Vrasja e pronarit të hotelit, dëshmia: Si e gjeta mes gjakut pranë Xhamisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

vrasjaDisa banorë të fshatit Kashar, ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit 43-vjeçar Eduart Lleshi, pohuan dje se kishin dëgjuar të shtëna arme zjarri mëngjesin e së enjtes.

Ata tregojnë për “Panorama” se kanë menduar se dikush mund të kishte dalë për gjueti. Trupi i pajetë ka qëndruar 27 orë pa u konstatuar nga askush, derisa mëngjesin e djeshëm kalimtarët e kanë parë dhe kanë lajmëruar Policinë.

Një prej dëshmitarëve tha dje se e kishte parë viktimën rreth orës 09:30 kur ka kaluar aty pranë xhamisë, por kishte menduar se po flinte.

Më pas, kur të tjerë kalimtarë kishin kaluar dhe kishin parë sërish personin e pajetë, ishin afruar duke parë se ai ishte i mbuluar me gjak.

“Kur kalova herën e parë, rreth orës 09:30, e pashë trupin e shtrirë aty, por mendova se mos ishte ndonjë person që po flinte. Por kur po kthehesha prapë në atë rrugë, e pashë në të njëjtin pozicion dhe që nuk kishte lëvizur. Kur iu afrova dhe e pashë të gjakosur, lajmërova menjëherë Policinë”, shprehet një dëshmitar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *