Xhamia e “xhihadistëve” në Tiranë jashtë kontrollit, as imami i ri nuk njihet nga KMSH

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

imamDy vjet pas arrestimit të nëntë personave të dënuar tashmë për çështje terrorizmi me 126 vite burg në total, xhamia e Unazës së Re, ku propagandohej lufta në Siri, vijon të jetë jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman.

Ish-imami i vetëshpallur i kësaj xhamie, Genc Balla është dënuar nga shkalla e parë 17 vjet burgim është zëvendësuar nga një tjetër imam, por që sërish nuk njihet nga komuniteti. Armand Ali u pyet nga Top Channel për marrëdhëniet e tij me komunitetin.

Imami Armand Ali: Thashë që nuk jap intervistë sepse të jepen copa fjalishë merr tjetër kuptim.

TCH: Jo, për këtë gjë nuk mund ta ndryshoj, vetëm marrëdhënien me Komunitetin Mysliman dua të di si e ke?

Armand Ali: Unë jam një njeri që jam sulmuar tre vite nga Komuniteti Mysliman.

TCH: Jeni imam i vetëshpallur? Ju njeh KMSH?

Armand Ali: Ata thonë që jam imam i vetëshpallur, xhamia nuk është e KMSH-së që unë të jem i vetëshpallur.

TCH: Ka ndikuar gjithë kjo situatë për besimtarët që vijnë këtu?

Armand Ali: Kjo mund të ndikojë tek dikush që ruhet nga opinioni, por kaq.

TCH: Përse ruhen nga opinioni, për çfarë?

Armand Ali: Nuk flas për asnjë gjë. Nëse doni jam gati të përballem me përfaqësuesit gylenistë të KMSH-së, të flas sa të doni pastaj.

TCH: Dua të di, përse kanë frikë nga opinioni njerëzit.

Armand Ali: Nuk kanë frikë nga opinioni njerëzit. Aspak. Kaq!

TCH: Po përse janë të ndikuar?

Armand Ali: Të thashë, merrni dhe ata të KMSH-së dhe flasim pastaj.

Por ndërsa një pjesë e besimtarëve kanë falur të premten paqësisht, për një pjesë tjetër kamera nuk është e mirëpritur, pasi sipas tyre nëntë arrestimet e 2014-ës janë fryt mediatik.

“Këtu është prona ime, përse vjen dhe filmon ti?”, thotë një person aty.

Ajo që i ka nxehur disa prej këtyre besimtarëve janë edhe katër arrestimet më të fundit në Shkodër, duke qenë se edhe ata ishin frekuentues të kësaj xhamie sikurse Medat Hasani, i cili u prangos pak orë pasi ishte falur këtu.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Xhamia e “xhihadistëve” në Tiranë jashtë kontrollit, as imami i ri nuk njihet nga KMSH”

  1. Qifi says:

    Jashte turko-xhihadistet-muslimanet nga shqiperia

    1. . says:

      Ceshtja me Xhihadismin ka me shume se 4 vite qe na shqeteson….. si ka mundesi Turko-Arnautet Islamik te KMSH-se me kaq Hipokrizi Justifikohen qe “ata nuk njifen nga KMSH-ja”,
      Perse nuk na e thone perpara se te “Plasi” Skandali cilat jane Xhamite (burdellot) e jasht Ligjeshme, qe ta dime para prakisht dhe ti mbyllim ose te mos Frekuenohen.
      Sa begeti mud te Jeni o Shqipetare qe i “hani” keto pallavra!!!!

  2. tfgs1 says:

    sorollopi i Zike pederit qe luan ”vero shqiptarin”!!!!!! ptuuuuuuuuuuuuuu,vrromoarapides………………..

    1. Spathiati says:

      Tfgs1, je arhondas!
      I ke cmendur islamistat e albanistanit.
      Regjimi i Rama-gluse, po perdor “islamin politik” dhe e ka kthyer albanistanin ne nje strehe te horrave islamist, dhe prandaj te gjitha faqet e internetit, gazetat dhe kanalet e tv, qe jane islamiste ose islamist te maskuar, mbeshtesin fanatikisht regjimin e Rama-gluse!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *