De Biasi zbulon ‘armikun’ që i hoqi mundësinë të bëhej trajner i Italisë

19 Nëntor 2016, 11:18Sport TEMA

Trajneri i kombëtares, Xhani De Biazi, në një intervistë të dhënë dje për ‘Radio TMW’, deklaroi se e di se kush është personi që doli kundër që ai të marrë drejtimin e Italisë, shkruan sportal.

Ai person është Xhino Poco, djali i presidentit të Udinezes, i cili është pjesë e ‘FIGC’.

Raportet e trajnerit të Kombëtares me drejtuesit e Udinezes nuk janë të mira, pasi për De Biazin ai ishte klubi i fundit që drejtoi dhe e shkarkuan pas vetëm një faze, dhe në daljet mediatike të tij, italiani është shprehur se ka pengje nga ajo eksperiencë, gjatë të cilës nuk iu dha mundësia të punonte si duhet, madje kishte edhe ndërhyrje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje