Andi Bushati: Pak salcë mbi kryet e njerëzve që nuk skuqen

18 Nëntor 2016, 09:51Blog TEMA

Ka një keqkuptim me aktin e bujshëm të vajzës që la një shenjë mbi kryet e ministres së arsimit. Të shumtë janë ata që po tregojnë empati, për historinë e saj të dhimbshme: largimin nga familja në Fier, babain e sëmurë dhe të pasiguruiar, nënën shtëpiake, borxhet për të vazhduar shkollën, zbritjen në Tiranë me po aq para në xhep, sa një rilindaseje i kushton kalimi i zakonshëm tek parukieri dhe së fundi, braktisjen e studimeve për mungesë të ardhuarash.

Të gjithë ata që e kanë parë nga ky këndvështrim, me dashje ose jo, e kanë reduktuar aktin e saj tek një mëri personale e nxitur nga pezmi, varfëria dhe dëshpërimi.

Skemave të gatshme të shpjegimit të kësaj ngjarjeje nuk i kanë shpëtuar as komente të tjera.

Dikush në mënyrë absurde, paragjykon ngritjen e dorës mbi një grua, duke harruar se detyra e ministrit të shtetit i tejkalon kufijtë gjinorë. Dikush tjetër përdor termin “vandal”, njësoj si siç i quanin byroistët e rrjedhur, studentët e sapo dalë të dhjetorit ‘90. Një i tretë flet për spurdhiakë, që i ka trimëruar era e lirisë pas rënies së Berishës. Ndërsa ka nga ata qe e shohin atë që ndodhi, thjeshtë si pakënaqësi ndaj reformës së arsimit të lartë.

Unë besoj se Mirela Ruko, nuk e bëri atë akt, as vetëm sepse është e varfër, as vetëm sepse u detyrua të braktiste studimet, as vetëm sepse ndihet e majtë dhe as sepse është rritur me tingujt e këngës “shoqet tona ilegale”.

Jo, veprimi i saj nuk është as një shpërthim nga pezmi i njeriut të pashpresë dhe as një çast heroizmi i një fanatikeje të përbetuar.

Ai është më shumë se kaq.

Ai është sinjali i parë i mijra shqiptarëve të lodhur nga një tallje e gjatë.

Në këtë kuptim, ajo që ndodhi, nuk qe thjeshtë një sulm mbi një grua. As një atak mbi një ministër të veçantë. As thjeshtë një inat apo zhgënjim me një përfaqësuese të Rilindjes.

Ajo përbën një simbol. Një shenje të parë kundër një kaste shurdhe dhe memece, që i ka humbur lidhjet reale me njerëzit e zakonshëm.

Eshtë e njëtja kastë që megjithëse vazhdon të bëjë zgjedhje dhe të luajë me rotacion, përsëri asgjë nuk ndryshon. Eshtë e njëjta që të shurdhon po me ato media, që një herë shërbejnë si atoporlantë blu dhe herën tjetër si të kuq . Eshtë e njëta që vazhdon e vjedhë dhe mbetet e pandëshkauar nga po ata gjyqtarë dhe prokurorë që i përgojon gjithë ditën. Eshtë e njëjta që firmos koncesione maramendëse kur është në pushtet dhe përbetohet se do ti zhbëjë kur është në opozitë. Është e njëjta që voton pro importit të plehrave kur e ka në dorë dhe që çiret kundër tij kur mbetet jashtë pazarit.

Shkurt është e njëjta që i shërben vetëm një grupi të vogël njerëzish.

Atëherë pyetja që shtrohet është: Si duhet ti’a bëjë një njeri që nuk e pranon dot këtë farsë? Si duhet të sillet dikush që i është drejtuar kutive të votimit, për të ndërruar me radhë në krye të vendit, Berishën e parë, Nanon e parë, Majkon, Metën, sërish Majkon, Nanon e dytë, Berishën e dytë, pastaj Ramën dhe përsëri gjërat kanë vajtur keq e më keq? Si mund të veprojë një qytetar që e ka humbur edhe shpresën e fundit se diçka mund të përmirësohet, pasi e ka parë se të gjithë janë njësoj?

Këtyre pyetjeve, të gjithë ata që ndjejnë empati për Mirelën, por që dënojnë metodat e saj ekstreme, i japin përgjigje që shkojnë në favor të kastës.

Sipas tyre, njerëzit si Mirela, nëse nuk kanë para për shkollën, duhet të coptohen që të fitojnë pak më shumë. Nëse e arrijnë këtë edhe marrin një diplomë, që nuk veln as sa një tesër partie, duhet të përpiqen që ta rregullojnë këtë anomali. Nëse pastaj figurojnë të papunë, duhet të binden se “ka vende bosh, por mungojnë profesionistët”. Po qe se arrijnë ta kapërdijnë edhe këtë, duhet të mësohen të presin reformën në drejtësi, nëse gjykatat u hanë hakun; duhet të stërviten të shpresojnë tek shëndetësia falas, nëse nuk blejnë dot ilaçet; duhet të edukohen të presin përmirësimin e planit urbanistik, nëse dikush u ndërton në të vetmen hapsirë të gjelbër të mbetur.

Pra, me një fjalë, të gjithë ata që pretendojnë se Mirela theu rregullat e bashkëjetesës sonë të përbashkët, se ajo e teproi me atë që bëri, se e kapërceu të drejtën e saj, në thelb prtetendojnë diçka absurde.

Në pamundësi për të ndryshuar kastën, ata duan të zbusin popullin. Të pafatë për të dënuar shkaktarët e padrejtësve, ata duan të përshtasin viktimat e tyre.

Por, fatmirsisht, ka dhe ca të paktë që mendojnë ndryshe. Që besojnë se për të klithur se gjërat duhet të jenë tjetërlloj, mund të përdorin edhe vezët edhe salcën. Madje edhe ato si paralajmërim përpara se të kalojnë tek mjete më të forta.

Unë mendoj se studentja nga Fieri, Mirela Ruko, është njëra prej tyre. Ndaj në këtë pikë nuk e shoh, as vetëm si një bijë të dëshpëruar nga varfëria e prindërve. As vetëm si një studente të hidhëruar nga ndërprerja e studimeve. As vetëm si një kamikaze që e ka radikalizuar mungesa e shpresës.

Përkundrazi ajo është e kthjellët. E di se çfarë do dhe se me kë e ka.

Ndaj nxitoi të vërë pak salcë, mbi fytyrat e njerëzve që kanë harruar të skuqen. (Lapsi.al)

35 komente në “Andi Bushati: Pak salcë mbi kryet e njerëzve që nuk skuqen”

  1. tironci says:

    sa i varfer ne argumenta o bushat. je bere varikars fare. nejse. sja vlen me te lexu ty me

    1. mirel says:

      Kush eshte i vafer ne argument? Andi!??
      Cfare debileje

    2. Sopiqoti says:

      Bushati ?Medioker ne te gjitha drejtimet.Me ato qe thoteas ne WC nuk shkohet pa le te na japi mend kur nuk i ka as vete.

  2. vasili says:

    Bravo shkrimi i duhur per keta njerez qe duan te duken ndryshe dhe ndryshim nuk shohim ne horizont e jo para syve.Pse droga nuk po vilet ne malesine e Voskopojes me Moglicen.Pse zbohet dhe cobani tu jape uje tufes. Se kuptoj impenjimin e POLICISE pse TAPI QENDRON LARG PARCELLAVE DHE PUNIMET NDERPRIHEN NE VITHKUQ E SHTYLLE TE KORCES.Legena me cizme hajdute ordinere.Denohet fukaraj per pese rrenje te qelbura dhe preferohet BOSI me dhjetra mijera RRENJE.

    1. Romeo Guraziu says:

      Po shokut Hisni a I hodhi dikush boje? O ju jeni trapa. Ajo studentia eshte nje koker injoranteje dhe ju beheni bashke me te. Epo injorantet gjithmone kane qene bashke.

  3. Klaudio says:

    Shume analize e sakte. Mirela u tregua nje femer me “BOLE” dhe hallall ja befte zoti per veprimin.
    Imponimi i deshperuar ndaj “rilindesve” duhet te marre fund.

  4. sofia says:

    Vetem ne qoftese ti Bushati paske relacione shume te aferta me ate vajzen nga Fieri qe ti ka thene mendimet ne nje moment delikat dhe as pak favorizues per tu sjelle si gazetar. Bere komklyzione dhe na gjete ate qe i kish humbur asaj “me shume se kaq”. Je nje gazetar medioker por si gjithe ata te Kristalit apo plepave, ha buke me mire se ata te exelcave.

    1. mirel says:

      Ja dhe bucja qe vetem ne kete linje arsyetimi te piset mund te mendoje.
      Eshte si te ushqesh kelyshet e minjve me llum gjirizesh.
      Nuk mendojne dot me shume.

  5. Tirona says:

    O Bushat…e luan bukur detyren qe te kane lene paraardhesit e tu.Ne kaq vjet sigurisht qe eshte analza me e dobet qe kam lexuar.Sic duket shterove…….!

  6. ttt says:

    Sipas teje mua qe nuk me pelqejne gazetaret e sotem ne Shqiperi me lejohet te bej cfardo lloj gjesti mbi ta neper takime mbledhje apo kudo qofshin ata.TRAP.

    1. mirel says:

      Kujdes me konkluzionet ti tttt trr trrrrrr
      Gazatari nuk po te miraton ndonje reforme ne xhepin e xhaketes. As po te dergon ndonje fature pagese..

      1. ttt says:

        Te jesh i sigurt se me gazetari ndryshe nuk do te ekzistonin keta politikane…..jane te lidhur bashke fale klientelizmit.

  7. majlinda says:

    ti Sofia bashke me tironcin te hapni barkun…

    1. sofia says:

      Majlinda, emer i bukur se ke lindur ne majin e luleve, por kujdes fundin e barkut se bie ere e keqe.

  8. mirel says:

    Te lumte Andi.
    I ke thene drejt dhe sakte te gjitha.
    Krimbat qe jane prekur nga salca nuk jane tjeter vecse sorrat e politikes qe presin te hane nga gjaku i kufomes popull.
    Kjo vajze tregon qe kufoma nuk eshte plotesisht e vdekur.
    Ka shenja ngjalljeje..dhe duhet te ringjalket.
    Ajo qe jerkoj nga ty eshte qe ta ndihmosh me te gjitha menyrat kete vajze qe po mundohen ta kriminalizojne. Te gjithe duhet ti dalim krahe kesaj dallandysheje te protestes.

  9. enzo says:

    I lumte dora Znjsh. Ruko dhe do zoti per te tjereve (nga shqup-i te rilindja) t’u vije jo kaq lehte por nga ndonje si puna e Avni Rustemit se s’mban me uje pilafi.

  10. Fshatari says:

    Kam filluar MOS ta lexoj me kete loqen

    1. mirel says:

      Po katundar hesapi, c’ mund te presesh

  11. Fori says:

    Ajo qe Andi nuk kupton eshte liria e te shprehurit dhe veprimit keto tre vjet ! Gjithashtu ai dhe ajo goca nuk po kuptojne qe jemi ne kapitalizem dhe kapitalizmi ka rregullat e veta, por nje pjese e shoqerise shqiptare kujtojne me nosatalgji dhe duan disa gjera te komunizmit por ama duan edhe me te mirat e kapitalizmit, dmth duan nje shartim socialo-kapitalist. Te na e thote Bythethati si arrihet tek kjo.

  12. BARDH HAXHIHYSENI says:

    O BUSHAT O VEMJE ,NGELE GJYSMAK ME KETO HAMENDESIME,NJESOJ SI GJYSHI I JOT.SI TI VLERSON DHUNEN ,SUPOZO SIKUR TE TE GODAS TY DIKUSH .APO JE GAZEKAR TI DHE ………..NUK E DI SI TE PAGUAJN TY ME KETO HAMENDESIME QE SI HYJNE KUJT NE PUNE DHE NUK JAPIN ZGJIDHJE.KE THENE NJEMIJ E NJE TE ZEZAT DHE SKA MENDUAR KUSHE TE HEDHE NDONJE KUTI ME BOJE KEPUCE TE ZEZE.POR MJAFTOHEN TE TE THONE SE SA I NDYRE JE.

  13. Moni says:

    Bravo Andi. Komunizmi do te fitoje. Sadoqe duket sikur kjo kauza ka humbur, por me njerez si Mirela Ruko dhe te rinjte e tjere komuniste rreth saj, nuk eshte e larget dita qe do te rrezohen shfrytezuesit e shtresave te varfra te shoqerise.
    Aq me teper qe sot keta te rinj kane perkrahjen edhe te komunisteve me te vjeter, si Sali Berisha, Genc Ruli, Genc Pollo, Tritan Shehu, Ritvan Bode, Kastriot Islami etj.

  14. Dorina says:

    Bravo Mirela! ketyre plehrave u duhet rene me comange kokes here tjeter!

  15. Jimi says:

    Ti more nipce ! Sot qe liria e shprehjes dhe e protestes eshte e garantuar, jo vetem me ligj, se me ligj ishte edhe dje por…., Sot ajo eshte e garantuar edhe prajktikisht. Dhe pikerisht, sot ti ke kurajon dhe guximin, qe hapur dhe pa patur frike se munde te ndodhe dicka, te kritikosh , te ofendosh , te kercenosh, madje dhe te dhunosh kedo qe ty s’te pelqen qofte ky qytetar i
    thjeshte apo politikan a shtetar!
    Po mire more nipce, sa pershtypje qe te beka , qe disa komentues apo opinion me i gjere se kaqe, nuk e mbeshtesin kete dhune ,e cila del pertej kufirit te protestes! TY sot te duket, si nje shkelje e te drejtes per te protestuar!?
    Po dje more qafir , kur Mero Baze u rreshtua ne brezin e pare te njerezve opinionisteve apo analisteve qe kritikuan politiken e mbrapshter te qoftlargut, dhe vetem pse kritikoj! ja dogjen gazeten, madje shkuan edhe shume me thelle, falangat naziskine te qoftelargut e kercenuan me jete! Ti more edepsez , ku ishe ? Mire qe nuk kishe bythe te beje ate qe beri Mero, por te pokten te solidarizoheshe me te!?
    Dje mbuloje koken si struci kur qoftelargu shkelte me te dyja kembet lirite e te drejtat e njeriut! Cuditerisht sot kur njeriu tejkalon te drejtat dhe lirite qe i jep kushtetuta, ti me njezell te madh del ne mrojtje te anarshise!?

  16. NjeQytetarOptimist says:

    O Busho.. Po sikur te te hedh une dhe salce ne koke per nje editorial gazetoresk amatorial ?!?! T’ja bej dhe Fantomasit te Opjumit, Lubonjes qe na humbi punen me gjithe ate idjotin tjeter qe I shkruan Ambasadorit Amerikan.. Po si e justifikoke nje akt te tille me veprime fizike ?!?! OOO BUSHAT !! POPULLI KA VOTEN OR TUTKUN.. KETE BEN DEMOKRACIA.. S’TE PELQEN ?!?! MOS E VOTO.. KUSH TE JEP TE DREJTEN TY O KARABUSH TE FYESH FIZIKISHT PERSONIN ?!?! O IDJOT I PRAPAMBETUR QE VETEM PER HUR E LITAR MENDONI.. KURR MOS TE SKUQEN OR GOMAR.. TI HIQI ME VOTE.. JE PAKICE ?!?! RRI URTE DHE MOS PROMOVO AKTE FIZIKE QE TURPERON NJEREZ INTELEKTUAL.. JESUS, WHAT A FREAKING MORON YOU ARE..!!

  17. vjola says:

    Po ti andushke a skuqesh ndopak ?

  18. xx says:

    Bushati Ti shkruan pallavra sepse si gazetar duhej te ishe ne dijeni per reformen ne arsim.Dhe po ta njihje sado pak,nuk do flisnje keshtu.Mbase edhe ty te pelqejne korrupsioni ne arsim,.,ku blehen dipllomat,ku ”studentet” rrine gjithe diten kafeneve, etj,etj.Prandaj mos u dil krahe akteve te tilla.

  19. I ngritur nga varri says:

    Gjyshi Hysni me tha te te puth ne balle

  20. D. Didani says:

    Idiot gazetar! I politizuar ,i indoktrinuar,i mllefosur ! (Ky eshte misioni yt?)….Lere gazetarine,futu ne ndonje parti qe te justifikosh gomarlleqet !

  21. don says:

    Ky nuk diskutohet qe ka mungese inteligjence ose profesionalizem gazetarie. Ja pse eshte turp te debatosh me kete pis njeri. Eshte shume me poshte ketyre koncepteve. Ky eshte ne nivelin kokes se loqes.

  22. Alba says:

    Një shkrim i arrirë dhe tepër aktual për situatën e krijuar nga masat e rrepta ndaj abuzimeve nëpër universitetet shqiptare, por aspak lehtësuese për shtresën e gjerë dhe të varfër të atyre studentëve që kërkojnë të ndjekin studimet duke kaluar me orë të tëra mbi libra.
    Jam dakort të mbyllen universitetet që shesin diplomat dhe nuk japin asnjë vlerë të ashtuquajtur “ajoutée” (të mbishtuar) për shoqërinë shqiptare. Por nuk jam dakort të pengojmë apo të frenojmë dëshirën e “njerëzve të varfër ” për të ndjekur studimet e larta, për t’u bërë dikush që të kontribojnë në përmirësimin e jetës së shoqërisë shqiptare në të ardhmen. Pra, nuk jam dakort me sistemin e tarifave të regjistrimit nëpër universitete, duke e ditur që rroga mujore e shtresës mesatare në shqipëri është shumë më pak se 200 mijë lek të reja. Imagjino shtresat e varfra që mezi e kalojnë muajin!… Kjo reformë arsimimi duket e cekët, pasi ka harruar të aplikoj mekanizma lehtësues që ndihmojnë shtresat në nevoj e të varfra për të ndjekur studimet si gjithë të tjerët.

  23. liqeni says:

    pinjoll i ish bllokut, bythlepires gjate gjith jetes . . .

  24. muli says:

    Te lumte Andi! Si gjithmone me pelqejne shkrimet dhe analizat e tua. Je shume i sakte. Te lumte!

  25. Alidemsi ri says:

    Firma MIREL vetem per kos dhe qumesht shquhet,prandaj mos na jep shume mend per secilin se na cave domaten…

  26. robert says:

    Bushat Salca eshte per te gatuar por ti meritin te te hedhin MUT ne fytyre

  27. robert says:

    Bushat si person publik qe je dhe per pallavrat qe shkruan edhe mua me lind e drejta te te lyej me Mut suratin , dhe mbaje mend po nuk e bera ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje