Ervin Skela: Momenti më kulmor, fitorja ndaj Greqisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

skelaErvin Skela eshte një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e futbollit shqiptar, me 75 ndeshje të luajtura me Kombëtaren në një prej periudhave më pozitive të saj. Më 17 nëntor, Skela festoi 40-vjetorin e lindjes dhe në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, foli për disa prej momenteve më të rëndësishme në jetën e tij si futbollist i Kombëtares, por dhe për përfaqësimin e Shqipërisë në Euro 2016. Në intervistën e tij, Skela e quajti një krenari faktin që ka mbajtur veshur 75 herë fanellën kuqezi duke qenë kapiten i Kombëtares në po kaq ndeshje, ndërsa si momentin më kulmor cilësoi fitoren 2-1 të Shqipërisë në eliminatoret e Gjermani 2006, ndaj Greqisë të saposhpallur kampione Europe.

Sipas Skelës, entuziasmi te njerëzit ishte i ngjashëm me atë të fitimit të një titullit botëror dhe ajo mbrëmje do të mbetet e paharrueshme për të. Ndërkohë që sa i përket kualifimit të Shqipërisë në Europian i pyetur nëse ndjeu keqardhje që nuk arriti të kualifikohej njëherë me kuqezinjtë në një kompeticion të rëndësishëm. Skela deklaroi se përkundrazi ai ishte shumë i lumtur për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Francë dhe për lojën që skuadra e De Biasit zhvilloi, ndërsa theksoi se ka patur mundësi që në atë periudhë t’i përjetojë dhe ndeshjet në Shqipëri duke prekur nga afër entuziasmin e njerëzve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Ervin Skela: Momenti më kulmor, fitorja ndaj Greqisë”

  1. vc says:

    Sigurisht qe kur fiton nje kampion Europe,kushdo qe te jete ai,eshte e rendesishme,te njeh bota!

    1. Raimond vlonjati says:

      I sakte fare Skela

      Jo vetem per Skelen por edhe per ne tifozat , fitorja ndaj Greqise esht fitorja me e bukur e te gjitha koherave te Kombetares kuq e zi

      Ajo ndeshje dhe ajo Kombetare qe harriti ate fitore jane te Pa-harrueshme

      Edhe titulli Kampion Europe nuk ja ate vlere qe kishte ajo fitore kunder Greqise

      Ishte nje fitore me te cilen ne emigrantet jetonim per dute meuaj te tere Pas asaj ndeshje

      Ne u cmendem nga gezimi se golat u shenuan shum shpejt … dhe ne nuk u besonim syqe si shenuam aq shpejt
      Kur u be goli i oare une po nxitoja me makine rugeve te Michiganit per te haritur ne nje lokal te nje turansi te shifja ndeshjen , mirpo makina ime nuk i zinin frenat fare , dhe kur ndalo a ne nje senafor godita nje furgon nga pas ….
      … Atehere me merr vellai ne tel dhe me thote Gol Shqiperia … U cmenda . I fus gas makines parakaloj ate furhgonin dhe ika por sa harij afer lokalit te Tiransit , me tekefonon pkaku dhe me thote : Beme gol
      I them : e mora vesh qe ben gol
      Im ate thote :.. Beme gol prape
      Aty u skandalizova , Lash makinen ne nje oborr te kishes aty prane ku dhe me gjoboi policia dhe u futa tek lokali i Tiransit ku po behej nami …
      Po golat qe beme , o zot ca golash te bukur
      Ishte nje gezim i papare ….

      Faleminderit Skela dhe gjithe lojtareve te asaj Kombetare heroike

      P. S.
      Sa here qe merzitem me kombetaren tone tani , shikoj videon e ndeshjes Shqiperi -Greqi 2-1 , dhe me vjen humori ne vend

  2. Albani says:

    Ha nje m… o Skela,megjithese per ju fitore e madhe eshte se q e keni takatin
    Ngordhalaqe.

  3. Laciani says:

    Peruja: Momenti me i bukur ishte kur rrahem brazilin!!
    Ik o trap mos bej populizma

  4. Laciani says:

    Peruja: Momenti me i bukur ishte kur rrahem brazilin!!
    Ik o trap mos bej populizma….

  5. Ahmet Shqarri says:

    Momenti me i bukur kur i lame pike turqise!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. jug forever says:

    Ervini i perket asaj gjenerate qe ka dale ne bote si profesionist fale punes dhe djerses se tije, dhe jo me pislleqet apo manipulimet e te tjereve …….eshte brezi i fundit qe ka nxjere shqiperia vet si produktin e saj sportiv. Sot duhet ti lutesh by…. kosovareve emigrant qe te bejne pashaporta shqipetare per femijet e tyre; ata pak shqipetare qe jane s’kane fare ere profesionisti. Neser Skela , Tare, Bogdani, Cipi, Lala do quhen super talentet e shqiperise edhe pse s’kane bere asnje arritje ne rangun boteror/evropjan. Ne te ardhme nqs do duan femijet e emigranteve shqipetare te luajne per ngjyrat kuq e zi mire, perndryshe shqipetaret e shqiperise do e kene mendjen vetem te konkurojne per kontrabande edhe jo per sport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *