Janullatosi, katedralet e ngjalljes dhe manastiret e vdekjes

janullatosNga Arben Llalla

Tashmë dihet që Kryepeshkopi grek i ortodoksëve shqiptarë, Anastas Janullatosi e ka mbështetur të gjithë diskurin e tij publik në konceptin e ringjalljes së KOASH-it, të cilën e kishin vrarë komunistët shqiptarë. Prandaj, ngaqë bashkë me kishën, komunistët kishin vrarë dhe priftërinjtë, u desh të sakrifikonte Greqia një nga peshkopët e saj, të dorëzuar nga Jeronimi I, (jo i sotmi) që njihej për afrimitetin e tij me juntën ushtarake dhe me praktikat e tij antikanonike dhe parakishtare. Sigurisht që këto praktika të jashtëligjshme dhe të padëgjuara më përpara në historinë e kishës ortodokse botërore, po i bën edhe nxënësi i tij i zellshëm, Janullatosi, të cilët vetëm për kishë, kanune e traditë nuk do t’ia dijë, por “feja” e tij e vërtetë është t’i shërbejë greqizimit dhe shtetit grek, siç kishte bërë gjithë jetën, mentori i tij, që u dorëhoq për këto shkelje të rënda.

Cilat janë praktikat parakishtare dhe antikanonike të Kryepeshkop Anastasit?

Unë kam denoncuar edhe më përpara, dorëzimin në kundërshtim me kanonet apostolike të gjysmës së peshkopëve të sinodit, të cilët janë me prejardhje myslimane. Pakënaqësia për këto gradime ka arritur kulmin në qarqet kishtare ortodokse shqiptare. Gjithashtu, përplasja mes klaneve që ndjekin këta peshkopë, por Anastas Janullatosi as që do t’ia dijë, madje ai në këtë drejtim punoi, që të mbillte përçarje mes klerit ortodoks, në mënyrë që ta kishte më të lehtë për të sunduar. Praktikat e kërcënimit me bukën e gojës dhe pagesat më të ulëta se minimuni jetike të priftërinjve, të cilët pas dekadash me veladon, nuk kanë nga t’ia mbajnë, janë gjithashtu të njohura për publikun dhe të trajtuara gjerësisht prej meje.

Por, në këtë shkrim, do trajtoj një tjetër praktikë të çuditshme, precedent unik botëror kishtar, nga ato histori që e bëjnë tashmë qesharake, kishën martire shqiptare. Sapo erdhi Janullatosi, u kujdes të kuronte kultin e tij të individit dhe për këtë rekrutoi specialistë të PR-it, nga më të mirët e Greqisë. Fabula do të ishte që Janullatosi, misionari vetëmohues, braktisi karrierën universitare për të ringjallur kishën shqiptare dhe për këtë shqiptarët duhet t’i ishin përjetësisht mirënjohës, adhurues të bindur. Por, qasja është tejet egoiste dhe megallomane. Anastasi, ngatërron realitetin shqiptar me atë grek dhe flet vetëm për ortodoksizmin. Sigurisht që komunizmi i goditi të katër komunitetet fetare, por asnjë nga krerët e këtyre komuniteteve nuk pretendoi kredite dhe famë për ringjalljen e katoliçizmit, të islamit apo të bektashizmit. Qasja e këtyre krerëve ishte e përulur dhe ata i jepnin lavde Zotit në qiell që lejoi më në fund lirinë, e cila do të sillte automatikisht riçeljen e luleve fetare.

E thënë më thjesht, edhe pa Janullatosin ortodoksia në Shqipëri do të ringjallej, siç ngjau me fetë e tjera në Shqipëri, ndoshta jo me kaq pompozitet të jashtëm ndërtesash e investimesh, me paratë e ardhura nga matanë kufirit. Ndoshta do të ishte një lule më e vogël, por që do të kishte aromën e saj biologjike shqiptare dhe jo një “lotus”, kaq i madh, i rritur me hormone të injektuara grekomane. Megjithatë, Janullatosi nuk e mendoi më gjatë, por nisi çeljen e shkollave dhe mediave, si hap i parë i natyrshëm për propagandën fetare. Për të rrënjosur përrallën e tij në mendjen e ortodoksëve, i pagëzoi ato me emrin “Ngjallja”. Radio, gazeta, seminari i priftërinjve, kishin të njëjtin emër, që për çudi, në greqisht përkthehet si “Anastasis” që përkonte me emrin e Janullatosit. Kështu kulti i Shën Anastasit, ringjallësit i kishte të gjitha kushtet për t’u kultivuar. Por, kryepeshkopi me kombësi greke nuk u ndal me kaq. Ai pagëzoi edhe Katedralen e Korçës po me emrin “Ngjallja” dhe shumëkush do të mendojë që e zgjodhi si simbol të triumfit të Zotit mbi ateizmin komunist. E lënë me aq, kjo histori do të kishte kuptim, madje do ta bënte efektin e dëshiruar prej Janullatosit. Por, mania për famë dhe lavdi e shtyu prelatin e huaj, të emëronte njësoj edhe katedralet e Tiranës, edhe të Gjirokastrës, pa përmendur edhe ndonjë kishë tjetër të qyteteve më të vogla.

Kështu, tre nga katër dioqezat shqiptare, i kanë të konsakruara katedralet me emrin “Ngjallja=Anastasis”. Veç ajo e Beratit shpëtoi pa marrë emrin e Anastasit, pasi kishte një parahistori që e pengonte murgun grek ta uzurponte katedralen e fundit, sepse po t’ia kishte arritur, ridikulizimi që i ka bërë kishës shqiptare do të kishte arritur në zenit.

Cila nga kishat autoqefale të botës, ka të emëruara katedralet kryesore të saj me të njëjtin emër? Asnjëra, dhe kurrë nuk do t’ia lejonin vetes një gjë të tillë. Sidomos emri “Ngjallja”, u jepet shumë rrallë kishave në botën ortodokse, pasi me këtë emër njihet kisha e Jeruzalemit, që mban brenda saj, varrin e Krishtit. Po ua lëmë lexuesve t’i nxjerrin përfundimet që kjo histori e kthyer tashmë në qesharake, mund t’u shkaktojë. Sigurisht, ka informacion që shumë klerikë dhe besnikë të oborrit, po u vënë edhe emrin Anastas fëmijëve të tyre, por kjo është një çështje e tyre private, megjithëse po bëhen personazhë anektodash, të cilat do të tregohen gjatë mes shqiptarëve.

Natyrisht, shenjtori ynë akoma i gjallë i ka krijuar kishës shqiptare edhe një histori tjetër, që qëndron në antitezë me fabulën e parë.

Është fenomeni i njohur i mbjelljes së eshtrave të ushtarëve të vdekur grekë nëpër manastiret dhe kishat e jugut të Shqipërisë, duke krijuar kështu një vijë imagjinare të një kufiri të ri të helenizmit. Si shpjegohet që misionari ynë që erdhi të ringjallte kishën shqiptare, u mor më shumë me vdekjen dhe të vdekurit? Nëse katedralet i emëroi me ngjallje, pse i errësoi manastiret shqiptare me vdekjen dhe i murosi rreth tyre të vdekurit grekë? Pikërisht, sepse ai nuk erdhi për të ringjallur ortodoksinë, por helenizmin dhe këtë mund ta bënte vetëm nëpërmjet kultit të vdekjes dhe jo të jetës. Sepse, jeta i përket popullit shqiptar që banon prej shekujsh në këto troje. Pa dyshim jeta do të triumfojë në këto troje. Ashtu sikurse pas komunizmit, fetë rilindën në Shqipëri, kështu edhe pas diktaturës grekomane anastasiane, do të ringjallet realisht ortodoksia shqiptare e marrë peng prej Janullatosit dhe shpurës së tij. Kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe atëherë shenjtori ynë do të ekzistojë vetëm në ikonën që porositi t’i pikturohej para vdekjes, nga frika se mos e fshinin nga historia. Por, historia është e pamëshirshme, ajo nuk të fshin, por të jep vendin e merituar. Faktet janë kokëforta./ 27.al

REMOTE_ADDR:[]

41 komente në “Janullatosi, katedralet e ngjalljes dhe manastiret e vdekjes”

  1. AC|DC says:

    O Ll alle po fol nje here o klluf per vellezerit e tu qe e kan bo Sirine si shpine e vet fol per xhamite qe po shtohen me keq se rraca(jote) endyre arabe ne Shqiperi fol per ata (qe neser mund te behesh edhe ti) qe e lidhin dinamitin si ushkur brekesh, pastaj shko per lesh se nuk ke goje te flasesh per ordodokset apo greket.P.S mer dhe ate markun me vete

    1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

      PLEHRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA ARABE,lani gojen o beqira perpara se te flisni per Madherine e Tij Anastasio,
      mgjs nuk keni asnje te drejte te diskutoni per ORTHODHOXINE,pasi jeni njethundrake arabe.

      1. arbereshi says:

        Nje gjarper me syze i cili nuk perfaqeson ortodoksine shqiptare po perfaqeson ISIS grek

  2. Klimax says:

    E nxorre koken e shemtuar perseri more evgjito-islamiku Llalla??!!
    E di si eshte puna more mbeturine xhihadiste e ngelur gabimisht ne Ballkan? Ti dhe rembythjet si puna jote nuk i afroheni as te maja e thoit ketij Njeriu kaq te dashur dhe te respektueshem per te gjithe ortodokset ne Shqiperi, ketij Njeriu te urte, te llogjikshem, mireberes, paqesor, gojeembel, bujar, me nivel e kulture te larte!
    Dhe e dini perse? Sepse ti dhe kanibalet e tjere te sojit tend nuk keni asnje dhe asgje nga keto miresira te ketij Njeriu dhe kjo eshte e thjeshte dhe e kuptueshme, ju nuk jeni Njerez, por sigurisht nuk jeni as Kafshe sepse do te ishte ofendim edhe per boten e kafsheve te futeshin ne nje rang me ju, vemje te qelbura, metan te ambjentit!

  3. adi says:

    Qenka gati teoreme e vertetuar se te jesh turk islamik shqipfoles
    Automatikisht zoti te ben idiot kuptohet pastaj qe edhe per te genjyer genjen si nje gomar I palexuar e pashkolluar sepse
    a) eshte super mashtrim qe gjysma e peshkopeve shqiptare jane me prejardhje mysylmane. Absolutisht asnje prej tyre nuk eshte I tille prandaj edhe ky karagjozi nuk permend asnje emer bile edhe prifterinj te thjeshte po jane jane 2 ose 3. Dhe nese rime te prejardhja nese ne komunitet fetare shqiptare ka te tille e sigurt qe prejardhja e tyre eshte ortodokse sepse shqiptaret kane qene te gjithe ortodokse deri ne mbritjen e flames islamike.
    b) ky karagjozi pervesce karagjoz eshte ne ate mase I palexuar dhe idiot sa te mos e dije qe mjafton nje klikim ne Internet dhe jo ne greqi po ne cdo vend tjeter te europes per te mesuar se kisha e katedrale me te njejtin emer jane pafund. Psh Notre Dame pervec asaj te famshmes ne Paris ka pafund kisha dhe katedrale te tjera me te njejtin emer kudo ne France , e njejta gje ndodh edhe ne itali e me radhe.
    Llalla te qenurit kolon turko-islamik qe urejtjen e gjakut tend per nje nga shtyllat e shqiptarise ortodoksise, nuk eshte asnjehere e mjaftueshme per te shkruar, e sidomos kur traplleqet prej races me idiote te gomereve I thua pa piken e turpit ( nejse kete fjale nje turko-islamik nuk ja di kuptimin) .
    Shqiptare te paster ne gjak e ne gen, greket I kane heronj kombetare . Nje grek qe udheheq kishin autoqefale te shqiperise eshte gjeja me normale dhe me e pranushme per nje shqiptar.
    Qe te ta bej te kuptueshme se ti vetem keshtu mund ta kuptosh eshte njelloj si shpetim idrizi dhe ti nuk e ke problem bile kenaqeni kur shoqeroni cdo plehre arabie qe pellet ne mes te tiranes, perfshi dhe mesuesin e bin laden.
    Eshte ceshtje gjaku ty gjaku turk te lidh me arabet ne gjaku shqiptar na lidh me greket por me 2 ndryshime te ” vogla ” ne me greket na lidh nja 5000 vjet histori, dhe ne nuk mund ti lejojme vetes te legenosemi keshtu si ty.

  4. millosh kopiliq says:

    nese vazhdojne keshtu ortodokset shqiptare atehere do jene humes shume te medhenje sikurse serrbet ne kosove,sa me pare te largohet janulle-qeni nga kisha dhe visete shqiptare, shume njerez ne shqiperi jane semure nga rrenat dhe prrallate greke , me gjuhe greke dhe shkolla greke ne austri munde te jeshe vetem punetore pastrues

    1. . says:

      O Milo Kopil-iqi, nuk u ngopet akoma nga Sharlatan te tille Gazetar,….. jo shume large, por Dje u Fronezua Arhiepishkop Italian ne Kishen Katolike, si dhe qindra te tjere Peshkop dhe Prifterinj Katolik qe ka Shqiperia….. Si nuk u degjua ndonj nga “Patriotat” profesionist, qe karieren e Tyre e kane ngritur vetem me Artikuj ani-Helen.

      Perse o popull te jeni kaq Bageti, por gelltisni keto mashtrime te servirura nga Llapush dhe historian me Xhufke !!!

      1. leka says:

        sa per kujtese ai nuk eshte italian por maltez.

        1. ben says:

          O lekaculo sa per kujtese ai eshte Hellen

      2. arbereshi says:

        Sepse Italia Austria Franca Hungaria perfaqesojne civilizim dhe zhvillim, kurse greqia nuk mund te perfaqesoje zhvillim per qytetaret shqiptar, per katunaret ndoshta por jo per te gjithe por per ata qe jane katunare me vule te thate

  5. andromeda says:

    Ke shumë të drejtë, mor vëlla, por puna është që veshët janë të shurdhër dhe sytë të verbër. Kam frikë se ajo ç’ka ti thua është vetëm maja e ajzbergut, ndërsa në prapaskenë duhet të jenë thurur plane makabre kundër nocionit ‘Shqipëri’. E kush do ta dijë? Sali Berisha e Fatos Nano deri dje i puthnin dorën Janullës dhe pagëzonin martesat e tyre me frymën e tij të shenjtë. Më duket se Vorio-Epiri është bërë një realitet i pamohueshëm. Vetëm një burrë e mbante larg agresionin grek ndaj vendit, komandanti ynë legjendar EH.

  6. Zigur Qarri says:

    Kjo do te thote,se”kultura” e kultit te individit,semundja e diktatoreve komuniste,e ka burimin nga kultura
    e ortodoksiszmit grek,kulture e pershtatur me aq “profesionizem”prej komunisteve sllave.Kulti individit
    e ka fillesen e saj me ikonat,keto portrete te kultit te individit perdoren per te shenjteruar kleriket ne
    kulturen nacionalortodoksizmit greko-sllav.Me kaq shume ikona(kulte te individit),me kaq shume
    “shenjtore”,mbetet ne hije Krishti pastaj! Nacialortodoksizmi grek,eshte paraprijsja e rrevolucionit
    komunist sllav.Nje Fe qe ka tendenca hegjemoniste (si Kisha greke dhe kultura ruse),eshte percaktuar
    ne ekstremin nacionalist.Vetem jashtqitjet e kombit,klyshat e kurvave,ata qe kan te perzier gjakun me
    urine,shkojn mbrapa ngordhjes Janullapos.Prandaj ju o lukuni te qenve te zgjebosur(qen rrugesh),qe
    shkoni mbrapa kryeqenit,e keni te parashkruar fundin historik,ne koshin e plehrave.

  7. Lpl. says:

    Nuk e kuptoj se çfare ju duhet mislimaneve dhe disa ateisteve me hyre ne punet e kishes qe as nuk e dine si funksionojne ato , keta kujtijne se feja eshte si partite me konferenca dhe urdheresa jo mor zoteri feja dhe kisha eshte per besimtaret me ju sherbyer atyre çdo dite , aty sta mbyll kush deren me te thene hajde pas nje jave.Kisha eshte universale nuk eshte lokale keshtu u perhap Krishterimi ne bote me hirerki Katoliket Vatikanin Ortodokset Kostandinopojen , Autoqefalizmi lindi per te shpetuar Krishterimin ngase Kostandinopoja u pushtua nga Turqit dhe skishte si te vepronte te gjitha kishat deri ate kohe kishin gjuhen Greke si gjuhe te fese edhe kishat Serbe Bullgare e me rralle ashtu si Katoliket Latinishten deri ne konsillin e dyte te Vatikanit ne 1962.Kryepeshkopi Janullatus ka ringrit kishen si objekt qe eshte pak e rendesishme ne krahasim me ringritjen e besimit dhe shpreses tek besimtaret te cilet kane marre nje pamje te gjalle mjafton te shikohet nata e Pashkeve ne Tirane dha Korçe qe eshte nje gezim i madh dhe bukuri e rradhe plot besimtare qe vijne edhe nga jashte per te kremtuar Pashken .Llalla e sheh si politike si objekte jo si besim se ky eshte misliman dhe ka zili te Krishteret si organizihen si jetojne dhe si besojne e si festojne si bejne Eukaristne falenderimin per Krishtin dhe Ringjalljen bashke me te.Llalle mbetet anadollake akoma edhe mbas pushtimit Turk ndiq Ungjillin llalle se do te largohet mllefi injoranca terri qe te ka zene syte zbuloje driten e Krishtit , dhe mos shko si spijun me paragjykime e me teori konspirative se edhe ti do e gjesh veten si ai Popi qe ishte misliman te gjithe njerezit ndryshojne por mjafton te degjojne me shume se te lexojne se keshtu nga moskuptimi fillon e shpik itriga ne mendjen tende .Llalle te dua te miren nese deshiron ti shpetosh injorances te instiktit tend degjo katekeza dhe ke per te pare qe gjerat jane shume te thjeshta saqe i kuptojne edhe femijet nuk ka intriga asgje gjithcka thjeshte aty zbret Shpirti i Shejte qe largon merzite dhe sjell gezimin provoje dhe do gezohesh dhe do qeshesh me ate Llallen qe ke per te pase deshire me e harruar .Se eshte turp per ne Shqiptaret eshte 87 vjeç dhe ai jeten ja ka kushtuar Zotit ai e di se salvohet , keshtu ju tha Krishti Apostujve do ju salvojne se edhe mua me salvuan ai ska frike as para plumbit as per fyerjet qe i behen se e di dhe lutet per te gjithe qe nje dite Zoti te veproje tek keta mendje prishur , por turp edhte per politikane dhe gazetare qe flasin si komentues pirtalesh pa asnje shenje respekti me figura te vlefshme dhe tolerante qe kontribojne ne ate shoqeri qe nuk degjohet por qe mban rendin shoqerir ne vlera humane dhe njerezore studjoni me shume bashkesite e ndryshme fetare dhe mos bini pre e shpifjeve se gjerat jane ndryshe shume thjeshte

    1. Andon says:

      PerLpl:Ti o Lpl nuk mund ose nuk do ta kuptosh, perse merrn Shqiptaret te te gjitha besimev,me punet e asaj qe ti e quan kishe. Fillimisht ajo nuk eshte kishe autoqefale e ortodoksve shqiptare per deri sa mohon e injoron Fan Nolin e ,madh,themelusin e kishes se vertete autoqefale shqiptare. Shqiptaret kane te drejte te merren me ate qe ti quan kishe sepse ajo ashtu si gjithmone edhe ne te kaluare,kur vriste e helmonte prifterinjte intelektualet patriot,mbase fasades se riteve fetare fsheh veprimtarine e saj antishqiptare per helenizimin e vendit,Ne se ty te pelqen te jesh grek,kjo eshte puna jote, por nuk munde te ndaloshe shqiptaret ortodoks,katolik e musliman qe nuk duan te helenizohen te merren me punet e kishes greke ne Shqiper.Gjithcka ne veprimtarin e kesaj kishe i sherben helenizimit duke filluar qe nga stili arkitektonik i godinave te kishave qe po nderton Janullatosi.Ndryshe nga ato qe shembi komunizmi apo qe kan mbetur pa ushembur,qe jane ndertuar me nje stil autentik shqiptar,ato te Janullatosit jane si kishat ne Greqi.Mund te vazhdoj te te numeroj te tjera fakte te dukshme e te padukshme te karakterit politik e ushtarak, me te cilat merret kisha tende greke e Janullatosit ne shqiperi ne sherbim te helenizimit e te rivendikimit te territoreve tona. Une dhe 90 % e shqipetarve pavaresisht besimit fetar, nuk dum te helenizohemi e te lejojme qe Greqia e Janullatosit te grabisi territoret tona.Ti qe je viktim e e teorise absurde kishes greke sipas se ciles cdo ortodoks eshte grek, ben mire te shkosh ne Greqi e te mos e te mos merresh me punet e Shqiperise e te shqiptareve.Te besosh ne kete teze eshte njesoj si te besosh se katoliket ku do qe jane ne bote na qenkan italian (latine)Me gjithe perhapje mbare boterore te krishterimit nga Vatikani e nga perandoria romake,gjermanet,mbeten gjerman,francezet mbeten francez,e keshtu me radhe anglezet,spanjollet,pòlaket etj e etj..ortodoks jane dhe buulgaret,ruset, sllavet e ardhur te Serbise e Maqedonise,por nuk jane grek.kane kishat e tyre te verteta autoqefale te kryesuara e qe nuk pjerdhin per kishen tende greke,bashhkpunojn ndermmjet tyre,vettem per te venne ne jete platformen antishqiptare.

  8. @Llalla says:

    Para ca ditesh, Bashkia Durres nderoi me cmimin e Qytetarit te Nderit disa klerike te Shqiperise dhe ndermjet tyre ishte edhe Krye Episkopi Janullatos. Ky eshte nje vleresim i denje dhe i merituar per te gjithe udheheqesit shpirterore ne vendin tone qe me perpjekjet e tyre te “post diktatures” kane arritur te ringjallin shpresen dhe moralin e paqes dhe te bashkejeteses harmonike ndermjet komuniteteve fetare ne Shqiperi. Personalitetet e dekoruara dhe te nderuara nga komunitete publike dhe zyrtare ne vendin tone, kane lene pas tyre vetem mesazhe miresie, qetesie dhe bashkepunimi per popullin dhe nuk kane asnje lidhje me fondamentalistet e te gjitha ngjyrave qe nen emrin e fese se tyre perpiqen te mbjellin urrejtje dhe percarje, ne vende te ndryshme te botes duke krijuar vatrat e luftrave dhe shkatrrimeve barbare. Sa per mercenaret e tipit Llalla dhe te tjere, ata do vezhdojne te lehin per llogari te atyre qe nuk e duan Shqiperine.

  9. WEB1 says:

    Kryepeshkopi grek ,i ortodoksëve shqiptare,,,,,,që në fillimin e artikullit llalla ka vendosur ti hedhë benzine zjarrit!
    O beno po pse nuk nuk i bën një telefonatë fatos klosit si ish-SHIK te nxjerre ndonjë dokument apo telefonate te bere nga janullatos që e kompromenton në punën e tij si kryepeshkop?
    Ka mundesi qe ne njëzet e sa vjet nuk i është gjetur apo thënë ndonjë frazë ?kaq i zgjuar paska qenë ky greku?qe po ja fut një sistemi të tere?Nxirrni n.q.s i keni ,se në te kundert jane vetëm fjalë boshe,siç ja keni nxjerre berishës ,bashës,nanos,nuk e kuptoj pse vazhdohet akoma me lloqe kavaje

  10. A B C says:

    per te gjithe sulmusit e kryepeshkopit ortodoks te shqperise ; AI predikon KRISHTIN ,kush .ka informazion tjeter per te dhe nuk e thote? po ju o presidente e qeveritar, te djeshem e te sotem, si nuk u prononcuat zyrtarisht, nje here, per keto thasheme; nje lume llumi fjalesh qe e kane zanafillen qe kur shqiperia aderoi ne kaferencen islamike pse nuk e ndani mendjen dhe e te shpreheni pro ose kunder atij opinioni margjinalisues? mos valle ju keni kurajo t’i thoni botes se krishtere hapur se sfidoni krishterimin ? se ai lume llumi ofendimesh ndaj jonullatosit grekerve, prej te cileve kemi 25 vjet qe po rrojme sa do pak ne kamje, e tjere kombeve te krishtera ate kane per qellim?

  11. A B C says:

    ç’far moderimi do beni kur postoni ç’do loj monstruozitetesh??!! apo si gjithe te tjeret plehra jeni dhe ju tema,

  12. Altin says:

    Fuck You A. Llalla…. Prof. Korkuti ta ka mbeshtjelle para ca kohesh se cfare i mbaruar je….

  13. Zigur Qarri says:

    Zoti Llalla e ka shpjeguar mire dhe qarte,qe Kisha greke nuk ka te beje me fene,por eshte
    fole e nacionalizmit grek,dhe Janullaposi eshte ndermjetesi i politikes greke ne Shqiperi,
    ne dëm te kombit dhe Shtetit shqiptare.Nje militant trushplare i kopese se zagareve te
    Janullaposit,eshte e zorshme(pothuaj e pamundur) qe ta bindesh me argumente,edhe
    kur ja fakton.Fronezimi i Janullaposit u shoqerua me flamurin grek dhe ne kundershtim me ligjin.
    Pasazhe nga Bibla.Eksodi,Kapitulli 22,paragrafi 25.
    (Zoti)(:”Ne rast se ti i jep para hua dikujt nga populli yt(populli im ne fakt), te varfrin qe eshte me ty, nuk do ta trajtosh si fajdexhi;
    nuk do t`i imponosh asnjë kamatë”.

    Eshte qarte,nuk duhet te japesh Leke me kamate njerzeve te tu,popullit tend.
    Por,Kisha greke jep Para me kamatë!!!
    Kisha greke eshte aksionere deri ne masen 25% ne shume Banka greke.Pra jep Leke me kamate,pra eshte kundra
    fjeles se Zotit,ashtu si citohet ne Bibel.
    Do te kundershtoni Biblen tani,per ti dhene te drejte Janullaposit dhe Kishes greke?

  14. Moni says:

    Po mir mor Llalla. Mbete duke kritikuar kishen ortodokse ku eshte prelat i saj Janullatos dhe te gjithe te tjeret jane shqiptare.
    Pa shih pak kishen katolike, ku te gjithe drejtuesit jane te huaj, italiane, spanjolle, afrikane, meksikane. Ndersa shqiptaret jane vetem sherbetore te tyre.

    1. gjyshi says:

      Moni, Do të të jepja të drejtë, por një gjë nuk e ditke apo nuk do që ta dish. Kisha katolike ka një tjetër lloj organizimi. Ma gjej një fakt, shëmbull (përveç Shqipërisë) ku një prift i huaj ortodoks është në krye të Kishës ortodokse të një vendi tjetër. Nuk besoj se do ta gjesh, nëse po të kërkoj falje.
      P.S. Kisha katolike nëpër të gjitha shtetet me popullsi të tillë(katolike), të pakten me sa di unë, nuk i ka cilësimet psh shqiptARE, KROATE, ITLIANE,FRANÇEZE etj. Ndërsa KO, po. Psh. Kisha ort. shqiptare, KO serbe, ruse ….Mbetsh me shëndet Ti dhe të tjerët që e përkrahni A.J., por kjo, thënë më së buti, është GABIM.

      1. spolier says:

        Ik o gjyshi se po ka fut kot ,se kisha katolike na qenka organizuar tjeter ,vetëm se kishat ortodokse na mbajne emrat e tyre të shteteve ,,një i huaj ngel një i huaj

  15. flamur says:

    qenkan shtuar shume kopilat e kurves janullatos te ketij qeni te qelbue

  16. capi dhia says:

    Ore Llalla, ti mire e ke por kur shteti ia ka hapur prapanicen prej 25 vitesh Janullatosit – ky, sikurse imamet, dervishleret dhe dylberet e tyre; ky, dhe

    prfterinjte katolike e protestane perverse qe abuzojne me te miturit dhe jane homoseksuale – cfare do te beje? Gjeji rrenjet te sistemi, sic i gjen te komunizmi shqiptar dhe mos u fshi prapa gishtit te nje individi apo shteti. Jo se keto te fundit jane per te mosshare, por per te thene te verteten per te cilen opinioni i shendoshe publik shqiptar ka aq shume nevoje. Pse nuk ka ne Shqiperi nje gazete me emrin “E verteta”?!. Sepse nuk ka liri. Prandaj ekziston dhe bon qejf edhe Janullatosi. Ku ti gjej rrenjet e tua – o demokracia shqiptare? Atje fillon e verteta.

  17. enzo says:

    Te lumte goja z. Llalla, dhe kete ta thote nje njeri me prejardhje ortodokse (se nuk jam pagezuar) qe beson tek 12 PERENDITE pagane..

  18. avokati i djallit says:

    Kryepeshkopi Anastas u ben zbor Llallave dhe Zikeve.
    I ka bere expert te ortodoksise. Ne ortodokset nuk ua kemi dhe aq shume idene rregullave kanonike, por keta muslimutet jane bere expert, dine edhe kur duhet te shurroje prifti dhe ku duhet te shurroje.

  19. G says:

    Vari kk ketij damllajes se zeze ketij sorre te Asfalise i ka ditet e numeruara Kisha shqiptare ortodokse do tu kthehet prap shqiptareve atyre qe ju takon

  20. korcari says:

    Ne Orthodokset e admirojme Kryepiskopin tone Anastas jo vetem per punen kolosale qe ka bere me Kishen tone te shejte por edhe per vete personalitetin e ketij kleriku te larte qe eshte me fame boterore per veprimtarine e tij ne dialogun midis Kishave dhe punen akademike. Me studimet dhe CV-ne e tij nuk krahesohet as Llalla dhe asnjeri ne kete vend. Ta falenderojme qe na ben nderin dhe jeton ne vendin tone dhe mbron interesat e Orthodoksise ashtu sic e ka per detyre.

    1. 3434343 says:

      Kujt po i rruhet [email protected] se cfae respektoni ju cobanet ardhacake ne Korce ju kopilat e Malit te Pindit qe zbritet ketyre aneve per nje kothere buke e sot beni davane e grekut duke u futur shqiptareve thiken mbrapa shpine te pabese rrace e poshter pa shtylle kurrizore prandaj edhe keni perfunduar si bagati ne Ballkan se jeni pa pike dinjiteti

      1. korcari says:

        Nuk jam Vllah por edhe te isha do isha krenar se Vllehet kudo qe jane jane Greke qe nga antikiteti.

        1. 3434343 says:

          Po po edhe ky i imi grek eshte qe nga Antikiteti hahahaha kokrra psikopatit vlkehet jane shqiptare te romanizuar qysh heret ore kokrra e b…q.. qe na ben “kompetentin” me nje IQ sa nje grope WC

  21. Asnjeansi says:

    Jo , Zigur Qari , nuk do te kundershtojme Biblen , por do te te kundershtojme ty , duke te bere disa pyetje : Pse te ha gjithmone bytha ty dhe ketij Llalles , me Kishen Ortodokse shqiptare , me te cilen si myslyman e çam qe je , nuk te lidh asgje ? Pse asnjehere , nuk ke shkruar asnje rresht per fondamentalizmin islamik , radikalizimin e kesaj feje tejet te rrezikeshme edhe ne trojet tona , ku po pergatiteshin atentate si ne plot vende te Evropes , por qe u zbuluan fale Mosadit izraelit ? Si nuk ke shkruar kurre nje rresht te vetem , per disa qindra xhihadiste kosovare e shqiptare myslymuter , qe luftojne per xhihad (per p..in e semes) , nje pjese e te cileve ka ngordhur ne shkretetirat arabe ? Pse nuk ke shkruar kurre per kamikazet , dinamitet , viktimat e pafajshme te ketyre mjekerqelburve islamute , qe , ne emer te Allahut , kane bere kasaphane ne Evrope dhe SHBA ? Ty , te duket me i rrezikshem Janullatosi , se sa miliona njerez , islamute , te mbledhur nga e gjithe bota islamute , edhe nga Shqiperia e Kosova , kane pushtuar territore arabe , duke kryer krime monstruoze , qe nuk i kap as himagjinata me e çfrenuar njerezore ? Po mire , sipas mendjes tende dhe te ketij fyellit islamik , Llalla , perpara tere kesaj tragjedie njerezore islamute , qe po luhet ne Siri e qe ka vene ne veshtiresi tere Boten e qyteteruar , i paska ardhur rradha Janullatosit te pergojohet e fajesohet ? Ky , na e paska fajin neve shqiptareve , qe eshte mbushur Shqiperia e Kosova me mjeker qelbur rekrute arabe , qe nuk njohin as komb e as shtet , po vetem Allahun pedofil e kriminel ? (shiko gjyqin e Tiranes te mjekerqelburve) .
    Janullatosi eshte Kryepeshkopi i ortodokseve shqiptare , qe jane historikisht , nga me atdhetaret e patriotet nder shqiptaret , e qe i kane dhene Shqiperise , me teper se kushdo komunitet tjeter fetar ; keshtuqe , ortodokset tane , e dine mire se ke duhet te mbajne si Kryepeshkop te tyre , e nuk kane katandisur deri aty , sa te marrin mend , nga sterniperit e tradhetareve te fese kristiane dhe bashkepuntoreve me pushtuesit famekeq turq , si puna jote dhe e Llalles , apo te dhjetra myslymaneve , qe shkruajne e shpifin kunder Janullatosit . Poqese Janullatosi , kryen veprimtari antishqiptare e antikombetare , dyert e prokurorise , jane te hapura per te gjithe dhe le te pergjigjet para drejtesise , dhe ne rast se eshte fajtor , jam i sigurt , qe , te gjithe ortodoksit shqiptare , dashurine per Janullatosin , do t’a kthejne ne nje mal urrejtje per te , sepse ata , si nder shekuj , me shume duan Shqiperise se Janullatosin .

    1. undefined says:

      Ik ore kkk fle gjume se u be vone se Zigurin nuk arrin ta kuptosh ti dhe soji jot hajvan edhe 100 vjet te tjera te jetoni debila trutredhur

  22. Baton Kita - Gostivari - teist pasiv says:

    GREKOMANË, GREKOFILË, ANTISHQIPTARË!

    Sulmoni Llallën! Turmë zjarri! Flakën! Pse? Mbron të dashurën Shqipëri, shqiptarizmin. C´të keqe ka këtu!!
    Ju luani lojën e naivëve, ndërsa shpirtin e keni plot intriga.
    Mendoni ju, shpirtkatranë se Janushi juaj ka ardhur me mision hyjnor në Shqipëri!?
    !. Për cfarë arsye ky “engjull” vazhdon traditën e punës fanariote në tokat shqiptare?
    2. Për cfarë arsye derdhen shuma të mëdha parash për të “ngjallur” kultin e rremë të kujdesit për varreza infrastrukrurale propagandistike; a është angazhimi i tij në këtë “kult” politik i shtyrë nga motive hyjnore, humanitare, ose djallëzore.
    Përgjigjen e dini, por dëshironi të na bindni neve shqiptarëve, teistë e ateistë, e pasivistë fetarë, se anusi shovenist grekë është “fitusi” ose “vaginusi” i pjelljes së mirësisë!!! Pak si pasnesër.
    Shqipëria zemra ime!

  23. Usa1 says:

    Ne te vertet ky kryepeshkopi yne ne shqiperi ka punuar shume ne dem te shqiperise si njeri i sigurimit greke , kjo duket nga mbeshtetja e tgrf dhe klimax qe shkruajne me 10 pseudonime i kemi pare si shkruajne vrere per rracen arjane se jane byth zinj azie. Se keta e cobenjet e djallit mendojne se flitet per kishen ortodokse greke dhe jo ate shqipetare , dhe te drejtat i kerkojme ne dhe jo ju re malugat. Sa per ata mjekerr cjepet mysliman e pat i morem i futem brenda se punonin ne dem te shqiperise dhe keshtu do mar do futur brenda janullatosi juaj se nuk eshte i yni e shprehni mire dhe ju me keto qe shkruani.

  24. nje ish myslyman says:

    Kush je ti more me ate nick name te qelbur , qe na i dalke ne mbrojtje nje zagari çamo-islamik , si Zagar Qorri ? Ike ore pirdhu nuk kuptokemi çamin neve , qe derdh vrer tere jeten kunder kristianizmit e ortodokseve . Kush eshte ai Zagar Qorri , ndonje filozof i madh si Niçia , Hegeli , apo Konfuci , qe qenka kaq i veshtire per t’u kuptuar ? Po sigurisht nje analfabeti e injoranti si ti , ashtu i duken tere komentuesit . Ti je nje rr.k. qe , ne shumicen e rasteve , ne vend te komentit , ve perseri nickun tend te qelbur . Shikon ndonje gje qe nuk eshte e vertete ti idiot ne komentin e Asnjeansit . Le qe , ku kupton ti . Ke 10 vjet qe komenton dhe kurre nuk kemi pare nga ty nje koment per te qene .

  25. korcari says:

    Jeni terbuar te gjith turkoshqiptaret!

    1. G says:

      “Korcari” kot po te pyes di gje ti kush ja ka thyer xhamin e sahtit ketij Janulles meqe je dhe ortodoks i devoteshem i Kishes greke te Janulles

    2. B. K says:

      Po, or grekofil, antishqiptar. Kur mbrojmë zemrën Shqipëri, të dukemi të turbuar, or shpirtkatran.
      Në nderim të Theodor Kavaliotit e atdhetarëve shqiptarë ortodoksë. Lavdi PACIN!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X