Ramës i del një Berishë në Sallë dhe….

ramaSalla ku po zhvillohet Samiti i Diasporës është kthyer në një arenë batutash dhe humori.

Sidomos kur u ngrit të fliste një person me mbiemrin Berisha.

Shqiptari që jeton në Gjermani tha se e kishte mbiemrin Berisha, dhe kaq ka mjaftuar që kryeministri të komentonte: “Si mund të na mungonte një Berishë këtu!”

Në përgjigje qytetari i thotë se është një Berishë i duruar, ndërsa Rama ia kthen: “Bëj pyetjen, se ju Berishët keni një gjë, që flisni gjatë shumë”.

Pyetja: Sa është në gjendje qeveria shqiptare të forcojë rendin dhe ligjin që të ndjehemi komfort të investojmë?

Rama: E para dhe e fundit pyetje, ulu tani se s’ka tjetër. Në orën 7 kemi një koncert, zërat atje janë më të bukur se i imi. Nuk dua t’ju mbaj më gjatë. Mund t’ju them dy gjëra. Po bëjmë një reformë shumë rrënjësore. Kemi një moment ngecje se ligji i vettingut për të hequr nga sistemi të korruptuarit është duke u trajtuar nga Gjykata Kushtetuese. Besoj se kjo reformë do na japë një faqe të re. Sa për Rendin, besoj se keni ardhur më përpara në Shqipëri e keni ndryshimin para syve. Nëse do vije 5 vite më parë do ju ndalonte një polic dhe do ju kërkonte birrë.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Ramës i del një Berishë në Sallë dhe….”

  1. Edkari says:

    Po si nuk e mesoj Linda qe te flase me pak po dhe ketu paska lan nam.

  2. daku says:

    Po Linda a qeshi?Se diaspora u shkri me shakate me kripe te DUCES.Haa haa ha.I del Berisha dhe ne ender te shkretit.

  3. Fani says:

    Lexoni qe te kuptoni se kush po e sheh tjetrin ne enderr. Kur kujton Edin plaku i shkret ngeli ne wc se i shpeton urina pa dashje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *