Tiranë/ Kapet në flagrancë hajduti serial i banesave

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

hajdutPolicia e Tiranës njofton se ka kapur në flagrancë një shtetas 44-vjeçar në Tiranë teksa po grabiste një banesë.

“Më datë 17.11.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– Fatos Zade, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë gjatë kohës që po vidhte banesën e shtetases F. T.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa sende të cilat ky shtetas dyshohet ti ketë vjedhur në banesën e shtetases F. T.

Nga hetimet e kryera rezultoi se Fatos Zade është autor i dyshuar i disa ngjarjeve të tjera të ndodhura në Tiranë, ku më konkretisht:

Më datë 27.10.2016, ku ka vjedhur banesën e shtetasit D. T.

Më datë 01.11.2016, ku ka vjedhur banesën e shtetasit M. Xh.

Më datë 15.11.2016, ku ka vjedhur banesën e shtetasit A. H.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal”, njofton policia.,

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *