A duhet të rikthehen sekretarët e partisë në institucione?

kryeministriaNga Mentor Kikia

Ndoqa mbrëmë në emisionin Opinion debatin për denoncimin që i kishte bërë ministrit të shëndetësisë drejtori rajonal i sigurimeve shëndetësore në Tropojë.

Ai pretendonte se ministri Beqaj e kishte shkarkuar sepse nuk kishte shkuar në një mbledhje partie, Asamable. E rëndë, një drejtues të shkarkohet nga posti pse nuk shkon në mbledhjen e partisë.

E rëndë edhe pse ishte emëruar, pasi aty ai kishte shkuar duke qene kryetar i FRESH-it. Asgjë e re deri këtu.

Njerëzit shkojnë tek partia jo sepse u pëlqen programi, apo kanë ideale politike, por sepse duan të përfitojnë vende pune ndersa partise i duhen vota.

Dhe jo vetëm drejtor, por edhe punonjësi më i thjeshtë i përket një partie, në mos është, do të bëhet për të mbijetuar.

Kështu ka 25 vjet që ndodh, nga njëra qeverisje në tjetrën. E reja është se nuk po ndryshon situata. Kryeministri Rama fillimisht i rezistoi frymës, duke thënë se administrata nuk është më vend për militantë dhe se kjo epokë ka marrë fund.

Por në selinë e PS mblidheshin çdo ditë turma që kërkonin punë, që kërkonin llogari se përse nuk i hiqni ata të PD-së, sic na hoqi Berisha neve !!!!!

Por tragjikja është se me këtë frymë është edukuar tashmë rinia.

Studentët e kanë kuptuar se gjetja e punës dhe bërja e karrierës kalon nga partia dhe më të shkathtit, “masterin” e bëjnë tek FRESH, FRPD, LRI, PDIU etj, dhe pastaj të mos habitemi pse shikojmë edhe drejtora 25 vjeçarë.

Unë mendoj së ky është një dëm tragjiik për shoqërinë, pasi është shkatërruar rregulli bazë, konkurenca e lirë.

Ata që kanë jetuar e punuar në komunizëm e dinë se në shkolla, spitale, institucione, ndërmarje e kudo, kishte dy drejtues: Drejtori dhe sekretari i partisë.

Por drejtori ishte drejtor dhe ishte ekspert, ai drejtonte ndërmrjen e institucionin.

Ndërsa sekretari i partisë përgjigjej për vijën politike, vendosjen e parrullave, busteve të Enverit etj. Por ai drejtori i Tropojës nuk ndante dot drejtorin nga sekretari i partisë.

Kur e pyesnin për institucionin që drejtonte, ai thoshte: Po ne e bëmë njëherë mbledhjen e asamblesë. –Po në institucinin që drejtoje, a kishte probleme? – Po jo more, se ai erdhi tre herë dhe nuk zgjodhi dot kryetarin e partisë. E kuptoni ju sa e rëndë është kjo, është e paprecedentë.

Propozimi është padyshim ironik, por duket se i shkon kohës. Pra, a nuk do të ishte më mirë ti ktheheshim asaj kohe, ku çdo institucion të kishte sekretarin e partise(sipas radhes) dhe drejtorin? Të paktën drejtori të merrej me institucionin se këta merren me listat e zgedhësve dhe jo me punë.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “A duhet të rikthehen sekretarët e partisë në institucione?”

  1. Brahoo says:

    Jo vetem sekretaret por edhe komisaret nuk do ishte keq,ne kete situate 25 vjeçare do ishte e nevojshme.

    Prsh,po ta quash Lulzim Bashen Komisar i pergjithshem i PD si titulli dhe roli do kishin kuptim.
    Ose,do ishte shume me mire te titulloheshin Braçja me Ballen si Kapterra pjesmares ne parlament,se edhe si reshter eshte titull jashte veprimtarise qe kryejn.

    Do ishin tituj qe do thjeshtezonin veprimtarine dhe profesionin e shume politikaneve.

  2. agim says:

    Zoti gazetar ske nevoje te permendesh kohen e Enverit fare per kete pune.
    Ne kohen e Berishes se pare dhe te dyte kishte ne cdo institucion nje te caktuar qe merrej vetem me punet e Partise,edhe ne qender te rrethit apo n/prefektures vitin e pare raportonte cdo muaj sa socialist ka hequr ose sa kane mbete dhe kur do hiqen,duke perfshire ketu dhe puntoret e lopates.
    Ndersa kjo e Tropojes si normale-Drejtoret jane punonjes politik,kur u vu u vu nga Partia,nuk punoj u largua dhe asgje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *