Dyshimet për biznesmenin e gjetur të vrarë në Kashar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

vrasjaPronari i një hoteli në autostradën Tiranë- Durrës, u gjet i ekzekutuar mëngjesin e kësaj të premte nga disa kalimtarë në Kodër-Kashar, pranë rezervave të ujësjellësit të fshatit.

Eduard Lleshi, 48 vjeç banues në Kashar, u gjet i vrarë pasi ishte qëlluar nga një automatik kallashnikov, nga i cili ishin shkrehur tri predha me breshëri.

Lleshi dyshohet të jetë vrarë rreth orës 6 të mëngjesin e të enjtes, kur edhe banorët kanë dëgjuar të shtënat, por se kanë menduar se mund të ishte ndonjë gjahtar në zonë.

Ndërkaq një kalimtar i rastit këtë mëngjes ka vënë re trupin të shtrirë, i cili qëndronte me pamje nga qielli dhe aty pranë ishte edhe një automatik “Kallashnikov”, raporton Klan.

Dëshmitari rrëfeu se menjëherë pasi kishte vënë re biznesmenin e vdekur kishte njoftuar policinë në telefon. Ekspertët e policisë thanë se viktima ishte gjetur me armën pranë, ndërsa sipas tyre, pozicioni i qitjes tregonte se ai mund të kishte kryer vetëvrasje.

Sipas hetuesve të policisë, Lleshi, prej disa vitesh vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe depresioni. 48-vjeçari së bashku me të vëllain kishin menaxhuar një hotel në zonën e autostradës.

Ndërkaq policia tha se po heton si pistë kryesore vetëvrasjen, për shkak të depresionit.

Gjithsesi policia thotë se po vlerëson edhe pistat e tjera të mundshme në lidhje me ngjarjen.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Dyshimet për biznesmenin e gjetur të vrarë në Kashar”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    MJAFT ME,me lajme gjaxoresh sunite nga Aleppo………………..

  2. says:

    Konkurenca ose histori dashurie e ka flijuar

  3. Genti35 says:

    Po si mund te vrasesh veten me 3 plumba. Apo plumbi i pare, oh se kisha mendjen, i dyti, prit se sjam mire ne pozicionin e duhur, dhe i treti i verteti.

    Thjesht vrasje e jo vetvrasje.

  4. liza ne boten e cudirave says:

    VETEVRASJE ME 3 TE SHTENA ?????!!!!!

  5. stil says:

    Ato predhat e kallashit quhen fisheke. Se keshtu I kane quajtur shqiptaret ne shekuj. Po ky brez i ri gazetaresh injorante nuk di shqip. Di vetem nje anglishte te çale, nje frengjishte te cunguar, nje italishte per gjynah e keshtu me radhe …

Lini një Përgjigje te Genti35 Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *