Mustafa Nano: Rama e katranosi punën me Trump-in. Por…

17 Nëntor 2016, 09:47Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Nuk ka asnjë diskutim që Edi Rama bëri gabimin e jetës së vet me komentet mbi Trump-in. Dhe le ta lëmë për një moment mënjanë përmbajtjen e asaj që ka thënë. Ai ka gabuar në radhë të parë thjesht që është futur si pykë në këtë histori. Ok, ai nuk është i vetmi që e ka bërë këtë gjë, ka pasur edhe të tjerë (Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker është duke bërë të njëjtën gjë edhe sot, pas zgjedhjeve), ngaqë ngjarja amerikane ka qenë disi e çuditshme këtë herë. Por le ta themi fare shkoqur, me një logjikë që na e dikton Real Politika: Një kryeministër shqiptar nuk mund t’i japë vetes tagrin për të futur hundët në garën presidenciale amerikane. Kjo është një. Së dyti – vijmë tani te përmbajtja – Rama ka ndërhyrë në mënyrën më të gabuar të përfytyrueshme.

Në ndërhyrjen e vet, që e bëri përpara Ramës e që nuk është çudi të ketë shërbyer si frymëzim për Ramën, ish-kryeministri britanik, David Cameron ishte pazakonshmërisht i ashpër. Kur Trump-i tha frazën e famshme për myslimanët (“duhen ndaluar të hyjnë në SHBA”), Cameron e cilësoi këtë qëndrim “përçarës, të pamend, dhe të gabuar”. Dhe vijoi më tej: “Nëse Trump-i do të bënte një vizitë në Britaninë e Madhe, ky do të ishte një rast për t’u bashkuar të gjithë kundër tij”. Kandidatit republikan i ranë rëndë në stomak fjalë të tilla, dhe përgjigjen nuk ia vonoi: “Nëse fitoj, do më duhet të takohem shpesh me Cameron-in, por me këtë që tha, unë nuk besoj se do të kemi marrëdhënie të mira”. Cameron-i nuk është më, sidoqoftë, në Downing Street Nr. 10. Ai u bë një kurban i Brexit.

Trump-i, apo dikush tjetër në emër të tij, nuk kanë reaguar pas deklaratave të Ramës. Askush nuk priste që ata të reagonin (përveç Ramës, kuptohet, të cilit do t’i kish shijuar shumë, pasi do të bëhej në këtë mënyrë personazh i kronikës politike amerikane e botërore). Nuk kish se si të ndodhte kjo gjë. Gjithnjë, mbi bazën e logjikës së Real Politikës. Për një kandidat presidencial amerikan nuk është se ka ndonjë rëndësi të madhe se çfarë thotë një kryeministër shqiptar, e aq më pak ka rëndësi nëse kryeministri flet për të, e aq më pak akoma ka rëndësi nëse kryeministri flet keq për të. Është e sigurt që të vetët e kanë informuar mbi qëndrimet e kryeministrit shqiptar, sidomos kur ky i fundit “ia plasi” edhe në CNN, por është po kaq e sigurt që kjo bisedë mes tyre më shpejt është mbyllur se sa është hapur.

Sikur Rama të ish një lojtar i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, Trump-i nuk do t’ia përtonte. Do t’i përgjigjej me tone më të forta se sa ato të përdorura ndaj Cameron-it. Sepse edhe ndërhyrja e Ramës ishte shumë e shpërpjesëtimuar. Ai tejkaloi funksionin e tij, dhe staturën e tij të vogël (që buron apriori prej vendit që ai përfaqëson: ja, sërish Real Politika). Përveç kësaj, bëri një lojë zarash, që është krejt e pakëshillueshme për rolin që është duke luajtur. Ai ishte 100% i sigurt se Clinton-i do fitonte, ashtu siç ishin gjithë tjerët, edhe ata që bënin sondazhe, madje edhe Trump-i vetë. Dhe ja ku jemi sot, kur Rama është i pari që nuk do donte kurrë t’i kish thënë ato që ka thënë. Mirëpo, çfarë është bërë, është bërë. Dhe është e çuditshme se si Rama nuk e ka menduar më përpara të vërtetën që bart kjo tautologji banale: çfarë është bërë, është bërë.

Rama e quajti Trump-in turpin e qytetërimit të sotëm, e quajt turpin e Amerikës, e quajti një rrezik e kërcënim për vetë Amerikën e për botën, uroi pastaj që Zoti të mos e lejonte të hynte në Shtëpinë e Bardhë, dhe në fund garantoi se, me Trump-in në krye të SHBA-ve, marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë nuk do të jenë këto që janë. Tani, që Trump-i është turpi i Amerikës, dhe i qytetërimit të sotëm, e që ai përbën një kërcënim për Amerikën e për botën, e mendojnë të shumtët e kësaj bote. Madje, e mendojnë edhe të shumtët e amerikanëve (Trump-i fitoi shumicën e elektorëve të mëdhenj, e jo shumicën e votave; ishte H. Clinton që fitoi shumicën e votave). Puna është se të gjithë këta nuk janë kryeministra të Shqipërisë. Kryeministër i Shqipërisë është vetëm një. Ai quhet Edi Rama. Dhe mëkati i Ramës nuk është që i ka menduar gjëra të tilla, as që ia ka thënë dikujt në zyrë apo në një darkë. Mëkati i tij është që ai këto gjëra i ka thënë faqe botës, veshur me kostumin e kryeministrit. Dhe zullumin e trashi fare pastaj kur, po si kryeministër, tha se “me Trump-in president, marrëdhëniet Shqipëri-SHBA nuk do të jenë më ato që janë”!!!! Këtë të fundit edhe mund të na e kishte kursyer. Edhe të parat mund të na i kishte kursyer (sapo e thashë këtë gjë), por kjo e fundit është një mufkë mbi mufkat.

Sa më sipër, është një histori e arkivuar, tanimë. Mirëpo, nuk është kështu për ata shqiptarë që mezi po prisnin që Trump-i të fitonte, jo sepse në këtë mënyrë i bëhet mirë Amerikës e botës (edhe ata vetë kanë pasiguri të mëdha në këtë mes, për të mos thënë që në thelb janë dakord me Ramën), por sepse Trump-i, me të fituar, do të hakmerrej me Ramën. Tani, të kuptohemi, nëse një President amerikan e çon në mendje të hakmerret ndaj një kryeministri shqiptar, ai ka shumë mjete për ta bërë këtë. Përkundër kryeministrit shqiptar që i ka të pakta mjetet për t’u mbrojtur. Por kjo nuk ka për të ndodhur. Rama nuk është lojtar i rëndësishëm në këtë botë. Me fjalë të tjera, si të jetë, si të mos jetë kryeministër, nuk ndryshon asgjë në këtë botë. Mund të ndryshojë ndonjë gjë në këtë vendin tonë, por në botë nuk ndryshon asgjë. Sikur vendi ynë të ishte më i rëndësishëm, sikur për rrjedhojë kryeministri ynë të kishte më shumë ndikim në botë, Trump-i, si një i llastuar, zemërak e inatçor që është, edhe mund të tentonte t’i kthente reston (u pa me reagimin që bëri ndaj Cameron-it). Por me Ramën nuk ka për t’u marrë.

Madje, unë qysh tani jam duke e përfytyruar një skenë në summit-in e ardhshëm të NATO-s. Në një nga pushimet e mbledhjes, Rama i afrohet Trump-it. Dhe mes tyre bëhet ky dialog:

Rama: Zoti Trump, unë quhem Edi Rama, jam kryeministri i Shqipërisë.

Trump: Ah, Edi Rama! Ti je ai që nuk le gjë pa thënë ndaj meje në një moment të fushatës?

Rama: Po, unë jam.

Trump: Ke bërë gabim, i dashur.

Rama: E di. Dhe e kam ditur qysh në momentin që e bëra.

Trump (qesh): Kjo është e bukur. Kjo më pëlqen.

Rama: Madje, në daçi ta dini, unë ju admiroj. Por mua më takonte të thoja diçka, ngaqë jam kryeministri i një vendi me shumicë myslimane. Dhe unë ju garantoj që myslimanët e Shqipërisë nuk janë si myslimanët e botës. Të ftoj të vish në Shqipëri e t’i shohësh vetë.

Trump: Pse jo? Do të më pëlqente të vija në Shqipëri.

Rama: Oh, sa mirë! Dhe unë që mendoja se ju kishte mbetur qejfi.

Trump: Po jo, ç’është ajo fjalë. Unë e kisha harruar këtë gjë. Ja, ti ma kujtove tani.

Rama (shumë i lumtur): Po një selfie mund ta bëjmë?

Trump: Pse jo? Selfie-t janë pasioni im. Edhe rrjetet sociale.

Bëjnë një selfie. Aty pranë afrohet, si me porosi, Angela Merkel.

Merkel: Mister Trump, Edin Ramën e kemi djalin e mirë të lagjes së keqe.

Trump: Nuk po kuptoj. Cila është lagjja e keqe?

Merkel: Ballkani pra.

Trump (i ftilluar): Ah, Shqipëria, Ballkani! Ok, ok. Se mua më është bërë mendja Meksikë, Kinë, Rusi, Lindja e Mesme. Ballkani nuk është në Lindjen e Mesme, apo jo?

Merkel e Rama (në një gojë, duke qeshur): Ballkani është në Europë!

Rama u kërkon edhe një selfie treshe. E bëjnë. Merkel-i në mes.

Një orë më vonë, portalet e Tiranës nxjerrin lajmin me titull: Trump-i i premton Ramës se do të vizitojë Tiranën. Si fotografi shoqëruese do të ishte selfie ku Rama pozon me Trump-in, që më parë do ish publikuar në Twitter-in e tij me shënimin: “Nuk është montazh, as një foto e paguar: krah për krah me presidentin amerikan, Donald Trump”.

27 komente në “Mustafa Nano: Rama e katranosi punën me Trump-in. Por…”

  1. pro says:

    …Sa i humbur…,sidomos kur ve veton mbi te tjeret..te flasesh me po sikur..!!!

    1. .greece and turkey are shit says:

      Bravo nanish. A do nje banane tani?

    2. Skypion says:

      Qe diten e pare te fitores se Trump,nder reagimet e para,ishte ai i Peleshit,qe thoshte me nje humor te sforcuar,qe “Trump dhe Rama kane gjera te perbashketa…”.
      Ky ishte reagimi i pare,nen efektin e shock-ut,nga kampi i qelbesirave.
      Pastaj,me kalimin e diteve,edhe duke e pare qe cudia Trump,nuk ishte nga ato cudite trediteshe,pervec manovrimeve perpelitese justifikuese te lloj-llojshme, i’u meshua shume edhe relativizimit te prrockes se Rames,duke dashur ta kalojne me te qeshur dhe me batuta,gjithe ne stilin e tij te bajatshem.
      Ne thelb,ky lloj relativizimi,kishte te bente me parendesine e fjaleve te Rames,per shkak te parendesise se tij si kryeministeri i nje vendi te parendesishem( c’u be me liderin globa!!);me mosperfilljen qe do na i bekesh kesaj Presidenti halleshume Trump,qe as nuk do na gjekesh kohe te merret me cka thene nje kryeminister i nje vendi te vogel;me natyren e tij te cliret,qe mund te kaloje kete si nje shaka,aq me teper kur pizevengu qe e ka share,eshte nje tip hokatar edhe ay…etj etj.
      Dhe,ja ku na vjen edhe parashikimi i fshataro-analistit Muc Nano,qe i ve vulen ketij humori bashibozukesh mediatike rilindjote,per nje takim hipotetik mes tyre!
      Te gjithe keto komente relativizuese kane nje te mete,megjithate.Kane nje humor te sforcuar.Shume te sforcuar,Nje humor skajshmerisht te sforcuar.
      Mund t’i imagjinojne fare lehte keta paliaco,sidomos,fshataro-analistin tone,krahinorin Muc Nano,tek zgerdheshet ndersa mundohet te kaloje me humor muutin e madh qe ka bere Rama.
      Megjithese mundohen dhe sforcohen te bejne humor,edhe vete keta palaco jane te bindur,se muttin qe ka bere Rama,ska humor qe te laje;ska humor qe t’ia largoje kuterbimin.
      Rama eshte permuutur vete i pari.Por,ka permuutur edhe gjithe te tijte;gjithe mbeshtetesit e tij.
      Eshte njejte sikur t’i kishte dhjere mbi koke.
      Tani,nuk funksionon me asnje lloj dinakerie per ta mbrojtur ate,edhe dinakeria me dinake,qe e perdor fshataro-analisti yne dinak Muc: mbrojtja e terthorte,duke e kritikuar…!!!
      Mendohet qe mbrojtja me e mire qe mund t’i behet atij qe do ta mbrosh,eshte duke e kritikuar ate.Qofte edhe ashper.S’ka rendesi kjo.
      Pikerisht kete ka bere edhe tellalli i famshem i qelbesirave,Muc Nano,me Ramen.
      Por,ja qe i doli kallaji shume shpejt fshatarit dinak.Shume shpejt.
      Shikojeni sesi mundohet t’i beje apologjine Rames,duke e zbukuruar muutin qe ai ka bere,me garniture bajate batutash dhe humor neverites?!
      Por,ajo qe eshte ironike por edhe per te qeshur me te madhe,eshte se Muci yne ka kopjuar rubriken e njohur humoristike te gazetes tone!Eshte i njejti stil,i njejti sforcim per te bere humor.
      Po te mos ishte emri ne krye te shkrimit,jam i bindur se te gjithe ate qe e lexojne ate,do te mendonin se eshte marre nga rubrika satirike e gazetes tone.
      Pertej ironise dhe humorit(te sfrocuar), mund t’i kujtojm edhe njehre Mucit dhe gjithe mucerise,gjithe bashibozukerise mediatike te Rames,se muuti qe ka bere Rama ,qe ka permutur ate vete dhe gjithe juve,nuk mund te parfumoset me humor te sforcuar,zgerdheshesh.
      Ja,po marrim edhe rastin me ekstrem: do te takohet Trump me Ramen;
      Ja,po marrim edhe si te verteta,te gjithe ate qe thote me kaq sforcim zgerdheshesh Muci yne;
      E prapeseprape,nuk ka shpetim per Ramen.Jane nje sere arsyesh.
      Por,ne po themi ate me kryesoren: nuk mund te kete bashkepunim te Administrates Trump me qeverine Rama!
      Edhe mund te takohet Rama me Trump,puna qe kane mund ta beje te paevitueshem nje gje te tille.
      POR: nuk mund te kete bashkepunim te Administrates Trump me Edi Ramen.
      Edhe mund ,qe gjate ndonje te ketilli takimi hipotetik,Trump te beje shaka me Ramen dhe ky me te,dhe te dy bashke te dalin ,gjoja si pamenje te qeshur duke shkembyer batuta me njeri-tjetrin.
      POR: nuk do te kete bashkepunim te Administrates Trump me Ramen.
      Sepse,o njerez dhe ju o bashibozuke te Rames,Trump nuk eshte Meta,as ndonje lider ballkanik,as ndonje lider europian,as ndonje lider tjeter kushdo ne bote.Sepse,Trump eshte Presidenti i SHBA-se.
      Eshte edhe anglo-sakson.Dhe keta ta shtypin koken me miresjellje,me etike,duke buzeqeshur.Ashtu sic ua kane shtypur shume te ngjashmeve me Ramen,kudo ne bote.
      (P.S: vetem imagjinata e nje fshatari,nje provinciali,nje te kompleksuari ne gen me ndjenjen e inferioritetit,mund te kete nje imagjinate te tille sa te mjere aq edhe qesharake,sa qe ka Muc Nanua)

  2. lida al says:

    Ua sa i zgjuar Nano!! Te lumte o Mustafa, bravo, ia thua per pene.

  3. Rama2 says:

    Muc…nje mendim i shemtuar dhe shkrim gazetari i vitit te pare!
    Ne vend qe Ti te reagosh pro Rames dhe te thuash qe Rama dhe 75% e Liderve botror bene shume mire qe shane she shajne “idete nazosto-skizofrene Trampiste”…na del me nje konkluzion”idiodlleko_frikacaku” ose me keq …mos fol keq per nazistet se mos na heqin nga puna.
    TE NA HANE KA..IN NAZISTET DHE ATA QE I PERFAQESOJNE.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Hë më të lumtë trimi i Xha Jahos. Armiqtë të na marrin të keqen, Rrofte Partia në krye me Shokun Enver, ashtu pardon shokun Edvin.

      1. Peco says:

        Zoti Xhuxhumaku!
        Qe talleni me kete Rama2, arsyeja eshte e kuptueshme dhe nuk ka nevoje per koment, por mua me habit nje individ si ju, i cili, ( me ato qe shkruan ne menyre permanente tregon se ka nje barre mend), nuk bene perpjekjen me te vogel te vesh ne loje marrezite e Mustafa Nanos, ketij deliranti te pashoq, qe kujton se, meqe merret me Trampin dhe Edi Ramen eshte i barabarte me ta. Sepse Muci, me ato qe shkruan me siper nuk arrin te kuptoj, qe midis letersise artistike dhe gazetarise eshte nje humnere kaq e thelle ndarese, sa nuk mund te merret me mend. Dhe ne fund, ku qendron e mira e ketij vendi, nese, nje pakujdesi politike te Kryeministrit tone e zmadhojme deri ne ate shkalle, sa duket sikur na pelqen ti bejme dem vehtes tone? Sepse, dihet, Rames as qe i behet ndonje dem ne kete mes. Ata si Muc Nano, qe mundohen me cdo kusht ta mbajne gjalle kete pakujdesi te Edi Rames, i genjen mendja se do te vilnin ndonje perfitim nga nje qendrim i tille.

        1. Plaku Xhuxhumaku says:

          I nderuar Zoti Peco, une me Muçin nuk merrem më qysh kur krijoi aleancen e qelbesirave. Eshte totalisht i pashprese, kurse Zotin Rama2 thashe ta ve pak ne loje se kushedi, mbase edhe vjen ne vehte.

          Gjithsesi, falemnderit per komplimentin.

      2. Rama2 says:

        O plak xhuxhumak…qe je rote nga trute e thua vete(nga pseudonimi)…qe te ndryshosh mendjen e disave dhe menyre mendimi(kjo nje gje qe civilizimi evropian ketu e 200 vjet nuk po e ndryshon dot) duhet te kuptosh qe NUK JE OSMAN,domethene nuk i jep bythen Sulltanit.
        Ti, peruljen ndaj “sulltanit”mbase e ke veti personale ose ne kulturen osmane qe ke pervetesuar..por une dhe shqiptaret e vertet..nuk te percmojme “per vetit e tua”.

        1. Plaku Xhuxhumaku says:

          Po pse ti or b0le, meqe e ke vene pseudonimin Rama2, kujton se je bere kaqol si Rama1? Pergjigja jote me OSMAN, e me sulltan eshte konfuze dhe tregon qarte se ku endet mendja jote e tymosur. Nejse sa per by.then qe permend kete ta kuptoj mire se Rama1 e ka vene ne perdorim qekur dhe ishte nje kohe qe mburrej me ate pune, kohet e fundit sikur i ka rene pak entuziazmi se i kane thene qe vjen ere te keqe. Dhe e fundit, kush tha qe ti na qenke shqiptar i vertete? Ne terma shkencore ky quhet “masturbim intelektual”, e kupton ti, dmth qe e con trurin ne orgazem, duke i bere qejfin vehtes.

        2. Plaku Xhuxhumaku says:

          Pi_rdh, pi_rdh se lirohesh e kushedi kthjellohesh.

  4. Bajoneta says:

    O Mustafa o pjelle turke,Nuk e rrezoni dot Ramen sado qe te beni.lloj lloj katundari hap halen dhe flet dhe ti nuk je me shume se nje hale.

  5. gjethi says:

    Ah mor nano nina nana!me ke do hakmerret trapi me pare kur te gjithe i ka kunder,perjashto salen, serbet e sovjetiket, ne Europe te gjithe politikanet e kane marrur dhe vazhdojne ta marrin me rezerve.

  6. mikel says:

    muco nuk te lezova deri ne fund por jam i sigurte qe tramp i ka dy pare men ,cdo njeri me pak materia grigia do preferonte te verteten sic e mendon, sesa nje hipokrit ,imagjino sikur rama ta lavderonte ose edhe sikur mos tu prononcionte ai e din shume mire se cfar mendon ,i dolen kunder shume lider te medhenje ,nganjehere respektohesh me shume kur thua ate qe thane te gjithe sesa te heshtesh ose ta lavderosh ,une per vete keshtu bej dhe e mendoj,,,,,,,ciao muco dhe komento me shume per sitemin e drejtesise se vetem kjo e shpeton vendin dhe jo deklaratat e rames

  7. saliu says:

    E cfare pastaj? Kesaj i thone hyp se te vrava zbrit se te vrava. Zoti Nano mos u merrni me gjera te shkuara, sepse tre dite zgjat cudia me e madhe.

  8. €piriiiiii says:

    Hahahaha, je i PaParè me kete Imagjinaten tende qe realisht eshte edhe Reale se keshtu do te ndodh. Fshatin Shqiptar se njeh kush ne Bote, se vjen pas shume e shume Qyteteve e Qytetrimeve. Trumpi dinte Belgjiken qytet e sa per Shqiperine 1 ?????? e madhe nese di gjè.

  9. Sali Protopapa says:

    Po po vazhdoni me gafa kot, shihni gafat e ketyre te parlamentit qe prej 25 vitesh na kan mbyt me gafa. Pse Rama ka shpreh mendimin e lire ne demokraci nuk ka bere asnje gafe. Donaldin e shau 50% e USA e pastaj? Dhe prap do te bashkepunoj me kundershtaret. Pse tek ne nuk shahem me motra, nena e gra e pastaj tek kafja ose tek doppio whiskey ndonjeri edhe tek dashnorja per te shfryre “stressin”.
    Nuk jemi as ne diktature apo Kore te Veriut qe po bere gafe e paguan me jete. Edhe sikur Donaldi ta ket inatin me Edin nuk mund te bej asgje sepse amerikes me shume se kurre sot i duhen aleate, dhe ne te gjithe na e ka qejfi me e pat mire me ameriken, vetem Sala ja prishi qejfin andej nga 97. O Muc Molla meru me problemet reale e mos u bej si PD ne Shkoder me parrulla qesharake. Hajt pra na nxirr ndonje propozim ose na dil me nje program qe te rregulloj kete popull e mos u mer prralla me mbret. Aty shihet kritika dhe bashkepunimi mes paleve. Tek ne akoma jemi ne fazen e prehistorise sa hyp njeri ne pozite perpara ta heqim. Gjej ndonje me te mire se Edi ke plot kunguj (jo vetem per Halloween) i ke cdo dite ne TV. Do Salen prap? Bashen? Librat? Meten? Zogun e Leks? ke pra liste te gjate zgjidh nje e na thuaj te votojm.

  10. mokja says:

    Te vendosesh shkrepsen ne njeren ane te peshores dhe Nanon ne anen tjeter peshojne njsoj .

  11. tomorri says:

    Nano ti me keto qe mbroçkollis ne radhe te pare turperon veten dhe pastaj vendin nga je dhe ku je rritur.Po qenke fare fare fare kot po si nuk te kam njohur me pare se ti qenke nje trap dhe nje bythelepires i Sale qenit sa nuk ka ane dhe fund .Edi Rames me keto shpifsira ti dhe te gjithe ata si ti vç i ngrini ryben dhe kurre nuk ja ulni se ti dhe Berishajt nuk beni kurre vezen e Rames.Turp te te vije mor i pafytyre dhe anti shqiptar,tradhetar dhe i pa bese . TURP.

  12. leka says:

    Rama i gjore dhe droge te kish gelltitur,nuk mund ti kish bere keto deklarata te nje xhihadisti te cartur.
    Dhe te mendosh me pastaj,qe keto jane recitur nga karrigia e kryeministrit.

  13. england says:

    Mustafa NESE ty si individ te mungon personaliteti dhe perballe babait te madh (kuptohet amerikes) sillesh si i vogel,apo inferioriteti nuk te le te hapesh gojen,apo me keq ta mbyllesh ate,Rama nuk e ka kete lloj frike,dhe shyqyr qe doli nje kryeminister qe i thote mendimet hapur perpara kujtdo,qofshin greke,serbe,turq apo amerikane!Fakti se Rama i tha disa te verteta dikujt qe ndoshta sot eshte penduar per cfare tha dje,apo se i tha ne fushate per te mbledhur vota dhe nuk ka ndermend ti zbatoje kur te marre presidencen,atehere kjo tregon se kryeministri shqiptar nuk eshte se ka bere ndonje mekat,pasi cdokujt ato deklarata te Trapit ju duken te neveritshme.Mua per vete me pelqen se si kryeministri shqiptar perballet me boten qe ti Muc e konsideron si i plotefuqishmi!sipas teje Mustafa meqense Trapi u zgjodh president i amerikes duhet qe per idiotlleqet qe nxjerr ai nga goja kushdo tjeter “i vogel” ti bjere ne gjunje,dhe ti serviloset?prandaj Shqiperia ai vend nuk bejne perpara se ka politikane qe lepihen dhe i bejne fresk amerikes,se ka gazetare si ty qe keni ndjenjen e inferioritetit perballe “te madhit” .
    Nuk e di Muc se cfare do beni ju qe sot jeni ne llogoren e kritikes neser kur ky Trapi te beje ca gomarlleqe me te medha se ci ka bere kur ka qene thjesht biznesmen!pasi tani gabimi me i vogel i kushton nje amerike te tere,nuk besoj se do i rrihni krahet Rames duke e pergezuar per cfare ai thoshte dikur kandidatit per president te Amerikes!

  14. MIRA says:

    AMERIKA I KA BERE POLITIKAT DHE AS NUK NDRYSHON ASGJE NE LIDHJE ME SHQIPERINE DHE AS ME RAMEN. SA GJYNAH QE GAZETARERT DHE SHUME POLITIKANE SE KUPTOJNE KETE OSE E DINE SHUME MIRE POR DUAN TE BEJNE TYM……

  15. IP says:

    Ky vetem gazetar qe s’eshte. Nuk kam per ta kuptuar kurre si eshte e mundur qe injoranca, paaftesia, shemtia, lulezojne kaq gjate dhe shperblehen kaq mire ne kete atdheun tone shume te dashur.
    Mustafa, te ka hyre shume vetja ne qef, por flet vetem brockulla. Te uroj te behesh Kryeminister I ndonje vendi, qofte dhe per nje dite, qe te te bjere pak zilia dhe shemtia e shpirtit e te lehtesohesh. Sa per trumpin dhe Ramen, duro dhe pak e do shohesh shume.

  16. Xherri says:

    Mustafa ushtro zanatin per te cilin je diplomuar ne universitet.

  17. Don says:

    O nano xhuxhi! Ti je i vogel te trajtosh tema te tilla. Kerkon te behesh protagonist me probleme qe as ja ke idene. Ti je nje nano ose mendje e trashe me trup te trashe.

  18. Ben Dibrani says:

    Mardheniet me USA, nuk varen nga deklarata e Rames, edhe sikur ai ta lavderonte maksimalisht Trumpin, qendrimi amerikan do te ndryshoje negativisht, jo se ka ndonje ideologji ne mes, por sepse do te jete i perputhur me Britaniket, te cilet duan nje Ballkan te pastabilizuar ne menyre qe te diktojne.

  19. Jack says:

    Nuk ju ka dale frika akoma pas afer 30 vjetesh! Po zgjohuni o katnare. Jemi ne vitin 2016. Thuaje mendimin tend. Pse keni frike. Pse duhet te kete frike Edi. Bravo Edi Rama! Je qytetar i botes se lire. Jam krenar qe kryeministri i Shqiperise e thote mendimin e tij kur jane dy zgjedhje ne tavoline. Njeri do fitoje. Kjo nuk i perjashton mendimet e ndryshme. Krenar per ty Edi Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje