Në qytetin rus mbahet një tubim në mbështetje të Trumpit

18 Nëntor 2016, 10:48Bota TEMA

Autoritetet në qytetin rus, Obninsk, kanë dhënë leje për tubimin e parë publik në mbështetje të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Një burim në administratën e qytetit tha sot se tubimi do të mbahet nesër në qendër të Obninskut dhe pritet pjesëmarrja e dhjetëra njerëzve.

Qëllimi i këtij tubimi është për të “shprehur shpresë për përmirësimin e raporteve SHBA – Rusia”, thanë organizuesit.

Donald Trump, i cili është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara më 8 nëntor, ka shprehur respekt për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim me Rusinë në luftimin e kërcënimit nga terrorizmi të militantëve të Shtetit Islamik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje