Hakmarrja e Berishës dhe Nishanit: Ina Rama sërish jashtë sistemit të drejtësisë

19 Nëntor 2016, 17:25Kronika TEMA

Ish-prokurorja e Përgjithshme Ina Rama mbetet sërish jashtë sistemit të drejtësisë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës për ermërimin e Ina Ramës, në detyrën e anëtares së gjykatës së Apelit Tiranë. Në mbledhjen e datës 4 nëntor, KLD votoi për plotësimin e disa vendeve vakante në Apelin e Tiranës, duke lënë jashtë znj.Rama, në kundërshtim të hapur me vendimin gjyqësor.

Emri i Ina Ramës, është futur në votim, por nuk ka marrë votat e nevojshme për emërim.

Pro Ina Ramës, mësohet se kanë votuar vetëm dy anëtarët Neritan Cena e Brunilda Kadi, Anëtarët Gerd Hoxha e Eneida Civini nuk kanë marrë pjesë në votim. Gjithashtu në mbledhje kanë munguar anëtarët, Albana Shtylla, Sokol Como, Artan Broci e Vangjel Kosta.

Ligji ndalon presidentin të votojë për shkak se ai shprehet me dekret, ndërsa anëtarët e tjerë, kanë votuar kundër saj.

Ndryshe nga emrat e tjerë të njohur që kanë drejtuar institucione të rëndësishme të drejtësisë ne vend, Ina Rama u përball me Këshillin e Lartë të Drejtësisë në gjykatë dhe në të treja shkallët, fitoi të drejtën për kthimin në detyre.

Vendimi i Gjykatës e urdhëron Këshillin ta emërojë Ina Ramën si anëtare të Gjykatës së Apelit TIranë, detyrë që ushtronte përpara se të merrte postin e prokurores së Përgjithshme. Pavarësisht, se në duar ka këtë vendim detyrues, KLD – institucioni që konsiderohet si qeveria e gjyqësorit, refuzon ta zbatojë.

Ky vendim io fundit i KLD-së, e lë Ina Ramën jashtë radhëve të sistemit, të paktën edhe për një periudhe të pacaktuar.

Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me hyrjen në fuqi të ligjit për statusin e gjyqtarit, i ngrijnë disa nga funksionet kryesore, siç janë emërimi, transferimi apo promovimi i gjykatësve.

Në këto kushte, deri në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat efektivikisht nuk mund të ngrihen për shkak të pezullimit të ligjit të vettingut, KLD hyn në një fazë problematike të mënyrës sesi do të funksionojë, cka mund të sjellë edhe kolaps në sistemin e drejtësisë. (News24)

5 komente në “Hakmarrja e Berishës dhe Nishanit: Ina Rama sërish jashtë sistemit të drejtësisë”

  1. Shoku i Devollit says:

    Po ne Strasburg perse u refuzua? Prej Berishes, Nishanit?
    Lereni Berishen ne hallin e prostates. Nuk e meriton Ina te jete pjese gjyqsorit sepse nuk hetoi krimin e 21 Janarit .

    1. Daja says:

      Nuk asht pune deshire shoku. Asht me ligj qe ish prokurori pergjithshem kthehet ne detyren qe ka qene pas mbarimit te mandatit te Prokurorit Pergjithshem. Ktu ska as ceshtje Berishe a Rame (Edi).

  2. jurist says:

    Pushtimi dhe emerimet PDiste vijon me intensitet ne drejtesi dhe eshte e pabesueshme madje e trishtueshme kjo pafuqi dhe dhe inkopetence e mazhorances.
    Nderkaq Ina Rama ngelet nje kukull e pavlere e cila ishte dhe ngeli produkt i rastesise qe nga nje gjyqtare province e gradoi ne Prokurorw te Pergjithshme.
    Ne planin personal nuk ka asnje vlere ndaj se votojne as te majtet e as te djathtet e KLD.

    1. Kujtim says:

      Sakati dhe Berish oo bejn perpjekjet e fundit te zaptoin drejtesin

  3. says:

    Por të mos ish Rama kryeministër. ,Ina do vazhdonte punën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje