Zbardhet dëshmia e vëlllait të biznesmenit të vrarë në Kashar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

vrasjaEduart Lleshi, 48 – vjeçari që u gjet i vdekur të premten në Kashar, dyshohet se po planifikonte prej ditësh vetëvrasjen e tij.

Në Policinë e Tiranës ka dhënë dëshminë vëllai i viktimës.

Ai ka sqaruar se ditë më parë, Eduarti i kishte kërkuar një armë, pasi kishte disa fishekë dhe kërkonte t’i harxhonte, raporton Klan.

Kjo dëshmi ka bindur më tepër hetuesit se në këtë rast kemi të bëjmë me një vetëvrasje, duke shtuar këtu faktin se 48 – vjeçari prej disa vitesh vuante nga probleme të shëndetin mendor.

Megjithatë, blutë janë duke verifikuar edhe pista të tjera që kanë të bëjnë me të kaluarën e viktimës, por që deri tani nuk është gjetur asnjë element dyshues.

Eduart Lleshi, sëbashku me të vëllanë e tij, prej vitesh menaxhonte një hotel në autostradën Tiranë – Durrës.

Ekspertët e policisë janë në pritje të raportit të Mjekësisë Ligjore për këtë ngjarje, për të përcaktuar saktë nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrajse.

Eduart Lleshi gjeti vdekjen nga tre plumba, të cilët i ka marrë në gjoks.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Zbardhet dëshmia e vëlllait të biznesmenit të vrarë në Kashar”

  1. Xhaf Bali says:

    Nuk ka se si qe te jete vetevrasje.me tre plumba???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *