Reagimet që pasuan sulmin me domate mbi ministren Nikolla

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Reagimet për sulmin e një ish- studenteje mbi ministren Nikolla, janë të shumta. Ish- studentja fajëson ministren se nuk ka 200 mijë lekë të vazhdojë masterin. Por ata që e mbështesin dhe e sulmojnë, nuk e kanë me 200 mijë lekëshin, por me aktin e saj.

Edi Rama: E rëndësishme është që ka zgjedhur ngjyrën e Rilindjes dhe për të sulmuar. Vetëm ajo ndez zemrat e shqiptarëve. Mirela na skuqi si qeveri, na nxiu si shqiptarë, por do zverdhet si studente.

Ilir Meta: Është një nxitim i ish- studentes. Gjërat duhen marrë me qetësi dhe dashuri. Nëse ajo do kishte pak më shumë informacion për LSI, mund të trokiste aty dhe do t’ia kishim paguar masterin. Me aq shoqe e shokë sa paska ajo, i kishim dhënë dhe Doktoraturën.

Lulzim Basha: Ai është një akt heroik, që vërteton teorinë time se duhet të bashkohemi komunistë, antikomunistë, radikalë dhe të moderuar kundër Edi Ramës. Po të ishte PD në pushtet, ajo vajzë do ta kishte hallin e zgjidhur. Mund të mos shkonte fare në shkollë, mjafton një punë kamariere në Tiranë dhe e blinte një diplomë . Por këta janë të pashpirtë. Mirë që s’të japin diplomë pa vajt në shkollë, por duan të paguash dhe paratë.

Henri Çili: Reforma në arsim ka shumë të meta, por ka një të mirë të madhe. Studentët e mirë që nuk kanë lekë, u jep bursë. Tani kjo vajza po ka qenë studente e mirë ka bursë nga unë, po është snajperiste e mirë, le të kërkojë bursë nga Saimir Tahiri, se ai i mbulon kontigjentet kriminale.

OP është organizata politike marksiste që militon studentja. Në komunikatën e parë për shtyp që ajo nisi, shkruante se gjaku i studentes do “bëhet dritë për idealet tona”. Kjo ngatërroi shumë media, të cilat kujtuan se Linditën ajo e bëri pis me gjak. Në fakt më vonë u mor vesh se OP e donte dëshmore vajzën. Kjo e rriti shumë tensionin kur u mor vesh që ajo thjesht u mor në pyetje.

Guerrilsja Mirela: Jam shumë e vendosur në aktin që kam bërë. Nuk është akt personal, por një vendim i organizatës. Unë përfaqësoj gjithë njerëzit që kanë halle si unë. Prindërit nuk kanë lekë të më çojnë në master. Vëllai më premtoi se do mbjellë hashash, por e kapën dhe s’u bë gjë. Organizata më ofroi këtë detyrë dhe unë shpresoj se pas kësaj do t’i kem të hapura dyert për shkollë.

Bujar Nishani: Sot kam pas një ditë të ngarkuar, pasi kam dekoruar Hakiun nga Vjena ku ha djali im student pica, kur del nga shkolla. Kur mendoj që djali im gjen aty ngrohtësinë që i mungon vendosa t’i jap Hakiut “Urdhërin e Skënderbeut”. Por gjesti i kësaj vajze më kujton dhe djalin tim, dhe Hakiun. Këtë do ta dekoroj me urdhërin “Nënë Tereza”, pasi ka kursyer salcën e domates për një ideal të madh.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Reagimet që pasuan sulmin me domate mbi ministren Nikolla”

  1. says:

    Janë shoqe. I ka ndodhur dhe Padronit të microsoft (Bill Gates )në Bruksel më tortë por s’pati tërheqje zvarr apo pëshpëritje poshtë e lartë për dënim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *