Alibia e Bashës për mospraninë në Samitin e Diasporës: Kam dhimbje për ata që ikin (Vetë jeton në Holandë familjarisht, është diasporë)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka drejtuar një mesazh pjestarëve të diasporës, ku dhe sqaron arsyet pse nuk ka qënë në Samitin ne nderim te tyre. Basha thotë se e vetmja mundësi që i dhanë është t’i përshëndeste në mbrëmjen gala të qeverisë, ku ai nuk mund të marrë pjesë.

Braktisja e Shqipërisë thotë Basha në mesazhin e tij është kërcënimi kryesor ndaj të ardhmes së vendit dhe pse vete Basha siç dihet gjysmen e javes e kalon ne Hollande, ku ka dhe familjen.

“Braktisja e Shqipërisë është kërcënimi kryesor ndaj të ardhmes së vendit dhe të vetë kombit tonë. Pak ditë para se ju të vini në Tiranë, mbi 100 mijë shqiptarë kanë aplikuar për të disatën herë për të emigruar në SHBA, ndërkohë që dhjetra mijëra të tjerë përpiqen çdo vit të emigrojnë në Europë, Kanada dhe kudo tjetër në botë. Në 5-10 vitet e ardhshme, numri i shqiptarëve të lindur në Shqipëri të cilët janë vendosur përgjithmonë në vende të tjera do jetë më i madh se ai i atyre që jetojnë në Shqipëri”, shprehet Basha.

Ai vijon më tej duke thënë se shqiptarët kanë ikur, po ikin dhe duan të ikin masivisht për arsyen më të rëndësishme njerëzore: atdheu i tyre nuk ju ofron mundësi për një jetë të mirë dhe të denjë. “Ju e dini më mirë se unë sa e madhe është dhimbja e ikjes, që të ther në zemër dhe në gjithë qenien, por ju jeni dëshmia e vërtetë sa i madh është dëshpërimi kur kupton se atdheu nuk të jep asnjë shpresë për të përmbushur qëllimet dhe ëndrrat e jetës me punën, talentin, zotësinë dhe ndershmërinë tënde”, thotë Basha.

Ai i kërkon pjesëmarrësve në samitin e diasporës që të përfshihen në mënyrë të drejt për drejtë me kulturën e tyre demokratike në politikën shqiptare, në shërbim të vlerave.

“E drejta e votës për emigrantët, lehtësimi i marrjes së shtetësisë së dyfishtë, përfaqësimi juaj i vërtetë në vendimmarrjet e rëndësishme politike, nxitja dhe mbrojtja e investimeve të diasporës, mbështetja shtetërore për arsimin, kulturën, artin dhe sportin në komunitetet e diasporës, janë disa nga prioritetet kryesore të projektit tim dhe të Partisë Demokratike për Diasporën”, shkruan në mesazhin e tij z. Basha.

Nderkohe Basha dhe familja e tij jetojne ne Hollande, pervesh diteve te javes kur Basha kthehet per te bere ndonje mbledhje ne PD, publikisht Basha shprehet ndryshe. Eh, politika.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Alibia e Bashës për mospraninë në Samitin e Diasporës: Kam dhimbje për ata që ikin (Vetë jeton në Holandë familjarisht, është diasporë)”

  1. niki says:

    Tashme e di çdo qytetar i mençur sa vlen zoti Basha.Ai e ha turpin me buke. Eshte nje njeri pa dinjitet, e tregon e qeshura e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *