Propozimi që Ermal Mamaqi u refuzoi demokratëve, kishin plane të mëdha për të

19 Nëntor 2016, 13:41Lifestyle TEMA

Ermal Mamaqi ka dhënë një intervistë mjaft interesante për revistën ‘WHO’ ku ka folur thuajse për gjithçka duke nisur nga familja, miqtë, puna etj. Ndër të tjera ai ka folur për intervistën që i bëri ish-kryeministrit Berisha në emisionin ‘Xing me Ermalin’ si dhe për ftesën e pazakontë për të kandiduar për në parlament.

Intervistën me Berishën me çfarë note e vlerëson nga 4-10? Pse?

7, nuk duhet të ishim thelluar aq shumë…

Çfarë të tha Doktori kur mbaruat?

Më tha se jam njeriu më i bukur në botë.

Ti konsiderohesh si një personazh pranë Partisë Demokratike, pra je iP djathtë. Ke menduar ndonjëherë të bëhesh deputet?

Ma kanë propozuar si pozicion, por nuk e bëj dot. Kur të premtoja në fushata do shkriheshin duke qeshur njerëzit.

Mendon se do fitoje po të kandidoje?

Do fitoja patjetër.

Ç’mendim ke për kolegun tënd Julian Deda që gjithë ditën sulmon qeverinë?

Juli ka bërë zgjedhjen e tij. Dhe nëse je në opozite do sulmosh. Per shijet e mia mund të jetë më i përmbajtur pasi arti që ai bën i shërben edhe socialistëve.

A beson se me politikë fitohen më shumë lekë se me humorin?

Janë shumë pak kokrra ata që fitojnë me politikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje