Hungaria, ‘pro’ negociatave. Ministri hungarez: Kritikat e Ramës ndaj Viktor Orban? Atë e zgjodhi populli

18 Nëntor 2016, 20:05Politika TEMA

Gjatë vizitës në Tiranë, ministri i Jashtëm hungarez shprehu mbështetjen e plotë e të pakushtëzuar të vendit të tij për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian në 15 dhjetor. Një dritë jeshile që sipas kreut të diplamacisë hungareze nuk ka munguar asnjëherë për Shqipërinë.

“Hungaria ka qenë mbështetëse e fortë dhe e përkushtuar e përpjekjeve të Shqipërisë për integrimin europian. Tani që ju keni marrë rekomandimin, ne duam t’ju sigurojmë dhe t’ju tregojmë angazhimin tonë që në dhjetor Shqipëria të marrë një mesazh pozitiv”, tha për Top Channel Peter Szijjarto, ministër i Jashtëm i Hungarisë.

Ndryshe nga sa ndodhi në Hungari, ku reforma në drejtësi ishte një proces i kritikuar fuqishëm nga Bashkimi Europian, në Shqipëri, kontestimet me të mëdha kanë ardhur nga opozita. Pas takimit me kreun e demokratëve Kryediplamati Peter Zijarto shpreh mbështetjen për këtë reformë për të cilën tha se gjeti gjithashtu mbështetjen e zotit Basha.

“Reforma ne drejtësi kërkohet nga Bashkimi Europian, është e qartë që ne e mbështesim. Pata një takim me kreun e opozitës dhe në e thelb edhe ai e mbështeste, çka është një lajm i mirë për mua. Pata ndjesinë se gjetëm konsensus në nevojën e integrimit europian të Shqipërisë pa marrë parasysh se kush është në qeveria apo opozitë. Sepse Bashkimi i Europian e sheh realizmin e reformës në drejtësi si kusht për hapjen e negociatave dhe ne e mbështesim këtë, në mënyrë që ky proces të mbyllet sa më parë”, tha Szijjarto.

Ai komenton edhe deklaratat e disa kohëve më parë të kryeministrit Edi Rama, që cilësoi qeverisjen e Viktor Orban si autoritariste.

“Asnjëherë nuk jam adhurues i madh i këtyre lloj deklaratave sepse ajo që duhet të bëjmë është të respektojmë njëri-tjetrin. Njerëzit dy herë vendosën në mazhorancë të votonin zotin Orban dhe familjen politike që përfaqëson. Çdo fyerje e tillë për qeverinë është një sulm ndaj popullit hungarez. Qeveri aktuale nuk e fitoi pushtetin me lotari, por me zgjedhje të lira e të ndershme. Ky ishte vullneti i njerëzve dhe jo një aksident. Duhet t’i respektojmë më shumë vendimet e popullit. Ju s’do të më dëgjoni ndonjëherë mua të kritikoj vendimet e shqiptarëve, sepse janë ata që vendosin kush duhet t’i qeverisë ose jo”, tha ministri hungarez.

Zgjedhja e Donald Trum si presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara dhe angazhimi i tij për një erë të re marrëdhëniesh me Rusinë dhe Putin nuk përkthehen në shqetësim për kreun e diplomacisë hungareze:

“Ka gjithmonë një debat të vazhdueshëm nëse duhet të frikësohemi ose jo ndaj Rusisë. Ne si Hungari nuk e shohim Rusinë si kërcënim. Por në të njëjtën kohë e respektoj dhe nuk e gjykoj e as komentoj pozicionin e atyre që e konsiderojnë Rusinë si kërcënim. E respektojmë Poloninë apo vendet baltike që e shohin Rusinë si kërcënim për vendet e tyre. Ne nuk e shohim”.

7 komente në “Hungaria, ‘pro’ negociatave. Ministri hungarez: Kritikat e Ramës ndaj Viktor Orban? Atë e zgjodhi populli”

  1. abu bin ramadan says:

    Ishte Soros ai qe kritikoi Orban dhe bucja e tij krymut i shqiprise u hodh ne sulm duke lehur, ashtu sikurse ndodhi edhe me Tramp .

    1. Raimond vlonjati says:

      Shif sa bukur flet Politikani Hungarez .

      Ja keshtu duhet folur

    2. adi says:

      Dmth kuptimi I artikullit eshte ky:
      Kaq e drejte eshte kritika qe udheheqesi yne I ben gjithe botes ( po nuk rregullon shtepine e tij) sa edhe ministri I Orban I pranon fajet e renda te qeverise se tij bile u shpreh se Victor Orban do beje nje autokratike me shkrim dhe para se ta lexoje ne parlamentin hungarez do ja dergoje kr rilindasit per redaktim!
      Kam pershtypjen se kjo e rilindjes Nuk eshte thjesht delir kjo do jete semundje psiqike e rende e padegjuar me pare.

    3. the Punisher says:

      Buces i falen te gjitha. I beri gerrket te flasin me vehte. Ja pyete afendikoin tend….

  2. toni says:

    Ndihmojeni Shqiperine e lodhur dhe te munduar. Zoti ju dashte edhe juve.

  3. Albani says:

    Prere,shkurt,qarte
    dipllomaci e vertete
    keshtu duhet te shprehet dhe Rama,dhe mendoj qe po meson.

  4. says:

    Por të na thotë Amerika dhe Rusia të tërhiqemi nga BE-ja do t’ ju ishim mirënjohës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje