Rrethimi i heshtur: Si e ka futur NATO në qorrsokak Rusinë!

17 Nëntor 2016, 18:08Politika TEMA
Rrethimi i heshtur: Si e ka futur NATO në qorrsokak Rusinë!

Shumë analistë politikë vunë bast se fundi i Bashkimit Sovjetik do të sillte fundin e NATO-s. Tashmë vendet europiane të mbrojtur nga aleatët amerikanë nuk do të kishin asgjë për të pasur frikë. Sovjetikët kishin rënë dhe për dekada nuk pritej asnjë kërcënim. Mbrojtja që garantonte NATO tanimë nuk i shërbente më askujt. Por ky vlerësim ishtë tërësisht i gabuar.

Gjatë rënies së Murit të Berlinit vendet që merrnin pjesë në NATO ishin 16 dhe përfshinin gjithë Europën perëndimore. Por në harkun e një dhjetëvjeçari u bënë 19 e më pas 26 në 2004. Në dy dekadat e fundit NATO u zgjerua gjithmonë e më shumë drejt Lindjes. Të fundit që hynë ishin Sllovenia, Kroacia dhe më pas Shqipëria.

Viti thelbësor që shpjegon se si NATO ka ripërcaktuar raportet me Europën dhe Rusinë post-sovjetike ishte 2004. Dhjetë vjet para luftës civile në Ukrainë hynë në Aleancë disa shtete që më parë reshtoheshin në bllokun sovjetik. Estona, Lituania, Letonia dhe Polonia u bënë pjesë e NATO-s duke bërë që NATO të afrohej gjithmonë e më shumë në kufijtë rusë.

Potencialisht bazat e këtyre vendeve mund të konsiderohen si bazat a NATO-s, megjithëse në disa vende ka struktura të posaçme për Aleancën.

Futja e tyre u bë me një qëllim të caktuar: rrethimin e Rusisë nga të gjitha anët. Kjo konfirmohet edhe nga fakti se Letonia, Estonia dhe Lituania janë futur në Aleancë edhe pse nuk kanë aviacion.

Rast tjetër është ai i Greqisë. E dërrmuar nga kriza ekonomike është një ndër të paktat shtete që ka ruajtur të paprekur fondin për ushtrinë, 2 përqindëshin e famshëm. Vetëm 5 shtete të NATO-s e plotësojnë, mes tyre edhe Greqia. Aktualisht Greqia ka vënë në dispozicion tre baza për NATO-n, një në Prevezë, një në Larisë dhe një Selanik.

Rasti grek hap edhe çështjen e bilancit. Nga 26 shtete vetëm 5 paguajnë kuotën e duhur për Mbrojtjen, 21 të tjerët, përfshirë Shqipërinë, nuk e plotësojnë.

Në këtë këndvështrim presidenti i zgjedhur Trump deklaroi se do të modifikojë sjelljen e Uashingtonit lidhur me çështjen e buxhetit. Ai ka deklaruar se nuk do të ndihmojë endet që nuk paguajnë kuotën e vendosur.

Pavarësisht se 70 përqind e buxhetit të NATO-s mbulohet nga shteti amerikan, NATO paraqitet si fuqia më e madhe ushtarake e globit. Ka 3,48 milionë ushtarake përballë 771 mijë të Rusisë. Një fuqi e madhe edhe në mjete ushtarake. Dhjetë mijë mjete të blinduara përballë 2600 të Rusisë, 3800 avionë përballë 1200 të Rusisë, dhe një flotë luftanijesh me 13 njësi përballë 1 të Rusisë.

Në letër, një dominim i padiskutueshëm. Por vetëm në letër ama.

Sipas një studimi të një Think-Tanku amerikan, shpejtësia e manovrimit të NATO-s është shumë e dobët përballë Rusisë. Rusia mund ta shkatërrojë brenda 36 orësh NATO-n, thotë studimi i tyre. Rusia mund të zbarkojë në çdo qytet baltik brenda 60 orësh pa problemin më të vogël.

Kjo ka qenë pikërisht arsyeja që Stoltenberg ka kërkuar rritjen e prezencës në Baltik. Ai do të dërgojë 4 mijë ushtarakë dhe armatime të rënda në Poloni, Estonia, Letoni dhe Lituani. Gjithashtu flitet për një njësi te reagimit të shpejtë të shpërndarë në botë. Ajo do të ketë 40 mijë trupa.

Pavarësisht buxhetit të pamjaftueshëm, NATO po studion disa skenare lëvizjesh. Në Afrikë, Azi dhe kryesisht Europën Lindore.

Qëllimi është vetëm një: futja në qorrsokak e Rusisë dhe rrethimi absolut i saj.

Rritja e tensioneve mes dy vendeve ka ngritur në këmbë NATO-n që tani më shumë se kurrë e sheh të domosdoshëm rrethimin e Rusisë.

Për të treguar “dhembët” NATO ka kryer disa stërvitje në Europë ku kanë marrë pjesë vende si Suedia, Finland,a Maqedonia, Shqipëria, Gjeorgjia dhe Ukraina.

Një demonstrim force që nuk shihej prej kohësh.

Stërvitja e kryer kishte 3 qëllime: i pari ishte për të testuar forcën e vendeve aleate. I dyti kishte si qëllim të qetësonte Poloninë që ndihej e kërcënuar nga Rusia. I treti ishte një mesazh direkt Moskës.

Rënia e regjimeve komuniste në europë pati efektin e çuditshëm të zgjerimit të Aleancës Atlantike. Që nga njëri krah ka rrethuar Rusinë duke afruar aleatë të rinj dhe nga ana tjetër ka militarizuar Lindjen e Europës me stërvitje dhe kontigjente të reja.

Moska ka provuar më kot të krijojë një ndërmjetësim në planin diplomatik duke dashur të krijojë një “zonë-tampon”, por ka dështuar. Për këtë arsye ka rritur prezencën në bazën e saj në Kaliningrad, për të qenë gati ndaj çdo lloj situate.

Por e gjithë lëvizja ruse ka qenë një rikthim në pikën e nisjes.

Perdja e hekurt që u rrëzua 25 vjet më parë, në vend që të zhdukje, thjesht është spostuar më shumë në Lindje!

Përgatiti Amarildo Lumani, TemA

Il Giornale

Fotot tregojnë stërvitjen e NATO-s dhe një hartë ku shihet rrethimi ndaj Rusisë.

4 komente në “Rrethimi i heshtur: Si e ka futur NATO në qorrsokak Rusinë!”

  1. KATHARSIS says:

    PO BALANCA BERTHAMORE SI ESHTE MORE SAHANLEPIRES?
    SI DUKET NATOS PO I KRUHET SUMA ME GJETHE FIKU. KESAJ I THONE TE HYFTE VETJA NE QEJF.
    MOS HARRONI RUSIA ZOTERON 8000 MBUSHJE BERTHAMORE TE AFTA TE GODASIN CDO VEND TE BOTES BRENDA DISA MINUTAVE.
    LE TE UROJME QE KAPITALISTEVE MASONIK TU KTHJELLOHEN TRUTE.NUK DO TE SHPETOJNE NGA TUNELET NENTOKESORE NE RAST TE NJE LUFTE NUKLEARE. NE NJE SKENAR TE TILLE SKA NEVOJE PER SERVILIZEM DIPLLOMATIK.

    1. the Punisher says:

      @katharsis
      ha mut ha….paguan Merkel

  2. Aurel_B says:

    NATO eshte vete amerika, nuk ben dot lufte berthamore asnje nga 9 shtetet berthamore me Ameriken. Amerika me sistemin antirakete i shperthen raketat bërthamore qe pa u futur ne hapesirën tokesore duke i goditur me raketat Tomahawk dhe Patriot. Amerika brenda 6 oresh(pa u demtuar vete dhe aleatet e saje)shfarros cdo qenie te gialle mbi toke, nga Milingona tek Putini tek XiaoPingu. Ja fut ne vrime Putinit S-500, ndaj i ka shkuar gjuha poshte verdhacukut.

  3. RETINA says:

    Keshtu shkruanin lajmet ne luften e dyte boterore por…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje