“Paradoksi, komunistët e rinj kundër arsimimit cilësor të të varfërve”

studenteFlet Koordinatori i Forumit për Universitet Cilësor, Elton Ndreka: Arsyet pse sulmi ndaj ministres ka ngatërruar objektiv dhe pse nuk protestohet kundër atyre që vërtet kanë shkatërruar universitetin publik në vend. Ruko: E kisha mision nga OP. Baze: Si Nexhmija dhe Vitua

Koordinatori i Forumit për Universitet Cilësor Elton Ndreka, thotë se sulmi ndaj reformës në arsimin e lartë është në fakt një akt kundër të varfërve ekselentë, të cilëve ajo (reforma) u jep mundësinë të financohen për të studiuar në një universitet më të mirë.

Ndreka reagoi dje pas rikthimit të debatit mbi Reformën në Arsimin e Lartë në qendër të vëmendjes dy ditë më parë, kur Mirela Ruko, anëtare e Lëvizjes për Universitetin dhe Organizatës Politike (një grupim i ekstremit të majtë), sulmoi duke i derdhur salcë ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Ruko u bë menjëherë e famshme në rrjetet sociale, ku një pjesë e shpallën “heroinë të të revoltuarve” dhe të tjerë e krahasuan me fillimet e terroristëve të “Brigadave të Kuqe” në Itali dhe cilësuan sulmin një përpjekje për denigrim personal.

Lëvizja për Universitetin ka sulmuar ashpër Reformën në Arsimin e Lartë, duke kërkuar që ky të ishte falas dhe duke akuzuar për klientelizëm ndaj privatit qeverinë, edhe pse kjo e fundit mbylli një sërë universitetesh private, të cilat nuk plotësonin kushtet dhe rrudhi numrin e studentëve të pranuar në universitetet jo-publike në vend.

Koordinatori i Forumit për Universitetin Cilësor, një grup studentësh dhe doktorantësh që e shohin ndryshe situatën e arsimit të lartë, i tha MAPO-s se sulmi kishte ngatërruar objektiv dhe se ai habitej që Lëvizja për Universitetin sulmonte ministren, ndërsa nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të protestuar kundër atyre që ai thotë kanë shkatërruar universitetin publik në vend.

“Ky veprim e legjitimon gjendjen e deritanishme të Universitetit. Në një farë kuptimi ‘Lëvizja për Universitetin’ nuk është aspak për universitetin”, tha Ndreka.

Sipas tij janë rektorët e dekanët ata që kanë degraduar Universitetin Publik dhe kanë detyruar studentët ta bojkotojnë atë.

“Universiteti shtetëror ka degraduar në mënyrë të tillë sa edhe pse merr kandidatët më të mirë nga matura, i ka degraduar ata në bojkotues të universitetit”, thotë Ndreka, i cili sidoqoftë thotë se nuk sheh një problem në faktin që protestohet ndaj ministres apo kujtdo me pushtet.

Duke u nisur kryesisht prej kërkesës së “Lëvizjes për Universitetin” se arsimi i lartë duhej të ishte falas, Ndreka thotë se kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk ndodh në asnjë vend, se përkundrazi ajo që duhet të kërkohet është një arsim më cilësor.

Ai thotë se me gjithë problemet që pati gjatë regjistrimit këtë vit të maturantëve reforma në arsimin e lartë është një përpjekje për të përmirësuar universitetin dhe madje thotë ai, reforma synon pikërisht që ata që nuk kanë mundësi për të paguar, por janë studentë të shkëlqyer të mbështeten me bursë prej shtetit.

“Lufta jonë duhet të jetë për universitet cilësor dhe duhet të jetë luftë për të gjithë studentët”, thotë ai, duke treguar se ka kaluar një eksperiencë jo dhe aq të mirë në universitetin shtetërorë të cilin e quan të kalbur.

“Universiteti Shtetëror vuan nga nepotizmi…ka pedagogë që nuk bëjnë asnjë orë leksioni, korrupsioni (për provime) është institucionalizuar dhe pedagogët shesin me dhunë librat e tyre… Për këto duhej të protestonin studentët”, thotë Ndreka.

“Pikërisht universiteti shtetëror është kthyer në një ndërmarrje private dhe nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie ndaj ardhjes së studentit. Atje blihen libra që i shet profesori, ka mungesë bibliotekash dhe mungesë performance të administratës dhe sekretarive. Nëse kthehen në vlerë monetare, e gjitha kjo shkon më shtrenjtë sesa një vit studimi në cilindo universitet privat”, – thotë Ndreka.

Ai thotë se Organizata Politike dhe Lëvizja për Universitetin nga ana e saj nuk i ka artikuluar këto probleme. Akuzat e saj janë përqendruar kryesisht në përpjekjen për të demonizuar arsimin jo-publik.

Edhe pedagogë që kanë mbështetur protestat kundër reformës e gjykuan ashpër sulmin, si diçka që në fakt nuk sillte as një përmirësim dhe që për më shumë kishte si synim denigrimin e personit që u sulmua.

Nga ana e saj Ruko tha dje se sulmi ndaj ministres nuk ishte personal dhe as për shkak të problemeve të saj dhe historisë së saj si studente e varfër, por në shenjë hakmarrje për maturantët dhe shqetësimet e tyre.

“Jo nuk kam frikë, të paktën duke ndjekur nga afër të gjitha procedurat që kanë ndodhur me maturantët edhe gjithë pikëllimin e tyre, veç më vijnë imazhet e tyre në mëndje dhe kaq”, tha ajo në një intervistë.

Ruko thotë se lëvizja do të vijojë protestat kundër “Ligjit për Arsimin e Lartë”, duke e shpallur të dështuar reformën edhe pse kjo e fundit është ende në faza fillestare dhe se procesi kryesor, i akreditimit nuk ka mbaruar.

Ruko tha se akti ishte i organizuar dhe tha se ajo e kishte marrë këtë mision nga Lëvizja për Universitetin.

Kjo e fundit ka organizuar një sërë protestash, të cilat nga ana e tyre janë fokusuar kryesisht në kërkesat për arsim të lartë falas, por ka pasur edhe protesta për të pranuar në master studentë me notë mesatare nën 6.

Përpjekje të ngjashme populiste e kanë bërë në fakt jo-rentabël arsimin e lartë duke i bërë taksapaguesit të paguajnë para publike për të mbajtur në shkollë persona që as nuk e frekuentojnë atë apo paguar staf akademik në mënyrë jo transparente dhe pa llogaridhënie.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në ““Paradoksi, komunistët e rinj kundër arsimimit cilësor të të varfërve””

  1. KORÇARI says:

    Shumë shkrim i drejtë.Këta Morracakët gjoja studentë PËRSE NUK HEDHIN BOJË TË KUQE drejtorëve dekanëve profesorëve të cilët kërkojnë lekë dhe favore seksuale nga studentët??? Po kësaj vajzës ose ja pordhën mëndjen dhe bëri atë që bëri që të duket si heroinë, ose është NJË PLEHRË QË NUK E KA SHOQEN.

  2. sofia says:

    Duhet kuptuar nje gje; ata qe sot nuk jane te zot te perballen me dijen se u mungon vullneti dhe mendimi, kerkojne te bejne kariere duke u çfaqur para shoqerise si njerez qe mbeshtesin te varferit me veprime skandaloze per tu bere objek i mediave mediokre dhe njerezve te nje kategoria me ta si kjo”modelistja” me pesa nga Fieri, e mbeshtetur nga “profesore” qorra ne universitet. Nje flluske sapuni per kohen e sotme se te ishte aty nga viti 1991 edhe mund te perfitonte si shume te tille qe i kemi sot etalon krahasues te pamjes dhe veprimit me te keq per shoqerine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *