Komploti: Pranga dy rusëve, morën 200 mijë euro nga “Ujqërit Serbë” për të vrarë kryeministrin malazez

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

gjukanovicProkurorët në Mal të Zi kanë publikuar emrat e dy shtetasve rusë, të cilët, sipas tyre, kanë bërë përpjekje të organizojnë vrasjen e kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviç, në muajin tetor, i cili më pas dha dorëheqjen pas këtyre zhvillimeve dhe zgjedhjeve.

Prokurorët i kanë identifikuar dy rusët si Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov.

Zyrtarët malazezë thanë se ata kanë takuar më 26 shtator në Moskë Aleksandar Sindellicin, kreun e organizatës nacionaliste Ujqërit Serbë, për të organizuar komplotin.

Raportohet se ata i kanë dhënë Sindellicit 200,000 euro, raporton REL.

Rreth 20 shtetas serbë dhe malazezë, përfshirë Sindelliqin, janë arrestuar në Mal të Zi më 16 tetor, në lidhje me komplotin e dyshuar.

Vendndodhja e Shirokovit dhe Popovit nuk dihet. Rusia ka mohuar çdo përfshirje në komplotin e dyshuar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *