“Trump rrezikon ta çojë njerëzimin drejt katastrofës, Partia Republikane në SHBA është tani organizata më e rrezikshme në historinë e botës”

18 Nëntor 2016, 19:53Politika TEMA

Linguisti dhe filozofi i njohur amerikan, Noam Chomsky, ka paralajmëruar se Partia Republikane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tani është “organizata më e rrezikshme në historinë e botës”, për shkak se presidenti i ri amerikan, Donald Trump, hedh poshtë ndryshimet klimatike. Në këtë linjë janë edhe shumë figura të njohura të lidershipit të republikanëve amerikanë.

Profesori Chomsky, duke folur pas zgjedhjeve presidenciale, ka thënë se duket se krijesat njerëzore kishin ndërmend t’i përgjigjeshin asaj që ai e ka quajtur “çështja më e rëndësishme në historinë e tyre … duke përshpejtuar rrugën e racës drejt katastrofës”.

Trump tashmë ka emëruar një mohues të njohur të ndryshimeve klimatike në krye të ekipit të tij të transicionit që do të merret me monitorimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Ambientit (EPA), dhe këshilltarë të tjerë që janë të njohur për lidhjet e tyre me industrinë e fosileve të naftës.

Trumpi është zotuar gjithashtu se nuk do ta bëjë hesap Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike, të cilën presidenti Barack Obama e kishte lavdëruar si “momentin që më në fund vendosëm të shpëtonim planetin tone”.

Shkencëtarë të njohur të klimës kanë shprehur shqetësimin e tyre pas zgjedhjes së Trumpit, duke sugjeruar se ai mund të jetë «katastrofë e pakontrolluar për planetin». Duke folur për ëebfaqen «Truthout», profesori Chomsky ka përmendur një raport të Organizatës Botërore të Meteorologjisë, në të cilin thuhej se pesë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat dhe ku raportohej për ngritje të nivelit të deteve, me shkrirje të papritura të akullit dhe me efekte të tjera që ndikojnë në ndryshimet klimatike.

Zgjedhjet e 8 nëntorit u kanë dhënë republikanëve kontroll total të Qeverisë amerikane dhe kjo do të thotë se ata tani janë bërë «organizata më e rrezikshme në historinë e botës», ka theksuar Chomsky.

«Fraza e fundit mund të duket e çuditshme, madje edhe e vrazhdë. Por, a është kështu? Faktet sugjerojnë se është ndryshe. Partia është e përkushtuar në vrullin sa më të shpejtë të mundshëm për shkatërrimin e jetës së organizuar njerëzore. Nuk ka asnjë precedent historik për një qëndrim të tillë», ka theksuar Chomsky.

«Është e zorshme të gjenden fjalët e duhura për të përmbledhur faktin se krijesat njerëzore po përballen me çështjen më të rëndësishme në historinë e tyre – nëse jeta e organizuar njerëzore do të mbijetojë në formën e që e njohim – dhe a po përgjigjen duke përshpejtuar garën drejt shkatërrimit».

Ai ka hedhur poshtë dyshimet se kjo deklaratë mund të jetë e ekzagjeruar. «Gjatë zgjedhjeve paraprake partiake, çdo kandidat mohonte se çfarë po ndodhte, përnjëmend po ndodhte – me përjashtim të të moderuarve të ndjeshëm, si puna e Jeb Bushit, që thoshte se nuk ishte e sigurt, por ne nuk duhet të ndërmarrim asgjë sepse ne po prodhojmë më shumë gaz natyror, falë procesit të injektimit të elementeve të lëngshme në fosile».

«Ose John Kasich, që pajtohej se po ndodh ndryshimi klimatik, por shtonte se ne do të djegim qymyr në Ohio dhe nuk do të kërkojmë falje për këtë punë». «Kandidati që fitoi, tani presidenti i zgjedur, bën thirrje për rritje të përdorimit të fosileve të ndryshme, përfshirë thëngjillin; duke shkërmoqur rregullat; refuzon ofrimin e ndihmës vendeve në zhvillim që po kërkojnë të kalojnë në energji të qëndrueshme; dhe në përgjithësi të mbërrijnë te shkëmbi sa më shpejt që është e mundshme».

Dhe tregjet financiare kanë reaguar menjëherë pas diskutimeve të tilla. Dhjetëra miliona persona në Bangladsh pritet të mbesin pa shtëpi për shkak të ngritjes së nivelit të detit në dekadat e ardhshme. Profesor Chomsky ka thënë se një shkencëtar i njohur atje sugjeronte se me pak «drejtësi», ata refugjatë duhet të gëzojnë të drejtën të shpërngulen në vendet përgjegjëse për emetimin e gazrave serrë që e kanë shkaktuar problemin.

«Këto pasoja katastrofike vetëm mund të rriten, jo vetëm në Bangladesh, por edhe në gjithë Azinë Jugore, meqë temperaturat po rriten pashpjegueshëm, tashmë të padurueshme për të varfërit, dhe akullnajat e Himalajeve po shkrihen, duke rrezikuar tërë furnizimin me ujë», thekson ai.

«Tashmë është raportuar se në Indi kemi më shumë se 300 milionë njerëz që nuk kanë ujë të pijshëm. Dhe efekti do të shkojë edhe më larg», ka deklaruar Chomsky.

14 komente në ““Trump rrezikon ta çojë njerëzimin drejt katastrofës, Partia Republikane në SHBA është tani organizata më e rrezikshme në historinë e botës””

  1. says:

    Bota do jetë më e qetë pasi dihet serioziteti gabues në interesat diferencimit strategjik.

  2. ben hur says:

    Une di te them qe Avram Naom Chomsky eshte hebre ,dmth cifut ,dmth sivlla me Soros,vetem brockulla te tilla do degjojme nga keta plehra pleq te njerzimit .

  3. toni says:

    ne te gjyshes te shkoni, po ju ze haku i vendeve qe keni bere corap gjate 60 viteve te fundit nga Amerika Latine, Azi e Lindjen e Mesme…. ptuuuuuuu……….

  4. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ky Chomsky eshte nje plak i rrjedhur qe eshte ne bashkeveprim te plote Sorrosin. Ndryshimet klimatike kane qene gjithnje bashkudhetare te njerezimit. Jo, se psh cfare thote ky Chomsky per periudhen e akullnajave, cfare e shkaktoi ate? Apo pordhet e mamutheve?

  5. Dulla says:

    Ç’a janë kto traplliqe…

  6. We the T.T says:

    Shkoni o prdhuni,qenka partia me e rrezikshme,per ca thot mister Trump per ceshtjen klimatike o e vertet,genjshtra me e madhe e shekullit,pastaj ju majtet doktor leshin per njezet e pes vjet e jo mo ne mos te mbajm mister Trump.

  7. Wendy B says:

    Po mi zemer bota do jete me e “qete”me neofashistet e rinj.

  8. koksi says:

    ky trumpi osht budalla,por budalla me fat. dhe esht fati qe e boni presdent dhe qe do ta prij me tej.
    se ,a ka fat me t madh sesa fati I budallit ndonjeher?
    dhe,me shqiptart e lidh truni I tij debilnor. tamam si shqiptar. rrot [email protected]

  9. Antikomunisti says:

    Naom Chomsky, eshte komunist i Amerikes…….dhe perveq mijera budallakinabe ne vitin 1999 kundershtoi nderprejen e gjenocidit qe forcat shkavelle e benin kunder Shqiptareve .

    Donald Trump do tua qi noene Ruseve dhe Chomskeve.

  10. Rama2 says:

    “TemA” ..mos u lodhni kot me trampin..e ka merre ne dorezim”plak xhuxhumaku”..ndaj…konsultohuni me te.Ai e di shume mire..madje ka ftese nga Cnn dhe Nbs..per parashikimet e tija.Bota po pret mendimet e tij(pasi te ket marre ilacet e mengjesit).

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Pirdh, pirdh se lirohesh.

  11. like says:

    Noam Chomsky Nuk ka qene ndonjehere linguist. dikur ai formuloi nje te ashtuquajtur teori te cilen e bazoi ne satistika dhe perllogaritje kryekeput matematikore pa bere asnje research te mirfillte, e cila i eshte hedhur poshte nga shume studiues serioze. qe prej kur iu hodh poshte abandonoi punen ne gjuhesi dhe vetem flet si sharlatan.
    Sa per punen e tij ne shkencat e fushen politike le te mos harroes se Chomski eshte dhe ka qene kurdohere mbrojtes i totalitarizmit aq sa ka mohuar edhe gjenocidin e Polpot. kritikat e tij gjithmone te njeanshme fokusohen gjithnje tek ndermarjet demokratike dhe asnjehere tek ndermarjet opresuese. Sa per gjenocidin ne kosove (edhe ate e mohon) shprehja e tij eshte …”Amerika sulmoi Serbine se u vrane 3000 shqiptare. … E ç´jane 3000 shqiptare?…)
    Nuk kam ndermend te mbaj anen e Trump, por i fundit qe i duhet marre mendimi per kto çeshtje eshte zedhensi i rusve ne Amierike, Noam Chomsy.

  12. cun Tirone says:

    Chomsky eshte nje nga mendjet me te ndritura te botes .

  13. Latif Mana says:

    D. Trump do ta zhvilloje me tej Ameriken. Dhe bota do te jete po ajo. Trump nuk eshte thirrur per te ndryshuar boten, dhe as qe ka fuqi per ta bere kete. Prandaj dielli do te linde dhe do te petendoje po njesoj. Sa per perrallat qe globi u dashka shpetuar prej nesh nuk I ha as qeni. Globi eshte nen kujdestarine dhe pushtetin e Zotit. Njeriu as vendin e vet nuk ka ditur ta mbaje e jo me te rregulloje globin. Ka shume genjeshtra dhe marrezi te tilla. Gjithmone njeriu e ka ngrene sapunin per djathe. Trump eshte President I radhes I Amerikes dhe kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje