Furtuna në gjyqësor: Të gjithë emrat e gjyqtarëve të ndryshuar

18 Nëntor 2016, 16:11Politika TEMA

Këshilli i Lartë i Drejtësi ka bërë një sërë propozimesh për ndryshime në radhët e gjyqtarëve në Durrës, Vlorë, Tiranë, Shkodër, Korçë, Pogradec, Fier e Lushnje.

KLD njofton se, nisi me  shqyrtimin dhe votimin e kandidaturave për gjyqtarë, për plotësimin e një vendi vakant, në Gjykatën e Apelit Durrës, e dy vendeve vakant, në Gjykatën e Apelit Vlorë, e një vendi vakant, në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Anëtarët e KLD-së, pasi konsultuan procesverbalin e testimit, raportet mbi shqyrtimin e kandidatëve me tabelat përkatëse, vendosën t’i propozojnë Presidentit të Republikës, emërimin në Gjykatën e Apelit Durrës, të z. Tritan Hamitaj, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Durrës; emërimin në Gjykatën e Apelit Vlorë të gjyqtares Brikena Ukperaj (Lubonja) aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Lushnje dhe gjyqtarit z. Ilir Çeliku, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, si dhe emërimin në Apelin e Krimeve të Rënda, të z. Idriz Mulkurti, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me shumicë votash, vendosi të transferojë z. Niko Rapi, aktualisht kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Pogradec, z. Erion Bani, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë, Shkodër, znj. Irena Plaku,aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë, Korçë dhe znj. Anila Karanxha, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë, Lushnje.

Gjithashtu Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, të z. Kujtim Vraniçi, aktualisht Inspektor pranë KLD-së, dhe të Ahmet Metaliaj, ish-gjyqtarë.

Pas transferimit të gjyqtarit z. Niko Rapi, Këshilli vendosi delegimin e gjyqtares znj. Emona Muçi, për të ushtruar detyrën në funksionin drejtues të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Gjithashtu, me propozim të ministrit të Drejtësisë, anëtarët e KLD-së, vendosën të shpallin vendin vakant për funksionin drejtues të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë, Pogradec.

Pasi dëgjuan platformat e kandidatëve, anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë votash emërimin si kryetare të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, të znj. Enkelejdi Hajro, dhe emërimin si kryetare të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lezhë, të znj. Ornela Naqellari .

Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e KLD-së, diskutuan dhe shqyrtuan propozimin për emërimin e një inspektori pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në përfundim të diskutimeve, me shumicë votash anëtarët e KLD-së, vendosën të emërojnë inspektor pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë znj. Brunilda Çarçiu.

3 komente në “Furtuna në gjyqësor: Të gjithë emrat e gjyqtarëve të ndryshuar”

  1. Vladimir says:

    Nuk besoj se do te mund te bente keto emrime si bandit Nishani pa ndihmen e LSI.
    (As pushtuesit dhe as komunistat nuk bene bere kaq emrime ne nje dite kur moren pushtetin)
    Theshte Meta eshte ne aleance me Ramen ne qeveri, ku vendos per shumicen e buxhetit te shtetit, dhe ne aleance me Saliun ne KLD e ne legjislativ. Pune e kryer.
    Ai i ka te gjitha.

  2. sofia says:

    PO ç’jane keto levizje gjyqtaresh para vetingu-t?! Perse behen apo mos mendojne te vendosin prape doren e zeze te drejtesise KLD e Sali Nishanit?

  3. sapa says:

    Kriminele te pandreqshem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje