Rama-Berishës: Ja kush është frika dhe makthi yt më i madh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

SEANCA E SOTME, REPLIKAT RAMA-BERISHA NË KUVENDKryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të Sali Berishës në Kuvend.

Rama tha se frika dhe ankthi më i madh i Berishës është Vettingu, ndaj dhe po e pengon .

Ti Sali nuk thua asnjë fjalë për integrimin dhe sfidën e përbashkët të zbatimit të ligjit të Vetting-ut, që e lufton me shpirt ndër dhëmbë me të gjitha mënyrat e tua dhe edhe sot që flasim bën çmos që ta pengosh në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Rama.

Ai ka ironizuar edhe referimin që Berisha i ka bërë qëndrimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha, sa i takon kësaj çështjeje.

“Ti na citon Lulzim Bashën, a thua se ne këtu kemi respekt për administratorin që ke caktuar në SHPK-në tënde. Ti Sali ke vetëm një makth sot, Vetting-un, prandaj e nxjerr lulzimin si kamikaz”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës se mazhoranca e ka përjashtuar atë nga ligji për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit.

Sipas Ramës, ka qenë pikërisht Berisha që gjatë qeverisjes së tij e la në harresë këtë çështje për shkak të së kaluarës së tij në radhët e Partisë Komuniste.

Përveç viteve që ke qenë kryeministër, në këtë foltore je betuar se do ndërtoje monumente, institute e gjithëçfarë që të mos e lejoje memorien e diktaturës të fshihej. Çfarë bëre? Një vrimë të madhe në ujin që tunde këtu. Asgjë nuk le ti pas si shenjë serioziteti dhe s’e kuptoj se si të besuan ata (të përndjekurit) ty, që ishe sekretar i Partisë së Punës së Shqipërisë”, ka thënë Rama.

Nga ana tjetër, ka vijuar ai, qeveria aktuale e ka marrë seriozisht hapjen e dosjeve dhe “nuk e ka bërë ligjin vetëm për të marrë votën”.

“Gjithashtu, ajo që po bëjmë ne do të jetë ndër muzetë më të vizituar të Europës për të marrë vesh se çfarë ka qenë diktatura këtu”, ka shtuar Rama.

Ai e ka ftuar Berishën që në fundjavë të jetë i pranishëm në përurimin e Bunkerit, që do të tregojë pikërisht plagët e diktaturës.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe debatin e krijuar lidhur me automjetet “Toyota” të ardhura nga Japonia.

“S’kemi blerë asnjë makinë, kanë qenë dhuratë e qeverisë japoneze që promovon makinat e veta”, ka shtuar Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Rama-Berishës: Ja kush është frika dhe makthi yt më i madh”

  1. Koco says:

    Nuk e kuptoj perse zoti Rama ja nge vleret nje njeriu i cili ka qene dikushi e tashme eshte askushi “Qofte Largu “Djalli i ketij vendi , mendoj apsolutisht nuk duhet , te debatosh dhe djalogosh me nje ish Kryeministeri me negativ e me i uryer . Perse duhet ta reabilitosh vecanerish Kryeministeri ne Detyre , shume i nderuar dhe i vleresuar edhe Nderkombetarisht , duke realizuar reforma historike dhe po lufton me banden e turpit politike berese me faqe zeze e pjelle e perfaqesuese e gjithte te keqijave ne kete vend .

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      O Koco, po si nuk e merr vesh o zoteri qe Edvini po nuk foli per Saliun s’ka perse te flase tjeter?

  2. nord.al says:

    “Ja kush eshte frika…”. Vazhdoni e masakroni shqipen, gazeta Tema, se askush nuk ju ndalon.

  3. Bena says:

    Sali zgjebja nuk mund te flasi as per inegrimin dhe as per Vetingun sepse nuk I interesojne,ai di vetem te tregoje perralla nga ato me te shpifurat qe vetem ai dhe larot e tij dine te tregojne Ore hale kur do zhdukesh se as nuk te shikojme dhe as nuk te degjojme dot,o zot nga na u be spofje ky fytyre ujku ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *