe dhuratën.

Majko: Një shihe verë, verë!

Rama: Një shishe verë, se t’i hashashin nuk e do.

Majko: Mos e hapim atë temën e hashashit se kushedi ku dalim.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “BATUTAT/ Rama zbulon sekretin nga telefoni dhe dhuratën për ditëlindjen e Majkos: Hashashin nuk e doje…”

  1. Bena says:

    Ka lezet kur ju shikojme dhe kur ju degjojme,meritoni Respekt. Me ju ne krye jemi edhe me te sigurt per fitoren ne 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *