Basha s’ka arsye t’i kërkojë ndjesë Olldashit. Boll mos të tallet më!

Mero-BazeNga Mero Baze

 

Lulzim Basha ka premtuar se do të ndryshojë Partinë Demokratike, do ta hapë atë, do bëjë zgjedhje në çdo dy vjet për kryetarin dhe do t’i japë mundësi kujtdo të bëhet jo vetëm deputet, por dhe kryetar i saj.

Premtime të tilla për partitë, bëjnë zakonisht liderë që kanë marrë një parti të rrënuar nga autoritarizmi, nga mungesa e rregullave dhe nga pesimizmi që ngjallin në shoqëri.

Një përpjekje të tillë, natyrisht më të sofistifikuar, bëri vetë Berisha në vitin 2005, duke bërë një hapje të kontrolluar të partisë dhe një “amnisti” të paguar me shpërblime për gjithë kundërshtarët e tij në vite. Lulzim Basha është pjesë e njerëzve që u përdorën për atë skenar.

Tani përpjekja e tij për të përsëritur teatrin e Berishës më 2005, ka disa probleme.

Diferenca me Berishën është se Berishës i kishte lezet ajo lëvizje, pasi i quhej si ndjesë personale për çfarë i kishte bërë partisë dhe kundërshtarëve të tij në parti. D.m.th, kur Berisha thoshte do hap partinë, do sjell fytyra të reja, do thërras gjithë fytyrat e vjetra në parti etj, ishte duke thënë “Më falni” për mënyrën se si jam sjellur. Dhe kjo i jepte pak lezet gjithë skenarit.

Unë nuk e di në emër të kujt po kërkon falje Lulzim Basha sot, pasi ai duhet të pranojë fillimisht, kush është fajtor për mungesën e demokracisë në parti, kush është fajtor për zgjedhjen e urdhëruar të tij në krye të PD, pa garë, dhe me dhunë institucionale ndaj kundërshtarit. Dhe mbi të gjitha, imazhin e kujt do të rregullojë Basha, të vetin, apo të Berishës?

Prandaj, para se ta bëjë këtë premtim, ai duhet të konstatojë asfiksinë e Partisë Demokratike, nxjerrjen jashtë loje të strukturave të saj për shkak të mungesës së rregullave të lojës, betejën e pacipë ndaj çdokujt që ka mendim kritik për partinë dhe ndaljen e linçimit, edhe të atyre zërave që nuk dëgjuan partinë, si Aldo Bumçi, por interesin e Shqipërisë, për të votuar pro integrimit në Bruksel.

Nga ana tjetër, Basha duhet ta bëjë këtë lëvizje për të ngjallur shpresë brenda PD, dhe jo në emër të makthit që ka për të ardhmen e tij. Shpresa vjen nga ideja se demokratët mund të kenë mundësi të heqin dhe Bashën nëse nuk fitojnë zgjedhjet me të. Por në të vërtetë, Basha po e bën këtë pikërisht për të kundërtën, që në emër të gjoja hapjes dhe ndryshimit, të forcojë strukturat me njerëz fallco për të mbrojtur veten pas zgjedhjeve të vitit 2017. Pra, jo vetëm që nuk e bën në emër të shpresës, por e bën në emër të makthit që ka për të ardhmen e tij.

Si përfundim, që Bashës t’i besohet hapja dhe demokratizimi i partisë, atij duhet t’i besohet mbyllja dhe hermetizimi i PD.

Në fakt, Bashës as këtë të keqe nuk ja njohin për meritë. Ai në fakt, as për këtë nuk është fajtor. Ai ka marrë një parti ku u emërua dhunshëm nga Berisha, duke shkelur çdo rregull në garë dhe vet statutin e PD. Ai imponoi votim të hapur, linçim të krerëve lokalë që mbështetën kundërshtarin dhe izolim të tij pervers, edhe nga bashkëpunëtorë që i ka pas miq personalë në po atë parti.

Të gjitha këto nuk u bënë nga Basha, por nga Berisha. Së paku po t’i kishte bërë Basha, do t’i merrej tani si kërkesë ndjese për çfarë ka bërë. Por atë nuk e ka fajësuar askush si u soll ndaj Olldashit. Të gjithë e dinë, që e bëri Berisha. Prandaj, para se Basha të flasë për një përpjekje për ndryshim, duhet të na bindë nëse ka marrë apo jo leje nga Berisha për këtë? Vetë Bashën nuk e llogarit njeri për armik në PD. As atyre që u ka rënë më qafë, pasi të gjithë kanë në mendje Berishën. Aty vetëm presin të shikojnë nëse ky bën ndonjëherë një gjë, qoftë dhe të vogël, me mendje të vet. Se pastaj do të ndodhë si me atë kritikën për ligjin e plehrave të Berishës, që doli Berisha një ditë më pas dhe tha, i dhashë vetë leje Bashës ta kritikonte.

Është e rëndësishme ta dimë këtë. Se nëse nuk ka marrë leje, edhe pse nuk do bëjë gjë, është hap goxha i madh. Të tjerat ndodhin vetë.

I vetmi që e ka pësuar nga vendimi i Berishës për t’u zgjedhur Basha kryetar, ka qenë Sokol Olldashi. Ai tani nuk kërkon më asgjë. Nesër mbush tre vjet që ka ikur dhe do të duket si një tallje e madhe, në vend të një falje të madhe, kjo që Basha kërkon të thotë.

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Basha s’ka arsye t’i kërkojë ndjesë Olldashit. Boll mos të tallet më!”

  1. * says:

    Ishte Majlinda qe “nuk degjoi partine” duke votuar ne KE jo Aldo,korrigjoni shkrimin.

    1. ASSASSINOS says:

      Sali Bisha dhe Lulzim BIsha janë përfituesit kryesorë nga vdekja e dyshimtë e Sokol Olldashit. Lulzim Basha nuk akuzohet se ka gisht në vdekjen e Sokol Olldashit, por pas aksidentit misterioz të Sokol Olldashit, Basha arriti qetësinë e humbur, duke qeverisur PD pa rivalë. Sokol Olldashi ishte absolutisht rivali më potencial dhe më i rrezikshëm për pozitat e brishta të Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike si dhe për influencat e familjes Berisha në PD. Olldashi nuk ishte thjeshtë një rival i Bashës për kreun e PD në zgjedhjet e korrikut 2013, po ai ishte kërcënim permanent për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Si njohës i thellë i strukturave, Olldashi sapo kishte nisur një lëvizje të re në PD, ndërsa ai mund ta rrëzonte Bashën në zgjedhjet e para që do të humbte. Nga ana tjetër, Lulzim Basha nuk mund të merrte asnjë lëvizje politike, për shkak të mosmiratimit të linjës së fortë të Olldashit. Ky i fundit kishte jo vetëm strukturat më vete, por edhe shumicën e grupit parlamentar dhe forumet e larta drejtuese të PD. Tashmë, i humb apo jo zgjedhjet e radhës, Lulzim Basha do të vegjetojë qetësisht në krye të PD pa u trazuar nga asnjë kundërshtar i brendshëm. Dështon apo jo si kryetar i opozitës, pozitat e Lulzim Bashës nuk i lëkund askush, pasi makthi i tij më i tmerrshëm, Sokol Olldashi, nuk jeton më. Ndërkaq, tre javë pas aksidentit të Sokol Olldashit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpalli zgjedhjet në të gjithë piramidën e funksionimit të partisë më të madhe në opozitë, duke marrë nën kontroll strukturat. Deri atëherë Basha i kishte bllokuar zgjedhjet në PD. Ndërkaq, nguti i Bashës, për t’i paraqitur si të mrekullueshme raportet me Sokol Olldashin, e bënë më të dyshimtë vdekjen e këtij të fundit. Basha tentoi ta paraqiste Olldashin si krahun e tij të djathtë në aksionin opozitar. Madje, Basha arriti deri aty sa të sajonte amanete dhe takime imagjinare.

      Vrasje apo aksident

      Vrasje apo aksident. Kjo është dilema e madhe që mundon sot shumë kënd. Ka dyshime se pas vdekjes më misterioze dhe enigmatike të dekadave të fundit, fshihet një dorë misterioze. Për këtë aksident ka një raport të prokurorisë dhe një ekspertizë, por askush nuk i beson. Ekspertiza nuk besohet pasi është kryer në mënyrë të paligjshme, ndërsa ekspertët shqiptarë konstatuan dëmtime në kokën e të ndjerit Olldashi, të cilat nuk kanë lidhje me aksidentin.Po ashtu, persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë. Në vendin ku aksidentua Sokol Olldashi, fillimisht kanë shkuar disa deputetë të PD, megjithatë zëra se kanë shkuar persona të tjera të dyshimtë. Po ka shumë fakte të tjera që i shtojnë dyshimet.

      Ja arsyet që pas aksidentit të Olldashit fshihet dora e njeriut

      1. Prokuroria fshehu 10 muaj me radhë raportin për Sokol Olldashin.
      2. Prokuroria e publikoi raportin pasi vëmendja për ngjarjen u fashit.
      3. Në raport thuhet se dyert e makinave ishin të hapura, ndërsa xhamat të pathyer.
      4. Raporti konstaton njolla gjaku jashtë makinës.
      5. Në konkluzionet e prokurorisë nuk thuhet shpejtësia e makinës.
      6. Prokuroria flet për sekuestrimin e pamjeve filmike të tunelit, por i fsheh ato.
      7. Prokuroria pohon se ka zbardhur tabulatet telefonike, por nuk i zbardh ato.
      8. Në raport bëhet një përshkrim i hollësishëm për veshjet e viktimës, por nuk thuhet asgjë për portofolin e vjedhur.
      9. Viktima po udhëtonte me një shpejtësi të ulët, 45 km/h, që nuk justifikon pasojat e aksidentit.
      10. Sipas ekspertizës, kushtet teknike të makinës kanë qenë të mira.
      11. Makina nuk është rrotulluar në mënyrë të njëpasnjëshme.
      12. Makina nuk ka rënë nga një lartësi e madhe.
      13. Makinat e kishte sistemin e frenimit në parametrat normale.
      14. Lëngu i timonit hidraulik ka qenë në nivelet duhura.
      15. Sistemi i drejtimit të mjetit operon plotësisht në të dy drejtimet.

      16. Makina ka dalë nga rruga në një terren jo i thyer, që nuk justifikon pasojat.
      17. Kushtet atmosferike ishin me reshje, duke favorizuar fshirjen e gjurmëve.
      18. Ekspertiza krijoi alibinë se reshjet e shiut kishin fshirë provat në vendin e ngjarjes.
      19. Strukturat e policisë prishën provat, duke marrë me shpejtësi makinat me karrotrec si dhe duke mjegulluar rrethanat e ngjarjes.
      20. Persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë.
      21. Media u mbajt dy orë larg ngjarjes.
      22. Dëshmitë ishin kontradiktore për aksidentet.
      23. Munguan konkluzionet dhe procesverbalet e këqyrjes së vendit të ngjarjes nga policia dhe prokuroria.
      24. U vonuan aktet e ekspertimit autoteknik të mjeteve ku u gjend trupi.
      25. Është aluduar gjithmonë se ka pasur një njeri të dytë që shoqëronte viktimën.
      26. Policia u vonua 24 orë për të dhënë qëndrimin zyrtar mbi ngjarjen.
      27. Policia nuk sqaroi se sa persona ishin në makinë.
      28. Pas izolimit të Topallit, Sokol Olldashi ishte kundërshtari i vetëm i dyshes Berisha-Basha në Partinë Demokratike.
      29. Sokol Olldashi ishte pengesë për planin e dyshes Berisha-Basha për të diktuar krerët dhe anëtarët e forumeve të larta të PD në zgjedhjet e dhjetorit.

      30. Sokol Olldashi do të niste një aksion për të kundërshtuar mënyrën e të bërit opozitë nga dyshja Berisha-Basha.
      31. Sokol Olldashi do të kërkonte një analizë për humbjen e thellë në zgjedhjet e 23 Qershorit, gjë e cila do të shmangej nga Berisha-Basha.
      32. Sokol Olldashi përfaqësonte linjën politike-ekonomike më të fuqishme në PD.
      33. Sokol Olldashi do të kërkonte largimin e Bashës menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të para përballë të majtës.
      34. Sokol Olldashi ishte kthyer në pretendentin numër një për zëvendësimin ë Lulzim Bashës si kryetar i PD.
      35. Olldashi ishte lideri real i PD në jetën parlamentare dhe në debatet televizive.
      36. Sokol Olldashi shihej si rrezik për krijimin e një partie të re në PD.
      37. Sokol Olldashi kishte në planet e tij politike krijimin e një lëvizjet të re politike.
      38. Sokol Olldashi ishte në moshën e duhur dhe në kulmin e karrierës së tij politike.
      39. Ndryshe nga Basha, Sokol Olldashi i njihte në thellësi strukturat e PD dhe jetën opozitare.
      40. Sokol Olldashi gëzonte një mbështetje të gjerë në bazë.
      41. Sokol Olldashi u kthye në figurën më karizmatike dhe polemizuese në PD, duke eklipsuar Bashën, një personazh i lodhshëm për publikun dhe që bazohet në klishe të ngurta.
      42. Olldashi po afrohej me amerikanët pas pozicionimit të Bashës kundër Arvizu.
      43. Sipas ambasadorit amerikan, Olldashi kishte planifikuar zhvillimin e një vizite në SHBA.
      44. Sokol Olldashi dinte shumë për aktivitetin e Sali Berishës në tetë vitet e fundit.

      1. Skypion says:

        Normalisht,sot,do te duhej te kishte nje editorial per samitin e diaspores ,nga analisti yne.
        Por,nuk ka nje te tille.Arsyeja eshte e thjeshte:spektakli i pergatitur nga Edi Rama,deshtoi per shkak te zgjedhjes se Trump si President i ShBA-se.
        Ne rast te kundert,do te kishim nje editorial kushtuar pikerisht ketij samiti.Por,ja qe fati u tregua i pameshirshem me Ramen.E bashke me te edhe me gjithe aradhen e mbeshtetesve te tij,qe kishin shume endrra,te cilat,ishin pergatitur t’i kremtonin ne nje varg spektaklesh,qe do te kulmonin me kete samitit e famshem.
        Keshtu,analisti yne i kthehet targetit te tij te preferuar: opozites…
        Ka shume mllef ne kete shkrim te analistit tone,pikerisht se festa e madhe u prish.Eshte mllef,jo per cka po ndodh ne PD,e cka thote Kryetari i saj Basha,por per shkak se festa e madhe,per te cilen ishin pegatitur,u prish.Ne pamundesi per te sulmuar “shkaktarin” e saj te vertete,qe eshte shume larg e shume lart,analisti yne sulmon …Bashen!
        Megjithate,per te respektuar analistin tone dhe “analizen” e tij te improvizuar,po themi edhe ne mendimin tone ne lidhje me te.
        Lulzim Basha,si kryetar i PD-se dhe lider i opozites,ka me te vertete shume sfida.I ka,i ka pasur dhe do t’i kete,persa kohe te jete ne krye te saj.
        Natyrisht,qe ka vend edhe per kritika,te cilat nuk po ia kursejne,me teprime te skajshme,gjithe “‘miqte” dhe armiqte e tij.Brenda dhe jashte PD-se.Brenda dhe jashte opozites.Nga politikane “opozitare” e kundershtare.Nga analiste te varur e te pavarur.
        Kam pershtypjen,se u duket target i lehte per tu sulmuar.Sidomos nje pjese e tyre,qe kane interesa te drejtperdrejta.per cka ndodh ne Partine Demokratike.
        Kritikat e ketyre te fundit,kane qellim intimidimin e Bashes.Ata kane nje droje per fatin e tyre politik.Nuk e dine akoma se cdo te behet me fatin e tyre ne PD.Basha,deri me tani,nuk ka dhene ndonje sinjal sinjifikativ ne lidhje me kete.Edhe pse provokimet kane qene te shumta.
        Nje nder keta,eshte edhe e famshmja Majlinda Bregu.Po shihet se edhe ajo na paskesh njefare klani te sajin.Politik dhe mediatik.Madje edhe nje portal,qe i ben pr-ne.
        Megjithe heshtjen e Bashes,heshtje te cilen, provokatoret po e perjetojne me shume nervozizem.Nuk ka nervozim me te madh,sesa kur nuk merr reagim ndaj provokimit.
        Sa me shume hesht Basha,sa me stoik qendron ai ndaj provokimeve,aq me nervoze behen provokatoret.Aq sa te duket sikur jane gati t’i thone: he more ,pse nuk flet per,bie fjala,Majlinda Bregun qe po te sfidon kaq hapur dhe kaq paturpesisht?!!
        E Basha,prape hesht…
        Une,te jem i sinqerte,nuk e di dhe as kam ndonje ide se c’mund te beje Basha me keta provokatore.Keta brenda partise se tij e kam fjalen.
        Por,duke patur “privilegjin” e nje te jashtmi qe se lidh asgje me politiken,do t’i sugjeroja atij,qe te mos intimidohet nga lehaqenesit politike dhe mediatike.
        Ai duhet ta kete parasysh,se demokratet e thjeshte,ata qe nuk e kane braktisur kurre PD-ne,edhe ne momentet kur shume nga “udheheqja” e kishte braktisur ate,shohin gjithcka qe po ndodh.
        Ata nuk do t’ia falin kurre,nese intimidohet dhe lejon ndoca karrieriste/e,nese kompleksohet nga protagonizmi i tyre dhe mbeshtetja qe ata kane nga lehaqenet e tyre mediatike.
        Une po marre vetem rastin e Majlinda Bregut,e cila eshte bere gazi i botes me flirtet e saj me Edi Ramen.Nuk ka portal,gazete e televizion,qe nuk aludon hidhur per kete flirt,duke e bere objekt batutash.
        Une do t’i thosha zotit BAsha,por edhe te gjithe te tjereve,qe mund te “skandalizohen”,vetem te imagjinoje per pak,vetem per pak nje Majlinda Bregu te ngjashme ne PS-ne e Rames?!
        Eshte e paimagjinueshme!Kush do ta toleronte nje shkerbythje te tille (sepse shkerbythje eshte protagonizmi i saj arrogant,prepotent,qe nuk pyet per norme e rregulla te grupit politik qe i perket)?!
        A mund ta imagjinoje kush,se si do te sillej Rama me nje te ngjashme ne partine e tij?!Te gjithe e marrin me mend.Nuk po e themi,sepse,vetem fjalet rrugacerore,te pahijshme per kete forum te respektuar dhe me etike te Tema-s sone,mund ta pershkruajne ate!
        Te vetedijshem per pabesine e tyre,keta provokatore,si kundershtare te BAshes ne PD,edhe ndihes te tyre jashte saj,i thirrin ne ndihme shpirtit te te ndjerit,Sokol Olldashi.
        Dhe,kjo eshte nekropolitike.Nekropolitike e paster.Te shfrytezosh te vdekurin per qellime te uleta politike!
        Eshte kjo arsyeja,se pse i perbuz dhe pse kam kaq shume neveri per keto plehra!
        E shfrytezoi nevrastenikja,histerikja Mesila ,Mesia e palmave.Pashpirterisht,per te justifikuar kalimin e saj ne nje vend te sigurt dhe komod,tek PDIU-ja(aty eshte me e sigurte,si deputete,se ne PD;per nje sere arsyesh objektive,qe nuk eshte rasti ti themi ketu).
        E shfrytezon kanakarja e RAmes,Majlinda,si ingredient ne protagonizmin e saj,per te intimiduar Bashen.
        Ne kushtet e degradimit total te kundershtarit te tij politik, Basha si rralle lider opozitar me pare,ka privilegjin te nise nje PASTRIM te madhe ne PD.
        Te gjithe po i thone se duhet ta beje kete.Le ta beje.
        Ka ca ,nga keta “te gjithe”, qe i kerkojne te jete… selektiv… domethene,te pastroje ca plehra,e te lere ca te tjere!
        Keta rrufjane,jane pikerisht ata qe duan ta intimidojne Bashen,ne lidhje me qendrimin e tij,akoma te paditur,ndaj spurdhjakeve/spurdhjakeve qe i bejne karshillek fyes ne syte e opinionit publik,por edhe ndoca xhaketa te vjetra blu,qe megjithese jane po aq te vjeter ne politike sa Sali Berisha,bile edhe e pershendesin doreheqjen e tija(!!!), per veten e tyre mendojne se jane akoma re rinj…se kane akoma c’ti japin politikes!
        BAsha duhet ta pastroje partine e tij nga keto plehra.Le te bertasin lehaqenesit e tyre mediatike,edhe moralistet e “pavarur” mediatike.Qellimi i tyre eshte vetem e vetem ta intimidojne.Nje lider i vertete nuk intimidohet kurre.Aq me pak nga ndoca mashtrues te opinionit publik,nga ndoca shamane mediatike,apo moraliste te tille,qe te gerditin me moralizmin e tyre bajat.

      2. Dyrrahu says:

        E degjova kengen per Olldashin, kenduar nga Patosi, e lexova Editorialin e Meros, e lexova komentin e ASSASSINOS, nje gje me detyron deri te pyetjet:
        Pse gjithe keto raste tragjike e rendojne Shqiperine?
        Pse tragjedia i kape te gjithe njerezit qe lidhen me Sali Berishen?
        Pse Vdes Olldashi, figura emblematike e PD-se?
        Pse vdes Gramoz Pashku?
        Pse vritet Azem Hajdari?
        Pse Trebicka vdes?
        Pse vritet Remzi Hoxha?
        Meqenese eshte fjala per Olldashin dua te them se ate njeri, pavaresisht qe ishte ne PD e kam cmuar. Me pati ardhe keq qe e vune kandidat per kryebashkiak te Tiranes. Mendja ma thote qe e nominuan kandidat vetem per ta djegur sepse dihej se do te humbiste perballe “bulduzherit” Rama.
        Djallezia e Sali Berishes per ta ngritur artificialisht Lulzim Bashen dhe per t’i treguar Olldashit se Luli eshte me i forte e vuri Lulin perballe Rames, por kesaj radhe do ta mund Ramen me cdo kusht dhe keshtu beri. I prishi kutite e mbushura te votimit, i vodhi votat, futi kuti te parambushura, vendosi roje te kutive njerezit e tij dhe beri cfare jo per t’ia dhurua Bashkine Lulit.
        Luli, nje rob i degjueshem mund te vjedh, mund te vret dhe mund te zgjedh cdo post partiak e shteteror vetem t’ia mbuloje te berat e tmerreshme Sali Berishes.
        Merreni me mend, keta njerez kerkojne drejtesi! Drejtesia per ta eshte qe cdo gje te sillet rreth tyre dhe askush mos te kete qasje ne vendet dhe vendimet shteterore.
        PRANDAJ VETTINGU NUK BEN.
        Do te mundohen qe ta zhbejne ate qe e kane votuar.

    2. sakte says:

      O *,lexoje edhe njehere po deshe,se Mero e ka shkruar mire.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Pse lodhesh,Basha eshte vetem “maska” e ballos !

  3. Labi100 % says:

    Lexoje mire artikullin o anonim me “thurje” mos ja fut si kau peles tani o shoku “fshatar”…

  4. shvejk says:

    Assassins , Nese ishte vrasje apo aksident nuk ka asnje rendesi , sepse kjo nuk ndryshon faktin qe Olldashi ishte i gatuar nga i njejti brume i Bashes dhe i Berishes.

  5. Peco says:

    Une nuk e di nese do t’ma botojne kete koment, por per te qene i sinqert, raportin Berisha- Olldashi, une mund ta krahasoj vetem me raportin Hoxha-Shehu. Ashtu si Shehu ka qene nje kobure e poshter ne duart e Enver Hoxhes dhe eshte zbrazur sa here ai ka patur nevoje, e njejta gje mund te thuhet edhe per Olldashin, nje kobure e neveritshme e Sali Berishes. Ndaj, nuk eshte per tu cuditur, qe si Shehu dhe Olldashi paten te njejtin fund.

  6. leka says:

    Vetem ne halene tone anadollake,Arnautistan,vazhdon te mbetet jashte hekurave,nje capacul zhurmues genjeshtar,llafazan,mega-hajdut kriminel dhe qe me paaftesine e tij,ja ka shtuar madhesine bemave te tij te ndyta,karshi ketij vendi.
    Dhe pse jo,kur kryeministri,ben ´´trimin´´ e madh dhe ordiner ne politiken e jashtme,brenda vendit fut bishtin ne shale dhe vazhdon te diskutoje pa fund per seksin e engjejve.

  7. Demokrati i vertete says:

    Të kuptojmë taktikat. Seshpejti do dalë Saliu të thotë këto që deklaron Luli. Siç ka ndodhur edhe më parë, urdhërohet luli për të bërë autokritikë pastaj del Saliu dhe e plotëson .Manovra për të mbushur mëndjen militantëve se ja pd-ja po merr kthese dhe gjoja tregon se vertet është parti me parime demokratike. Qëlllimi për të mos dhënë llogari realisht dhe për të vazhduar demmogagjine për të vazhduar të drejtojnë me gënjedhtra për të tjerët por për tu pasuruan klani i tyre që po shkatërron vendin . Është parti që e thotë hapur që.është kundër reformës ne drejtësi, sepse do që të jetë ajo në qeveri kur të merret hapja e negociatave. E gjithë kjo lojë bëhet se Saliu ka.mbështetjen e plotë të LSI-së. Demokrsti i vërtetë

  8. Skerdi says:

    Nje gje nuku e morrem vesh ore Shoku Baze. Ti je qe te behen a te mos behen zgjedhje neper partite shqiptare? Se per cdo gje tjeter shkrove ne kete artikull, pervecse per temen qe premtove…

  9. em says:

    PD ka festen e eleminimit te nje kundershtari te lul bashibozukut….
    Imagjinoni:
    Vritet Fatmir Xhindi i PS te pragu shtepise nga grupi ciftelia..mbahet vetem 1 minut zi ne parlament..
    Vriten si qener olldashi me hajdarin te dy ne dite me shi te madh….dhe kthehet morti ne “dasem”
    Olldashi e kishte mbushur kupen per tu egzekutuar
    -si rival absolut i yllit ne ngjitje
    -si deshmitar i dyshimte ne vjedhje dhe vrasje te gestapos berishes
    -si nje politikan qe bente jete te shthrurur
    -kishte lidhje me grupe te rrezikeshme krimi sidumos ne shijak,fier dhe kukes
    -kishte vene pasuri sheikesh (vetem benzi 150 mije dollare)..etj.
    Nga sa me siper ishte paria e tiranes,mediat,familja qe ky krim me precizion te larte i kryer nga nje mafie inteligjente te mbulohej duke e kthyer varrimin ne “DASEM”.
    Jane dy fakte interesante qe te gjithe mediat raportuan
    1- per nje femer ne makine (olldashi ishte i etur per femra) qe ka sherbyer si karrem per ta cuar ne kurth.
    2-U raportua se krahas kokave te shtetit kishte shkuar ne vend ngjarje dhe shkelzen berisha….cfare statusi ka ky monser pervec se koka e gestapos se dinastise berishajve.
    Me nje fjale egzekutimi i Olldashit eshte krim preciz dhe e njejta dore qe egzekutoi Kosta Trebicken ku mafja me kollare brenda dhe jashte vendit ja ka kaluar dhe asaj siciliane..kujtoni konomin,isa coben,artan santo…
    Ajo qe me cudit eeshte se si ka mundesi qe nipi i sokolldashit nje fare ermalmamaqi kalon ne orgazem sa here flet per berishorrin.
    Eleminimi i sokololdashit do merret nga gjeneratat qe do vine pas 50 vjetesh ashtu si per JFK sot qe mendohet se ishte eleminim “nga te vetet” se kaloi vijen e kuqe..

  10. 21 janari gur kilometrik ne histori says:

    nje mesazh modest per zotin mero
    ……………………………….
    shkaku kryesor qe shkruaj ne kete gazete eshte 21 janari 2011 nje krim makaber i toleruar nga miqte tane dhe qe eshte perdhosur nga edi rama i cili ne vend te hape defteret e krimeve te sali zeherrit ..po hap bunkaret e enverit..pra eshte kthyer ne VAMPIROID..
    ……………….
    edhe olldashi qe ju e mbani me hater eshte nje nga politikanet me agersive me kanibale per 21 janarin..bashke me jozefinen dhe arben imamin
    ……………………………
    edhe per kriminelin lul basha ju i nderuar nga kriminel dhe gangsterr po i quani lider te demonkrateve
    Pse ke ndryshuar zoti mero ??
    As demokrati me i cartur ne shqiperi nuk mendonte ne 21 janar 2011 apo ne 23 qershor 2013 se Vrasesit & tradhetaret e familjes berishorre nuk do mendonte se ne 2016 keta monstra do synojne prape rikthimin e tyre ne pushtet qe do te jete kapaku i arkivolit i atij kombi.
    As socjalisti me i pjerdhur atehere nuk do mendonte se fatet e ketij kombi do vareshin nga kryepornoparlamentari i sotem qe lexueshem eshte nje mi i bodrumeve te ambasadave qe e perdorin si koqe kandari nje here majtas njehere djathtas

    Terrorizohem kur ne gazetat shqiptare lexoj fjalen LIDER per kete Lul bashndyresiren qe i ka lyer duart me gjak shqipatersh.
    Kete udbash nuk e shpeton a puthja e NULANDES..
    AS KINEZERIRAT E DONALD LUSE
    DHE AS ARDHAJE E FAMEKEQIT ARVIZU “RASTESISHT” KETO DITO.
    AS DEKLARATA E DIOGURDIT QE THA PARA DY DITESH QE “NE” E PRUME DJALLIN BERISHE NE PUSHTET NE 1992…..
    BILES AS FYTYRA E BRENGOSUR E EDI RAMES QE E KA KUPTUAR QE ISHTE NJE PERGJEGJE KOMUNLE NGA 2013 DERI NE 2017
    KETE NUK E SHPETOJNE AS KETO ARTIKUJ TE ZAGAREVE TE SALISERBIT SI KY SKYPIONI QE SHKRUAN SIKUR TE JETE I DERGUARI I DJALLIT BERISHE I ATASHUAR TE GAZETA TEMA
    A mund ti thuhet Lider nje lloj spiuni
    Qe jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi

    A mund ti thuhet Lider nje lloj spiuni dyfish

    Se ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    A mund ti thuhet Lider nje lloj manekini ne dore te mafjes nderkombetare.
    qe si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.
    ..
    Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    A mund ti thuhet Lider nje supertradhetari
    qe si minister i jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.

    dhe ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    A mund ti thuhet Lider nje vrasesi kesaj MONSTRE
    qe si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    NUK SHOH NDONJE NDRYSHIM MIDIS LUL UDBASHIT DHE XHAFERR DEVES….MIDIS 4 SHKURTIT 1944 ME 21 JANARIN 2011
    I VETMI NDRYSHIM ESHTE SE I KOLONELI GJERMAN E KRITIKOI RENDE XHAFERRIN ATEHERE ..KURSE ARVIZU I THA YLL NE NGJITJE DHE TANI DONALD LU E KA DOLLIBASH TE REFORMES SE DREQESISE QE KY I FUNDIT ESHTE STRUKUR SI OSO KUKA QE KUR FITOI TRAMPI…

    e fundit..zoti mero mos censuroni komentet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *