Ylli Polovina flet për sulmin ndaj Kadaresë: Gabova me letrën time

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

polovinaYlli Polovina, shkrimtar dhe publicit i njohur pas viteve ’90 pranon se ka gabuar  me letrën që ai shkruar në 1971 kundër shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Në një postim në faqen zyrtare të tij në facebook Polovina e quan të gabuar letrën.

“Pasi disa vite me pare e vuri ne dijeni per kete leter opinionin publik studiuesi Shaban Sinani ne nje liber me te njejten tematike si edhe keto dite e perseriti historishkruesi Dashnor Kaloci, ne vijim, duke filluar nga mbreme, po kete veprim transparence po e kryen gazeta “Tema”.

Pavaresisht nga shtysat e tyre i falenderoj sinqerisht qe te tre subjektet, sepse me ndihmojne ta shoh vetveten per te deshmuar me pas, nepermjet paraqitjes se shpjegimit tim, si jane te vertetat e mia.

Ismail Kadare dhe letersia e tij, edhe ne castin kur une kam shkruar kete leter te gabuar, pra kur isha vetem 23 vjec, e kam vleresuar, dhe shpjeguar para qindra e qindra nxenesve, interpretuar ne shume botime para mijra bashkekombesve, si nje pasuri te jashtezakonshme kombetare.

Ne foto nje veprimtari me Kadare ne Berat, viti 1986, kur ne detyren shoqerore te kryetarit te deges se Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Beratit, e ftova me shume dashuri te vinte ne qytetin tone”, shkruan Polovina.

Në vitit 1971, 23 vjeçari nga Berati, i quajtur Ylli Polovina, i drejton sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Ramiz Alisë një letër ku shkruan se romani i Ismail Kadaresë “Kronikë në gur” s’është ngritur fare mbi tipiken, por mbi të rastësishmen e shëmtuar dhe propozon heqjen nga qarkullimi

Letra u publikua në botimin më të ri “Kadare në dokumentet e ‘Pallatit të Endrrave”  të gazetarit dhe studiuesit të arkivave, Dashnor Kaloçi që  përmban 101 dokumenta të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH-se, të klasifikuara “Tepër Sekret”.

Polovina shkruante në letër: “Lexova romanin e Ismail Kadaresë “Kronikë në gur”. Mendoj se kjo vepër s’është ngritur fare mbi tipiken, por mbi të rastësishmen e shëmtuar. Unë lexoj në tri gjuhë dhe surrealizmin, nëqoftëse se s’e njoh shumë mirë, e njoh mirë”

Letra e plotë u publikua dje në gazetën TemA

 

Jam një mësues letërsie. Jam shumë i ri, 23 vjeç. Babai im është komunist i ‘43 dhe më ka mësuar të jem i ndershëm dhe i partishëm: Lexova romanin e I. Kadaresë “Kronikë në gur”. Mendoj se kjo vepër s’është ngritur fare mbi tipiken, por mbi të rastësishmen e shëmtuar. Pra si vepër ajo s’i takon aspak realizmit socialist. Për më tepër ajo është vepër surrealiste.

Unë lexoj në tri gjuhë dhe surrealizmin, nëqoftëse se s’e njoh shumë mirë, e njoh mirë.

Duke qenë se në jetën time unë zgjodha detyrën që t’i rri pranë me çdo kusht Partisë sime, sepse nuk kam asgjë më të shtrenjtë se ky popull, kjo Parti dhe te ata 28 mijë dëshmorë që dhanë jetën për luftën, lirinë time e të shokëve të mi, i prekur thellë dhe i tronditur prej kësaj vepre që s’është aspak e zorëshme për I. Kadarenë, tek i cili kemi drejtuar sytë tanë, si qytetar dhe si një komunist i ardhshëm, mendoj që ai roman të hoiqet nga qarkullimi.

Unë kam përgatitur një artikull jo me qëllim botimi (tani për tani sulmi në shtyp kundër Kadaresë, mund të mos provokohet, por gjithçka të lihet pa rënë në sy, se na intereson të mos njolloset si personalitet) dhe do t’ua sjell menjeherë nëqoftë se Partia e merr të drejtë mëndimin tim.
Gjithashtu unë jam një letrar i ri. Tani del në qarkullim vëllimi im në poezi, për botim, është i dyti, dhe dy drama. Pra unë jam në hapat e mia të para. Ky artikull po të çohej në ndonjë institucion, do të më skushtonte shtrenjtë, sepse kundër meje mund të hakmerreshin. (Mos më merrni aspak ju lutem, për sentimental, por një ose dy mikroborgjezë do të gjendeshin) prandaj na falni që jun heq këtë pjesë të kohës aq të shtrenjtë për një udhëheqës.

Përshëndetje revolucionare

I juaji

Ylli Polovina, Berat 28. 6. 1971

Arkivi Qëndror i Shtetit, Fondi 14. Ap. Komitetit Qëndror të PPSH-së (Struktura), Dosja 7. Viti 1971. Fl. 1-5

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Ylli Polovina flet për sulmin ndaj Kadaresë: Gabova me letrën time”

  1. drita says:

    Aman, se na vdiqet me Kadarene! Sa me shume flisni, aq me shume i bie vlera si njeri. I di çfare ka shkruar dhe çfare ka bere ne jete per vete dhe per shoqerine. Nuk eshte e nevojshme te kemi profeter qe vetem rekomandojne si duhet te jene te tjeret, por te shikojme edhe si kane vepruar vete ne jete. A do ishte Shqiperia me keq se ç’eshte pa cituar kaq shume Kadarene?

    1. heu bre says:

      E cuditshmja eshte me keta Yll-rat 😛 Ne ate qe ka shkruar atehere ky Ylli asgje te “gabuar” nuk ka. Madje kendveshtrimi dhe shpjegimi qe ai jep per “Kronike ne gur”,eshte jo vetem interesant por shume i llogjikshem. Eshte nje kritike shume e holle dhe therrese,qe po ti heqesh ate dicka politizim,ndoshta eshte kritika me e mencur qe mund ti jete bere atij libri! Nuk mund ta kuptoj se perse sot na del “e gabuar” ajo leter dhe ai vleresim!? Kohet e sotme jane kohe idiote,njerezit kane rrjedhur nga trute e kokes,as vete nuk dine se cfare duan e cfare thone. Trushpelarja e pas viteve ’90 eshte fort e rende 🙁

  2. leka says:

    Qe ben nje ´´autokritike´´tani shume vone dhe mbas publikimit te letres nga arkiva,kjo tregon se shoku ylli ka mbetur po ai lej feni i viteve 70.
    Dhe kur ne nje minimum respekt per vehten,duhet te hiqesh menjane,ai nuk le rast,duke u ekspozuar si profet i demokracise.
    Pafytyresia ne kete cep europe,funksionon si tregues morali dhe perfitimi.

  3. pjatalarsi says:

    Une e dija Ylli Polovinen nga Kucova! Tani na doli nga Berati?!..

  4. vang says:

    Ky me qe dinte tre gjuhe dhe njihte ne mos shume mire,por e njihte mire surealizmin,gjeti nje veper te Kadarese qe ka aq fryme poetike,ta kritikonte,Ishte ne Berat,kishte edhe Kadarene aty dhe i shpertheu militantizmi.,,Vetem per militantizem mund te flasim.Ndoshta shpresonte qe vetem keshtu do behej” AI” qe ja gjeti Kadarese dobesine.Kjo me fjale te tjera eshte dhe mania e madheshtise..

  5. vangxx says:

    z.Drita komentuese.Me qe juve nuk ju pelqen te flitet per Kadarene,”sepse qendroni shume shume larg tij”.Me ato tru nuk arrini dot te kuptoni disa gjera. ,Shikoni per bikini ne ndonje reviste mode se mase aty e gjeni vehten.Si moj i dini cfare ka shkruar?Vertet e dini???ndersa une them nga ato qe keni shkruar se ju nuk keni haber .Dhe kur ske haber me mire e qep.

  6. ACW says:

    Pershendetje… Nuk dua te komentoj as per Kadarene, as per Polovinen, por per LEJ FENIN (duke e patur si udherrefyes, ne rrugetimin tim drejt se ardhmes, filozofine e tij por edhe te filozofeve te tjere…… ) E verteta e njeriut eshte lulja me e rralle – EAK … E verteta eshte e thelle, e veshtire per t’u besuar por e qendrueshme ne vetvete ndaj thashethemeve, shpifjeve, lajkave etj etj… Gjithsesi kushdo qe pendohet me vonese qe nuk ka thene te verteten ose ishte I DOBET apo FRIKACAK ose eshte LAJKATAR dhe AMBICIOZ…. Thjeshtesisht Albanian Comet in the World
    https://plus.google.com/108657811640590419734/posts

  7. Arber Iliri says:

    Sa shpejt u kujtove o spiun vullnetar se edhe keto 27 vite na ke care trapin.Hesht dhe leri justifikimit, 23 vjec, paske qene i vogel po me u betu per Partine nuk ishe i vogel.Si e ke nis ashtu po e gris.E vetmja falje qe mund te kerkosh tani eshte heshtesh o spiun i kulturuar enverist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *