Surrogatët e Vetëvendosjes në Tiranë dhe dhuna si mjet politik

18 Nëntor 2016, 16:44Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

“Viteve të fundit jemi bërë protagonistë të mendimit publik, me neve duhet të llogaritet dhe aksionet tona kanë jehonë. Mediat interesohen për ne dhe për atë se çfarë po bën e majta këtu. Ka një kërkesë për fytyra të reja, zëra të rinj, artikulim të ri”.

Kështu shprehet një vajzë e re, pjesë e Organizatës Politike, për radion publike gjermane DeutschlandRadioKultur.

Vajza në fjalë është pjesë e grupit të ekstremit të majtë që sulmoi ministren Lindita Nikolla.

Ata janë një grusht të rinjsh që po tentojnë të bëhen faktor me veprime dhe aksione radikale.

Mblidhen në një shtëpi si çetë partizane, dhe njësoj si komunistët e hershëm, këndojnë, recitojnë, flasin për të varfërit, punëtorët dhe aksionet që duhet të bëjnë.

Thonë se e kanë nisur lëvizjen e tyre pas 21 janarit të 2011-s, por janë bërë aktivë vetëm pas ardhjes në pushtet të së majtës.

Gjithë inatin e kanë jo vetëm me pushtetarët, por dhe me pasanikët.

“Zotërinj pushtetarë dhe pasanikë, dëgjoni: ju mund ta dhunoni realitetin e njerëzve me reklama, por herët a vonë, realiteti i njerëzve do t’iu dhunojë ju dhe reklamat”, thuhet në një postim në faqen e tyre në Facebook.

Drejtues dhe frymëzues i tyre është një profesor në Shkencat Sociale, ndaj anëtarët e kësaj organizate janë të rinj, studentë ose ish-studentë.

Si kauzë të tyre për momentin kanë arsimin falas dhe ambientin.

Ata thonë se do të imponohen me ide, por në fakt deri më tani kanë bërë vetëm gjeste force dhe dhunë.

E nisën me sulmin ndaj Ramës, vazhduan me protestat dhe shkatërrimet tek parku për fëmijë tek Liqeni, dhe vazhduan me sulmin ndaj Lindita Nikollës.

Veprimet e tyre të dhunshme kanë krijuar një lloj simpatie tek ata njerëz të frustuar jo vetëm me këtë pushtet, por me gjithë klasën politike në Shqipëri, që prej 25 vitesh i vjedh dhe i tall në sy, me ngjërdheshjen e të fuqishmit që nuk ke çfarë i bën, edhe pse të shtyp dhe të shkel me këmbë.

Gjestet e dhunës në fakt, kur bëhen kundër politikanëve, krijojnë empati tek njerëzit, dhe kjo është e kuptueshme: Politikani në vendet e korruptuara si Shqipëria, është i paprekshëm dhe veprime të tilla si ajo ndaj Nikollës, janë një lloj shfryrje ndaj sistemit.

Por, a është dhuna zgjidhja dhe rruga e duhur?

Për të majtët po!

Ata e kanë ideologji revolucionin.

Por në Shqipëri dhuna është përdorur si mjet politik edhe nga ajo që konsiderohet si përfaqësuesja e së djathtës.

E kanë përdorur në ’98-ën e tutje, deri sa erdhën në pushtet.

Dhe i janë rikthyer sërish tani që janë në opozitë, me retorikë agresive dhe veprime si ato të djeshmet, kur një ministër u shty dhe godit me grusht, sepse radhën për të folur e kishte i pari i tyre.

Por dhunën nuk e gjejmë vetëm në politikë: Ne jemi një shoqëri e dhunshme, që e përdorim atë sidomos ndaj më të dobëtit dhe me të varfërit. Kjo gjë ndodh në familje, në punë, në rrugë dhe çdo ambient të mundshëm.

Por kjo është një temë më vetë!

Për t’u rikthyer sërish tek “guerrilasit” e ekstremit të majtë, ajo që vihet re, është se ata janë një kopje në miniaturë e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë.

Janë duke ndjekur të njëjtën rrugë dhe përdorin të njëjtat mjete.

Vetëm kanë një dallim të madh: Nëse Vetëvendosje përleshet me policët dhe bën akte ekstreme për një kauzë të madhe si ajo e bashkimit kombëtar, këta “guerrilsat” e Shqipërisë përleshen me policinë për një park lojërash.

Nëse Vetëvendosje  hedh tymuese dhe gaz lotësjellës në Kuvend nga frika se Kosovës po i shkëputen pjesë nga territori, “guerrilsat” e Shqipërisë hedhin bojë dhe vezë ndaj ministrave dhe kryeministrit, se kanë mbetur pa shkollë disa dhjetra të rinj.

Ndaj dhe janë një kopje e shëmtuar e Vetëvendosjes, pasi nuk kanë as kauzat e saj për të bërë betejë!

Ekzaltimet a tyre njerëzve pastaj, që thonë se mirë ua bëjnë politikanëve, se ky është një reagim i të varfërve ndaj të pasurve, i të dobtëve ndaj të fuqishmëve, është një komunizëm i pastër dhe të sjell në mendje reminishencat e hidhura të së shkuarës komuniste, që e përndjek ende këtë shoqëri.

Është e vërtetë që të rinjtë në këtë vend janë pjesa më e pashpresë e shoqërisë, pasi e kanë të vështirë të krijojnë një të ardhme siç e kanë ëndërruar, dhe kur shohin luksin e politikanëve dhe fëmijëve të tyre ndjehen të revoltuar.

Por varfëria nuk është justifikim për dhunën. Të rinjtë e ndryshojnë botën me ide, zemër, vullnet dhe shumë punë, fjalë që jo shumë të rinj në Shqipëri e kanë qejf! Se të gjithë me 50 mijë lekë si ajo vajza “guerrilse” kanë ardhur në Tiranë, por shumë kanë ulur kokën dhe kanë mësuar e punuar për të arritur diçka në jetë, dhe nuk ia kanë hedhur fajin sistemit pse nuk kanë lekë të paguajnë shkollën.

Falas vetëm në komunizëm mund të marrësh, vetëm se ai të merr shpirtin dhe jetën. Ne shqiptarët e dimë më mirë se kushdo këtë gjë!

Pastaj sa për ato aksionet “guerrilse”, edhe “Brigada e Kuqe” me bojëra dhe vezë i nisi aksionet e saj në Itali. Dhe pasojat dihen!

19 komente në “Surrogatët e Vetëvendosjes në Tiranë dhe dhuna si mjet politik”

  1. Astrit says:

    Per cdo banalitet qe ndodh ne vend,ngrihen te gjithe “analistet” dhe e kthejne ne ceshtje kombetare. Dy gjera jane ketu,ose jeni te ndryshkur nga idete,dhe nuk dini se cfare te shkruani,ose merreni me budalliqe te tilla vetem per klikime!

    Si lexues ju keshilloj te shkruani per gjera serioze,dhe mos u jepni rendesi cdo lloj idioti kamikaz qe kerkon 5 minutat e fames.

  2. Tërci e vërci says:

    Kisha lexuar edhe me pare budallalleqe qe botohen per te mbushur faqet, por kur lexova kete Lumëmadhin me erdhi nje pordhe e madhe. Ky ngaterron çajin me vajin. Nje takim shqiptaresh si ky e kane katandisur keshtu kete vend se keta besojne se boll te jesh ne NATO dhe ske pse ke frike nga fqinji serb se do vine ushtaret greke te NATOs te te mbrojne (gjithe bota blen cdo dite arme!), ose mjafon te jesh ne BE dhe ske me halle ekonomike. Mos botoni me idiote te tille vetem se shajne komunistet. Fundja keta kane vdekur dhe nuk i ngjalle dot me as Zoti.

  3. Vlonjati says:

    Kjo zhgerja qe hodhi sallcen me probleme mendore dhe gojore jane mbeturina.

  4. Turp tu vijë! Ministrja e kish hallall ta ngjyenin me mut… bëri një reformë arsimore që të kënaqte klane dhe klientë të caktuar dhe pa pikë turpi pretendon se është e majtë… Mut të gjithëve, pozitë dhe opozitë…

  5. Turp tu vijë! Ministrja e kish hallall ta ngjyenin me mut… bëri një reformë arsimore që të kënaqte klane dhe klientë të caktuar dhe pa pikë turpi pretendon se është e majtë… Mut të gjithëve, pozitë dhe opozitë…

  6. Faro says:

    Si i sigurojne keta burimet financiare per aktivitetet, parrullat, altoparlantet, apartentin, qofte edhe shishen e madhe te catchup-it?
    Me cudit fakti se as media nulk ua ben kete pyetje!!!!

  7. Spartaku says:

    Keta radikalet e majt kane ne programin e tyre te luftojne politikanet dhe te pasurit.Lindita Nikolla nuk hyn tek te pasurit.Ajo eshte ministre,madje nje ministre qe po punon shume mire,pse e goditi ajo femra bastarde? Keta do jene ca alabak qe nuk din çfare bejne.
    Shkrimi qe lexove eshte shume i mire dhe me kuptim.Levizja vetvendosja ne kosove eshte nje organizate jo e mire,perçarse,dhe destabilizuese,po keshtu edhe kjo organizata “e gurilasve” ne shqiperi.Kur keta “guerilas” qenkan gjoja te drejte,pse nuk sulmojne Sali Berishen dhe Bashen qe kane bere shume krime te cilat i di i madhe e i vogel ne shqiperi? Apo financohen nga ata? Te sulmosh Lindita Nikollen eshte e padrejte,se ajo nuk ka bere asnje krim dhe eshte shume e sjellsheme.Kete veprim ndaj saj e urrejne te gjithe shqipetaret.

  8. mirel says:

    O or bythq.re, po ti nga ke ardhur.
    Nuk ju pelqeka reagimi ndaj plerave qe po instaloni sistematikisht.
    Evgjiti i Permetit nuk ka luajtur ndonje balade orgaznike sot.
    Legen.
    Nuk pritet nje sekonde po o burra kush te dale i pari te kritikoje nje gjest simbolik dhe te drejte.
    Ju qe shani te majten veproni me jeq se zagaret qe benin fleterrufe ne kohen e xhaxhit.
    E bete si oren e informacionut politik ku te gjithe servilat dhe debilat merrnin fjalen me rradhe te denonin shfaqet e huaja.
    Dhe per ironi te akuzoni per extremizem.
    Nje vazo salce e rrezikshme.
    Ajo eshte fyerje dhe jo dhune.
    Fyerje ndaj mentalitetit te byces qe jeni ju bythelepiresar e pushtetit

    1. L leshi says:

      Fole dhe sonte mirela bravo jeni shume te zgjuar ju te PeDerastave ta kapni shpejt hellin e muhabetit.

      1. mirel says:

        Yyt qelbesira.PeDerastet jeni ju qe jeni shtruar kembekryq me PD ne qeveri.
        Po te ishit burra te mire i kishit hequr qafe. Ne vend te kesaj i shperbleni me poste di Like kokelopen dhe gajaseni bashke lokaleve. Grate bejuani gjenerale si gruan e spiunit te Berishes..dhe keni fytyre dhe na aluzoni ne..plera te ndyra.
        Jo me kot i bie qeveria plerat, se jeni plera si Berisha.
        C’ duhet te besh me juve sipas teje? Tju marresh me te mire, se na prekeni shpejt me nja dore salcsalceE dini cfare ju ben me mire
        Mostra gjirizesh
        Atje e keni vendin
        Kurva lavire

    2. PO.PO says:

      “Ditke” mjaft gjera ,por pa ua ditur kuptimin ! Ne te vertete edhe fyerja eshte dhune
      dhe si e tille , eshte e ndenueshme penalisht ne cdo vend te botes .

  9. A says:

    Mender Ministre e Arsimit LINDITA NIKOLLA, asgje me shume se nje MUT me shume. Njelloj si krietari saj barboni EDI RAMA nje KAK me shume.
    Keto lloj politikanesh kemi prej 25-se vjetesh duke filluar nga SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META dhe EDI RAMA, se keto na kane qene dhe jane krieministra, qe njeri me mashtrues dhe demagog se tjetri, njeri me maskara dhe gangster se tjetri, njeri me genjeshtar dhe i perdale se tjetri.
    Prej ketyre tipave u shkaterrua vendi, shteti, populli duke e “ndritur” me Terapine e shockut dhe Ekonomine zero”. Kush na e solli dhe na serviri, eshte GRAMOZ PASHKO, qe te gjithe keto e perkrahen kete filozofi ne teori dhe praktike. Nje gje nuk dime ku e mori dhe kush ja dha. Nje gje dihet qe te gjithe menderet e mesiperm nuk i thane MOS dhe as JO.
    Dhe ja ku jemi sot pa ekonomi, pa arsim, pa kulture, pa shendetsi, pa industri dhe me te mjeruarit dhe te varferit ne rajon dhe ne Ballkan e ne Evrope.
    Studentja mire ja beri kesaj mashtrueses ministre qe nuk eshte LINDITA, por eshte LINVDEKJE, sepse se edhe EDI nuk ka filozofi RILINDJE, por RIVDEKJE. Keto jane qe duan me cdo kusht te injorojne per interesat e tyre mundin dhe djersen e nxenesve dhe studenteve me pa te drejte, me reforma qe nuk japin zhvillim, por japin shkaterrim.
    Te lumte dora studente, jo nje shishe me salce, por nje shishe me mut diare dhe pak e kane.

    1. STUDENTI says:

      Ti ” A “, je vetem nje Sali i vogel , qe i bashkohesh korit te bretkosave , vec me
      urrejtje,injorance dhe gjuhe rrugacesh , pa as nje argument e logjike bindese ,
      por thjesht per te imituar Saliun e madh .
      Sipas teje , kioska-universitetet qe u mbyllen , sepse ishin si firmat piramidale , ishin
      shume te mira !

  10. Pal says:

    Me sa duket po fillojne te duken edhe ketu “brigatat e kuqe”. Do te kalojme si ne Itali kete periudhe.

  11. lili says:

    Problemi eshte per ju pseudoanalistete,se ky eshte nje fenomen global ne cdo vend !Po fit on poena n’amerike me Bernie Sanders,ne France me Melanchon,ne gertmany,n’itali,ne greki!
    Présidentielle Holland u mbush me mill,po asnje gazetar nuk dolli me denuar fenomenin,po kerkoj te analizoj kete, per pse erdhem déri ne keto extrême,pse nuk funksionon halkat ndermjetesuese si sindikatete,pse zéro ndryshe eshte asfixuar e nuk mundet me u shfaq kurkund,pos ku veprohet keshtu?
    Sa fin à cohen studentet,sa eshte nje bourse e sa eshte kosto i jeté se per nje muaj per nje student. Sa studenta Jane n’en minimumin jetik’kete presim nga analistat e kjo anatenimi i nje studente qe ka marr guximine me sakrifikuar shume qe ky débat te ndodh,
    Pfff mut gazetari qe kemi!

  12. tuti says:

    Ashtu si Mero mavria dhe ky tjetri me brigada te kuqe apo roze ,po ikini o minj gjiriziash se nje akt simbolik ishte ,dhe ju o kokrjepur doni ta mbysni reagimin qytetar qe ne gjeneze,nuk keni faj ,keni ADN turkotomane.

  13. L leshi says:

    Keto jane vetem plehra dhe asgje me shume, grupe qe ngrihen kunder parqeve te lojrave per femije o per budallalleqe te kota si kjo prostituta me shishen e salces e kane jeten e shkurter….dhe ato qe mbrojne veprimet e tyre jane me te vertete driteshkurter….apo jo mirela.

  14. Emer says:

    Po qe kta surrogatsat i pagun PD pse sthuhet, kta jan radikal te majt islamiste te mbeshtetur nga partia e fundit sllavo-arabe ne shqipri, PD e vicidolit

  15. Flamur says:

    Qa asht frustuar se nuk e mora vesh??. Gazetar leshi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje