Plani i ISIS: Sulm me dron në ndeshjen Shqipëri-Izrael. Bllokim pronave të “imamëve”

dronNjë dron me tritol, një pistoletë me gaz dhe dy armë zjarri automatik e pushkë janë armët të cilat do të përdoreshin në 3 atentate të sinkronizura mes tyre dhe ndaj stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër ku do të luhej ndeshja Shqipëri-Izrael.

Është Policia e Kosovës e cila për herë të parë hedh dritë mbi planin e të dyshuarve për lidhje me celulat e ISIS në Siri ku sipas tyre 23 personat e arrestuar në Kosovë e Shqipëri mbanin lidhje me Lavdrim Muhaxhirin.

Sipas planit të zbuluar nga Agjencitë e Inteligjencës në Kosovë e Shqipëri ka rezultuar se sulmet do të kryheshin në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, në ambiente ku do të kishte prani tifozësh përgjatë fillimit të ndeshjes mes kombëtares izraelite e asaj shqiptare.

Për këto dyshime, për të cilat Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe ajo speciale në Kosovë po hetojnë, në pranga janë vënë 22 persona, 18 në Kosovë dhe 4 në Shqipëri.

Sipas përgjimeve, ka rezultuar se sulmet terroriste do të ishin të ngjashme me ato që ndodhën në Francë në nëntor të vitit 2015, nga ku mbetën 129 persona të vdekur.

Objektivat të cilat do të sulmoheshin ishin të parapërcaktuara ku dhe si do të sulmoheshin.

Po ashtu dhe ora ishte përzgjedhur, e cila duhet të përkonte pak minuta pas nisjes së ndeshjesh zyrtare Shqipëri-Izrael e vlefshme për kualifikuesit e botërorit Rusi 2018.

Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë është treguar e rezervuar për të bërë publike rolin e 4 shqiptarëve të arrestuar në këtë grup, ndërsa jo zyrtarisht është pranuar se celula me bazë në Shkodër do të kujdesej për të realizuar aktin e parë terrorist në stadium.

Plani për të realizuar aktet terroriste në Ballkan duke nisur nga Shqipëria, Kosova e më pas Maqedonia është zbuluar gjatë përgjimit të një bisede telefonike në gjuhën arabe dhe të koduar që Lavdërim Muhaxheri ka patur me adhuruesit e tij në Kosovë e Shqipëri.

Pas kësaj bisede të dyshuarit janë mbajtur në survejim nga policia për t’u arrestuar në operacione të ndryshme nisur nga 4 nëntor në Prishtinë e më pas më 6 nëntor në Shkodër.

Ja çfarë u sekuestroi policia, 22 të arrestuarve:

281 gr eksploziv i llojit TATP, që vlerësohet si një ndër eksplozivet më të rrezikshëm dhe më të ndjeshëm,

Rreth 2.5 kg substancë e përzier me lëndë shpërthyese në gjendje të kristaltë,

Një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62 mm,

Një pushkë gjuetie,

Një revole me gas,

Municion, 719 fishek të kalibrave të ndryshëm,

Një dron,

Radiolidhje,

Telefona celular,

Laptopë,

Shtëpiza kompjuteri,

USB,

Materiale dhe literaturë fetare nga autorë të njohur për ideologjinë e tyre ekstremiste.

Bllokim pronave të “imamëve”

Lënda eksplozive që do të shërbente për të shpërthyer në stadiumin e Shkodrës, gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael është sekuestruar nga policia e Kosovës pesë ditë përpara se të vihej në funksion akti terrorist.

Të mërkurën në mbrëmje, policia e Kosovës bëri të ditur të gjitha detajet e operacionit të saj, pak orë pasi zyrtarisht presidenti Thaçi pranoi zyrtarisht se kishte patur një plan për shpërthimin. Urdhrat, sipas burimeve zyrtare, do të kryheshin ndaj përfaqësuesve të Izraelit, si edhe tifozëve të tyre të ardhur në stadium. Plani ka qenë i detajuar se kush dhe kur do të sulmohej.

Sipas hetimeve të policisë, rezultonte se të 18 të ndaluarit në Kosovë merrnin urdhra nga dy luftëtarë të ISIS-it. Të ndarë në grupe, 18 të arrestuarit atje vepronin si celula të veçanta për të kryer aktin terrorist.

Pas përgjimeve, policia e Kosovës ndërhyri në kohë pesë ditë përpara planifikimit të këtij sulmi. Gjatë këtyre përgjimeve rezulton se nga Siria, nuk kishte udhëzime vetëm për këtë akt terrorist, por edhe për të tjera, për të cilat policia kosovare nuk ka dhënë detaje. Ata kanë marrë një masë sigurie për 30 ditë burg, derisa të konkretizohen të gjitha provat që disponon policia vendase atje. 2.5 kg eksploziv në gjendje të kristalte i gatshëm për shpërthim, ndërsa është kapur në një prej banesave të terroristëve, i cili do kryente sulmin edhe 281 gram eksploziv ndër më të rrezikshmit në qarkullim në botë, i llojit TATP.

Në valën e arrestimeve në Kosovë dhe rajon, në Shqipëri u prangosën katër të dyshuar si ndihmës të këtyre celulave, por që deri më tani nga hetimet nuk konfirmohet nëse ata ishin në dijeni të sulmeve.

Aktualisht ende nuk ka një akuzë të tillë për ta, por do të ishin mbështetës për të kryer këto sulme. Organet e akuzës dhe ato policore në Shqipëri nuk deklarojnë nëse katër të arrestuarit do të ndihmonin duke qenë në dijeni apo jo të sulmeve.

Ndërkohë që qeveria shqiptare në kuadër të luftës ndaj terrorizmit pak ditë më parë ka firmosur edhe shpalljen si financues të terrorizmit të imamëve të dënuar tashmë nga gjykatat shqiptare për terrorizëm.

9 imamët që kanë marrë dënime të rënda në Shqipëri u janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare dhe emrat e tyre janë futur edhe në listën e zezë të OKB-së, si financues të terrorizmit.  Vendimi nuk është bërë publik për shkak të sekretit shtetëror që përmban.

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Plani i ISIS: Sulm me dron në ndeshjen Shqipëri-Izrael. Bllokim pronave të “imamëve””

  1. vang says:

    LE te na flasi pak ANDI BUSHATI per lendet eksplozive moderne TATP,qe ju gjenden terroristeve se mase e di me mire se per cfare do perdoreshin,perderisa e perjashton mundesine qe veprojne te tilla forca ne Shqiperi.Bashke me te edhe Mavraj,adhurues i besimit.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      O vango mos ha mut kot( ose vazhdo të hash se si prish punë kujt ) se këta flasin në. përgjithësi dhe asgjë koonkrëte..të gjithë shqiptarët kanë kallash e fishek nëpër shtëpia por nuk mund ti akuzosh për terrorista..përse nuk arrestoni janullaton ? celula e tij eshtë më e rrezikshmja aqë vepron në zëmër të shqipërisë..ku ndryshon tfgs apo enter nga xhihadistët??hë pra keni byth ti arrestoni? pastaj ata persona që arrestuat a e kanë pranuar këtë akuzë që i bëni apo nuk janë në dijeni fare? nuk e di pse kjo histori më kujton ato historitë e dikurshme me ‘diversantë’ të enverit..

      1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

        ik mer [email protected] me syze,per gjaxore sunite nga sorollopi yt po fitet mer beqir i piste e jo per Giannoulatos!!!!!!!!!
        ptuuuuuuuuuu,vrromo arapi……………

      2. WEB1 says:

        Ti mor zhak justifikon nje problem me nje problem tjeter !!!,ka shqiptare qe mbajne akoma fisheke apo arme ne shtepi por ne pergjithesi shkarkohen mbi ceshtje hasmerish ,apo probleme me titull e lagu se lagu bishtin rosaku
        D.m th ti me the, dhe ti me pe .Por ato arme krijojne jo pak probleme kur bien ne dore te adhuruesve te lavdrimit apo te flamurit te ISIS ,dhe nuk e vene gishtin te kembeza per sqarime me permbajtje lokale apo inati personal,por per qellime te tjera .Dhe per ta mbyllur ,na keni hapur barkun ju dembelet me kete vizion demokratik te cdo gjeje .a thua rroni ne new-york e jo ne vendin e njemije cudirave

      3. Jeronim de Rada says:

        Sherbimi policor i Kosoves deklaroi se dy nga te akuzuarit per terrorizem e pranuan qe qellimi i tyre ka qene akti terrorist ne “Loro Borici”.

  2. enter"" says:

    Thirrje qeverise Shqiptare te ndertoje murin ne kufirin me Kosoven

  3. maximus says:

    ja kjo eshte fara qe mbollen ate mjekercjeprit e arabise ne vitet ’91 e ketej, dhe vazhdojne ta mbjellin edhe sot pa ju hyre nje gjemb ne kembe, e kam thene disa here , ç’mimin do ta paguajne brezat e ardhshem per kete gabim fatal qe bene pseudopolitikanet shqiptare, gjate ketyre 25 vjet tranzicion, duke ju lene teren te lire ketyre monstrave qe e kane mbushur shqiperine me xhami ne ç’do cep te saj.

    1. Dule biondi says:

      maximus,
      Nuk eshte gabim fatal por krim mbi Shqiperine dhe popullin shqiptar. Madje i dyfishte, sepse ketu po hedhin valle dy kope mjekercjeperish; Janulla dhe arabet. Te dy palet kane treguar se lene mbrapa vec mjerim e shkaterrim. Vrasjet masive te ISIS ne Siri e Irak ngjane si dy pika uji me ato te serbeve ne Kroaci, Bosnje e Kosove, apo me ato te grekeve ne Shqiperine e Jugut. Si ISIS ashtu edhe Janulla udhehiqen nga shtremberimet e fese, dhe ne dy rastet ligjin e bejne mjekercjeperit.

  4. ........ says:

    ESHT lesh arapi ky vend prandaj dalin dhe kendojn si gagstera para gjyqit kta muxhahidinet ,se ai burri QE JA KAPTE KOQET ME PINC I RRUANTE MJEKREN DHE I JEPTE TRE VAKTE NE DIT MISH DERRI VDIQ , me kte politik qe kemi patur ter kto vite demokracie ku nuk e mer vesh i pari te dytin kta tipa te bejn gjemen , por nese kryejn atentat merni hak me kanun zhdukini me fis e far qe kur te nisen per te vrar ta din se kan vrar ter familjen e tyre ne rradh te par, nuk funksionon llogjika me kafshet . nuk ishte budalla ENVERI qe i vuri kyçin xhamiave dhe kishave se dhe para vitit 67 kur u mbyll feja ne shkoder myslymanet dhe katoliket vriteshinme sepata me njeri tjetrin si ne mesjet dhe per te shuar kto sherre xhaxhi i vuri drynin dhe i tha a po pirdheni te ter ne pun me hoxhallar e priftrinj se ndryshe nxirni krom ne bater dhe rrinin te ter si pula , u martuan myslyùman e katolik me njeri tjetrin dhe fillun ahengjet kellciste rakia si ne derr dhe nuk pyeste njeri se je myslyman apo katolik se rruante njeri me fare , ku ishte e keqja ktu.

  5. Rigoni says:

    I kemi peshqesh nga vandali I Vici…dolit,Qen Berish-Karaxhici,me anetarizimin ne konferencen e pisave mjekrroshe te. Islamizmit.Ca po hane mut kot me komente te cpifura…….as njeri nuk e ka prank ar akuzen,thot njeri ne moment.Me gjej nje keqberes qe t’a kete pranuar akuzen me seances e pare.
    ……..dhe Duka I FShf Akuzen shtetin per shtim te kot te sigurise ne Elbasan.

  6. Sabrina Malaj says:

    Qe ka nje fryme percarjeje ne kete mes kjo nuk ka asnje pike dyshimi. Asnje shqipetar nuk mund te kryente sulme terroriste te ngjashme me ato te Parisit, per shkak te shume faktoreve. Me fal si ishte plani??? Do dilnin ne disa vende njekoheshisht dhe do te shtinin me pushke!!! Dhe cfare do te arrinin me ane te kesaj?
    Shteti Kosovar te kete kujdes, dhe te mos bej servilin dhe te zellshmin me cdo kocke qe i hedhin sherbimet e huaja, se do te filloje te haje dhe kelyshet e vet. Nuk mund te pergezohet nje shtet qe gjoja parandalon nje ‘masaker’, por i mbysin te burgosurin politik ne paraburgim! Akti i vertet terrorist ka ndodhur!
    Dhe ata shqipetare qe kane vajtur ne Siri, qe shumica jane nga Kosova dhe Maqedonia, kane jetuar nen thundren e nje pushtuesi te huaj prandaj kane qene me te ndjeshem ndaj pranveres arabe. Ne keto troje ajo cka na bashkon eshte liria!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *