Nuk është gjak, por salcë; aq më pak Revolucion

19 Nëntor 2016, 14:33Blog TEMA

Nga Alfred Lela

Një kavanoz salcë i derdhur mbi ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, ka gatuar një skajshmëri ngashënjimesh dhe përfundimesh, edhe më ‘tronditëse’ se tërmeti që rrëzoi Amatriçanën, një qytet të vogël e të mrekullueshëm në Itali. Emër i cili, entuziastëve të makaronave, u kujton salcën e famshme dhe të shijshme me origjinë prej andej.

Bigëzuar në dy qëndrime të përkundërta, akti i studentes Mirela Ruko e ka ndarë opinionin. Siç ndodh gjithmonë me spektakolaren dhe kundërthënësen. Pas një ‘zhurme në rrjet’ që si erinitë iu lëshua Nard Ndokës dhe Robert Aliajt për bluzën me shqiponjë të ‘nazifikuar’, q’prej pardje flamuri i ri i debatit valëvitet nga era e mbarëmbrapshtë e salcës mbi kokën dhe supet e ministres së Arsimit.

E cila nuk duhet trajtuar si viktimë e një agresioni të pashembullt, siç mundohen të bëjnë një grup grash të së majtës, apo të tjerë. Ajo është ministre e Republikës, dhe mund të përballet edhe me pahijeshi apo revolta ndaj politikave që përfaqëson apo reformave e aksioneve që ndërmerr.

Edhe më i tepruar se viktimizimi i Ministres, deri në skajshmëri, është përpjekja për heroizimin e studentes që përdori kokën e zyrtares së lartë si pjatë makaronash. Ngritja e saj në lartësinë e një Zhan d’Arke, shtrembëron masën dhe cilësinë në kurriz të një përfitimi sasior politik dhe ideologjik.

Ka madje një ngatërresë e cila mund të jetë e qëllimtë, aq sa ç’mund të jetë harruar në shpejtësinë e formulimit të një kauze në një kavanoz salcë. Pretendimi i një pjese të ‘shenjtëruesve’ të zonjushës Ruko është se revolta e saj përfaqëson dhe ngrihet mbi pakënaqësitë e komunitetit studentor për reformën në arsim. Në këtë narrative, studentesha jonë është Zhan d’Arka me këmishën e hapur, flokët në erë, dhe bardhësinë shelbuese të supeve dhe gjinjve mbi barrikadën e revolucionit që lufton dhe përgatit utopinë e një tjetër ‘Shqipëri të re’. (Motivi mund të jetë sa Delacroix-an aq edhe socrealist).

Por, ka një motërzim tjetër të historisë së saj, e cila i sheh zemërimin dhe salcën të përfaqësojnë një sentiment krejt personal: pamundësinë për të paguar tarifën e Masterit, diku në vlerën e 2 milionë lekëve të vjetra. Kjo nuk do të thotë aspak se njerëzit nuk duhet të revoltohen për çështje personale. Do të ishte e tepërt. Siç është e tillë kërkesa e të gjithë atyre që duan mastera, doktoratura apo postdoktoratura falas nga shteti. Sepse, ta pranojmë ta marrë e mira, asgjë nuk është falas. Sigurisht, kur këto grada të arsimimit fshihen pas togfjalëshit ‘shkollim falas’ gjithçka bëhet më melodramatike, por një humanizëm i tillë duhet të shkojë deri në nivelin bachelor. Bashkë me sqarimin se nuk është falas, sepse dikush paguan për të. Dhe, pagatori nuk është shteti, por taksapaguesit.

Para se të fillojë futja në histori duhet ndalur pak te metodologjia: asnjë hero nuk është shpallur i tillë mbi premisat e personales.

Studenten Mirela Ruko dhe politikanen Lindita Nikolla i ndan një kavanoz salcë, por i bashkojnë shumë gjëra, megjithatë. Jo vetëm gjinia (power to women) dhe ideologjia (e majtë), por edhe dy përmirësime. Zonja Nikolla e ka ndihmuar zonjushën Ruko duke mbyllur disa universitete skandaloze. Tani, bashkëmoshatarët e saj janë në një sistem arsimor shumë më cilësor. Drejt parametrave oksidentalë të cilësisë shkon edhe fakti se universitetet shqiptare, private e shtetërore, po i nënshtrohen një akreditimi britanik. Le ta thonë zëra anglo-saksonë se ku qëndrojnë në parametra të cilësisë universitetet e vendit. Shpresoj që zonjusha Ruko të mos revoltohet nga ‘rreziku anglo-amerikan’ i akreditimit dhe renditjes së universiteteve.

Reforma në arsim nuk është perfekte, sepse asgjë nuk është e tillë, dhe dëshmi e kësaj ishte konfuzioni i shkaktuar sivjet, ndër të tjera, edhe nga mundësia qesharake e 10 përzgjedhjeve për maturantët, çka e ngulfati procesin duke e çuar në bllokim të përkohshëm dhe stërzgjatje të panevojshme.

Nuk është e vërtetë që arsimi nën Lindita Nikollën është më keq se kurrë më parë. Ajo ka ndërmarrë hapa seriozë, edhe pse me gabime. Për të dyja, hapat dhe gabimet, ajo mund të meritonte edhe një tufë me lule, edhe një kavanoz me salcë. Mirela Ruko ka menduar për këtë të dytën, e zemëruar me shtrenjtimin e tarifës së masterit të saj. Mund t’i jepni edhe asaj një tufë me lule, por heroizimi i çdo individi me një hall është i tepërt. Studimet master janë një luks, jo një e drejtë.

10 komente në “Nuk është gjak, por salcë; aq më pak Revolucion”

  1. Krist says:

    Lela sado te rrotullosh e ta sterrrotullosh llafin ,ti je punesuar aty ne produktin e universiteteve private,per favorizimin e te cileve eshte bere edhe reforma e aresimit,e kunder te ciles lufton edhe Mirela me shoke.Me mire mos u ndij,se te perpiqesh per nje problem qe te kompromenton.

    1. Skypion says:

      Ca kohe me pare,kam folur per demagoget e rinj,qe i kane dhene nje goditje te rende,per mua fatale,besimit ne ate qe quhet shoqeria civile ne Shqiperi.
      Keta demagoge,i ndava ne dy grupe.Ne grupin e pare,Mjaftistet e Erion Velise.Ne grupin e dyte,te vetquajturit liberale te rinj te Henri Cilit.
      U shfaqen si shprese e shoqerise civile ne Shqiperi,me shume se nje dekade me pare.Ne dy krahet.Majtas dhe djathtas.U desh te kalonin vite,per ta kuptuar ,se keta “mesianike” te shoqerise civile,ne fakt ishin ca mashtrues te felliqur,ne sherbim te interesave te caktuara politike,dhe ne sherbim te pasurimit vetjak.
      Sot,pas me shume se 10 vitesh militantizem,shohim se ,pothuaj,te gjithe Mjaftistet e dikurshem,jane ne politike,ne poste politike,ne pushtet;drejtore,kryebashkiake,deputete,ministra e zvministra etj etj.
      Sot,pas me shume se 10 vitesh “ndricim liberal”,shohim se Henri Cili eshte milioner,nder te vetmit milionere ne Shqiperi dhe bote,qe behet i tille me “biznesin” e arsimit…me parate e taksapaguesve,femijeve te tyre,nxenes dhe studenteve!
      Une nuk do flas per Mjaftin dhe as per Veliajn.Nuk kam patur kurre iluzione ne misionet mesianike te levizjeve te majta,qe perfundojne te gjitha ne nje demagogji bajate,ne fund te fundit.
      Por,nja dy fjale,dua te them per keta te vetequajturi “liberale te rinj”.Nje soj ky po aq i peshtire sa ai i majtisteve te rinj.Per mua,qe kam ide te djathta,keta jane edhe me te ndyre se te paret.
      Jane,sepse,keta mashtrues,kane krijuar bindjen ne opinionin publik,se te jesh liberal,te jesh i djathte,duhet te jesh si Henri Cili dhe cileria.Domethene te jesh nje mashtrues,nje batakci,nje dallaverexhi,nje sojsez(ka edhe origjine muzhiku,ky liberali yne!!).
      Te gjitha pehlivanerite e tij politike,ky zagar i parase,i justifikon me “idete liberale”!A thua se te jesh liberal,duhet me patjeter te jesh nje batakci si Henri Cili!
      E keqja,eshte se ky qenef,ka krijuar edhe nje klan te tijin.Ku ky qerosi kokecep,Alfred Lela,eshte nje nder me te spikaturit.
      Te avantazhuar,per ironi,nga injoranca e pergjithshme e shoqerise shqiptare sa i perket ideve te djathta,doktrines se djathte,rrymave te ndryshme ne te,keta sharlatane,spekulojne me njohurite e tyre shkollareske,per te cuditur shqiptaret me “idete e tyre liberale”.
      Ne kete show “liberal” ,po per ironi,atyre u vjen ne ndihme edhe kompleksi i se kaluares komuniste te shoqerise,cka i ben,qe edhe te mund te intimidojne shume nga ata qe mund te kene te bejne me ta.Kjo e fundit, verehet ne debatet ne studiot televizive dhe ne shtyp e rrjetet sociale.
      Keta kane bizneset e tyre tashme.Kane universitetet, gazetat ,revistat,blogjet dhe portalet e tyre.
      Ky soj mashtruesish,sic dhe e thame me lart,eshte edhe me i peshtire se ai i te majteve te Mjaftit.Eshte keshtu,sepse,ne njeren ane llomotisin per ide te djathta,liberale,neoliberale e bla bla bla te tilla klishe bajate shkollareske, e me ane tjeter,zhvatin miliona e miliona nga parate publike per bizneset e tyre,per veten e tyre.
      Por,qe te mund te zhvatin,duhet te kene leje ta bejne.E kete leje e ka ne dore qeveria,Prandaj,Cili e cileria, Lela e majmuneria po shfaqen keto dite si mbeshtetesit me te flakte te qeverise,te vete Edi Rames.
      Eshte kjo arsyeja,se pse ky kokcepi qeros,Lela,ben ironi me studenten nga Fieri,tashme te dashur nga shumica e shqiptareve.
      Dhe,shih,sesi ky majmun,mundohet te intimidoje demokratet,opozitaret,te djathtet ne pergjithesi,duke theksuar se ajo eshte e nje organizate politike te ekstremit te majte…nje komuniste…nje neokomuniste!
      As nuk do t’ia dije se ajo,para se te jete,e ketij apo e atij grupi,te kete keto apo ato ide,eshte nje studente,si mijera e mijera bashkemoshatare te saj,qe eshte penalizuar keq nga dallaveret qe ben pikerisht soji i tij me qeverine per te bere e ndare para me njeri-tjetrin.Te gjithe dine tashme,se loja me reformen,eshte bere per te mekembur biznese si ato te Cilit,qe po te mos ishte per nderhyrjen e qeverise qe ta furnizonte me “mish te ri”,do te falimentonte.Ne fakt,ishte ne prag falimentimi.
      Ja pra, pse reagon kaq cinikerisht edhe Lela,ky bashibozuk i batakciut Cili.E jo vetem ky.Po jane shume te tille,qe fshihen pas demagogjise bajate,shkollareske,te ideve liberale.
      Per ta bere me te kuptueshme hipokrizine e ketyre te “djathteve”. “te rinje liberale” por edhe te te majteve Mjaftiste,po ju them dicka.
      Marksi,me i madhi mendimtar i hemisferes se majte te botes se ideve,kishte nje alergji te madhe ndaj socialisteve,e te gjithe rrymave.Kishte neveri per hipokrizine e tyre,per demagogjine e tyre.Nder miqte me te afert te tije,ishin industrialiste,pronare te medhenj tokash,madje edhe kardinale.
      Duket si paradoksale,apo jo?!
      Me ane tjeter,shume mendimtare te medhenj te hemisferes se djathte te botes se ideve,por edhe aristokrate,industrialiste e biznesmene te medhenj,kane shprehur,jo rralle dhe hapur,simpatine e tyre per eksponente te njohur te levizjeve te majta,qofshin edhe radikale ato.
      Edhe kjo,duket si paradoksale,apo jo?!
      Ne fakt,nuk eshte hic paradoksale.Sepse,nga lartesite e mendimit dhe te pozites sociale,keta njerez te medhenj,kishin(dhe kane e do ta kene) mundesine dhe aftesine,te shihnin NJERIUN,pavaresisht bindjeve dhe perkatesise se tij politike.
      Te tille njerez,jane edhe njohesit me te mire te natyres njerezore,pikerisht pra,per shkak te lartesise se tyre mendore dhe sociale.
      Keshtu eshte kudo.Edhe ne Shqiperine tone.
      Botkuptimi im eshte i djathte,por kjo nuk me pengon,qe t’i shquaj dhe t’i akuzoj si batakcinj “te djathtet”,”liberalet” si Cili ,Lela e lloj-lloj majmuni kesodore.
      Sepse,keta nuk jane as te djathte,as liberale,as neoliberale,po ca maskarenj,ca batakcinj,ca zagare qe e kane shume te zhvilluar shqisen e te nuhaturit te parase.
      Pale pa,po dashka edhe te na intimidoje ky bashibozuku i Cilit, kokcepi shemtaraq Lela me perkatesine ideologjike te studentes!
      Qenefi!

      1. skorpion says:

        Nuk e kuptoj si mund te jete botekuptimi yt i djathte, kur je nje adhurues pa tru i Sali Berishes, dhe je shprehur me ekstaze per te si cubat analfabete te Kamze-Bathores dhe hajdaret e PD. Nuk besoj se ka nje njeri me dy pare mend qe flet si ti. Ai e shkaterroi te djathten shqiptare; prej tij e djathta ne Shqiperi praktikisht nuk ekziston. Dhe do beje mire te vije edhe nje foto tenden ketu, ne menyre qe te gjykojme per aftesite e tua intelektuale duke u nisur nga pamja e kokes tende, a e ke edhe ti me cepa apo jo.

        Sa per artikullin, nuk pajtohem me ate qemasteri eshte luks. Jo! Shanse te barabarta per te gjithe! Ata qe punojne, meritojne! Dhe do te isha i kenaqur po ta di se nje pjese e taksave e mia shkojne per masterat e atyre qe VERTET meritojne. Eshte sigurimi yne i jetes per te ardhmen. Nese do te kemi ndonjehere shtet ne kutpimin e vertete te fjales.

  2. Ivan i madh says:

    Me sa duket ty fytyre neperka Lela nuk i pelqejne salca dhe i duket e peshtire i pelqejne embelsia e gjakut si race vampirash qe jane me ne krye babain e tyre Draklun shqiptare Berishen. Dhe nuk ngopen asgje cast poher pas here mundohen te nxisin e turbullojne mendien e njerezeve per te rjedhur gjak edhe pse nuk kane pushtet. PTU uuuuu race e felliqur dhe e qelbur qe ka hedhur renje ne Shqiperi

  3. ... says:

    Ca mut patrioti eshte ky qe mban pasaporte amerikone!
    sa here i je betuar flamurit amerikan o trap?!!!

  4. ... says:

    Ca mut patrioti eshte ky qe mban pasaporte amerikone!
    sa here i je betuar flamurit amerikan o trap?!!!!

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ky artikull eshte ribotim,e kemi lexuar nje here,vetem sa eshte vendosur emeri I autores se salces !

  6. hoxhobonxho says:

    ik o pinuc i thona na shkodranet servil me pashaporte trumpiste

  7. Don says:

    Ku grazhdon ky Lela qe duket sikur vret miza me bisht kali dhe nuk e do as te ngrote as te ftohte as te vaket. Ky eshte vari jarin.

    1. Drakula says:

      Lela o lele, me vjen keq se je nga rraca e vampire….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje