“Masakra e Tiranës në 1944, si i vrau Enver Hoxha shokët e Liceut”

20 Nëntor 2016, 10:04Politika TEMA

Historiani Uran Butka rikthen edhe njehere momentet e diteve te para te clirimit te Tiranes. Ne nje shkrim per gazeten “Panorama” ai thekson faktin qe ne masakren e Tiranes, Enveri ekzekutoi te gjithe shoket e tij te Liceut. 

Nga Uran Butka

Terrori komunist gjatë luftës arriti kulmin me masakrat masive në Tiranë nga 28 tetori deri në 16 nëntor 1944. Ushtritë gjermane, që kishin marrë goditjet përfundimtare në frontin e Lindjes dhe të Perëndimit nga Aleatët, po tërhiqeshin të mundura drejt Berlinit. Më 3 tetor 1944 ishte dhënë urdhri nga Vermahti për t’u tërhequr nga Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia. (Arkivi i FA, dokumente gjermane). Më 2.11.1944, ushtritë gjermane u larguan nga Greqia. Në rrugën drejt veriut, Tirana përbënte për ushtrinë gjermane një nyje të rëndësishme të tërheqjes së tyre nga Ballkani.

Sipas dokumenteve gjermane, evakuimi nga Tirana u bë me 10 ditë vonesë nga planifikimi, për shkak të bllokimit dhe të luftës nga forcat e brigadave të ushtrisë NÇ. Detyra për të kryer operacionin për çlirimin e Tiranës i ishte ngarkuar Korparmatës së Parë me Dali Ndreun në krye. Në fazën e parë të luftës, nga 28 tetori deri më 11 nëntor, forcat e Divizionit të Parë me komandant Mehmet Shehun, zhvilluan luftime në anën verilindore dhe u futën deri në qendër të qytetit. Në fazën e dytë, 11-17 nëntor, hynë në veprime edhe brigadat e tjera.

Gjatë kësaj lufte luftuan dhe dhanë jetën 124 dëshmorë partizanë. Por kjo luftë, që vonoi lirimin e kryeqytetit për 10 ditë, si edhe shkaktoi rënien e këtyre dëshmorëve dhe qindra viktimave të tjera, të cilat mund të shmangeshin, ishte e panevojshme, përderisa ushtria gjermane po tërhiqej sipas një plani të shpallur. Natyrisht që vriteshin partizanët e thjeshtë, bijtë e popullit që luftonin për lirinë dhe asnjë nga udhëheqësit komunistë. Kjo është njëra anë e medaljes, marrja sa më parë dhe me çdo çmim e pushtetit nga ana e tyre. “Kush merr kryeqytetin, merr pushtetin” – udhëzonte Enver Hoxha.

Ana tjetër ishte ajo e luftës për asgjësimin e “reaksionit”, e kundërshtarit real apo të mundshëm politik, që i shkaktoi Tiranës masakra dhe vrasje të paligjshme, masive e të shëmtuara. Ishte një krim kundër njerëzimit, që vinte nga ideologjia bolshevike, praktikat terroriste të PKSH, që udhëhiqte Luftën NÇ dhe nxitjet e emisarëve të PKJ që donin ta kthenin Shqipërinë në një tokë të djegur dhe t’i vinin shqiptarët kundër shqiptarëve në luftën civile. Kjo vijë terroriste e PKSH është pranuar nga vetë udhëheqësit e saj. Zbatuesi më i vendosur i kësaj vije terroriste ishte padyshim Enver Hoxha, vegla më e bindur e komunistëve jugosllavë në atë kohë dhe personi që e lau me gjakun e shqiptarëve rrugën drejt pushtetit të tij totalitar.

“Terrorizmi në parti, në popull, në ushtri, – dëshmon S.Malëshova, – tregon së pari dobësinë e vijës sonë politike; e dyta, mosbesimi që kemi në popull; e treta, që nuk kemi lidhje me masat. Me terror i zgjidhnim të gjitha. Nuk u çudita kur më thanë se sa më terrorist të ishte njeriu, aq më komunist ishte. Kështu duken simptomat e degjenerimit nga një parti politike në një bandë kriminelësh.” (AQSH, Fondi 14, D.2/a, v.1944.) “Shumë njerëz janë vrarë pa gjyq e pa faj… Këtë frymë e ka futur Dushan Mugosha. Kështu, sot ushtria duket sikur ka dalë të mbysë popullin. Partizanët vrasin vetë, pa i vënë fare njerëzit përpara gjyqit” – thotë Tuk Jakova. (AQSH, F.14/AP d.2/a v.1944.)

Sipas strategjisë së PKSH dhe skenarit të veçantë për Tiranën, dita e çlirimit duhej ta gjente Shqipërinë dhe sidomos kryeqytetin pa ata nacionalistë e intelektualë properëndimorë, pa figurat e njohura të kulturës dhe të arsimit shqiptar, pa ata oficerë patriotë që nuk u bashkuan me Frontin, nëpunësit e ndershëm, pa pronarët, tregtarët e biznesmenët që gjallonin në ekonominë e tregut të shtetit shqiptar, pa ata atdhetarë e demokratë që kishin luftuar dhe aspiruar për një Shqipëri të pavarur, të bashkuar dhe demokratike.

Një nga idhtarët dhe organizatorët më të egër të këtij genocidi, Kristo Themelko, agjent i jugosllavëve me pseudonimin sllav “Shulja”, thotë: “Kjo rruga jonë terroriste ka lindur si vijë… Nga kjo rezulton se të gjithë ata elementë që janë kundër nesh, por që s’ka fakte, të pushkatohen qysh tani… Veçse me i pastrue gjatë luftës, veçse duhej me i pastrue me mënyrën që të mos merren vesh prej popullit… Janë vrarë edhe ata që janë dorëzuar”.

(AQSH, F.14, d. 2/Av.1944.) Natyrisht, ky genocid nuk ishte sporadik, por i organizuar dhe drejtohej nga kryeterroristi Enver Hoxha. “Kur unë kam biseduar me Enverin, – pohon K.Themelko, – ai më ka këshilluar që kur të hynim në qytet, të spastronim elementët e rrezikshëm. Prandaj, kur hyra në Tiranë, kërkova një listë nga organizata për këta elementë.” (AQSH, F.14 D.2/a, v.1944.) Për masakrat pohon me gojën e vet sekretari i qarkorit të PK të Tiranës, Gogo Nushi, në relacionet e tij drejtuar E. Hoxhës: “Këtë shpirt terrorist e kemi parë ditët e fundit në Tiranë. Kjo tregon vijën tonë.

Me hyrjen e forcave tona janë vrarë 60 vetë. Listën e kemi. Unë mendoj që asnjë nga ata nuk e meritonte këtë dënim. Jemi të sigurt se do të kemi edhe të tjerë. Numri do të ketë kaluar edhe të 100”. (AQSH, F.14, d. 2/a v.1944.) Pra, kemi të bëjmë me një genocid me motive politike dhe me përmasa kombëtare. Në Tiranë u vranë pa gjyq dhe pa faj, pabesisht dhe në mesnatë, në grup apo një pas një prapa krahëve, madje edhe në pragjet e shtëpive, në qoshe rrugicash, në breg të lumit, në Sharrë, Priskë e Sauk, pa dhënë asnjë shpjegim, pa lënë asnjë gjurmë, duke i lënë edhe pa varr, figura të njohura nga e gjithë Shqipëria, nga Kosova e Dibra e Madhe e Çamëria, madje edhe shtetas të huaj, në mënyrë që terrori dhe frika të ndihej kudo e të përhapej rrathë-rrathë nga Tirana në të gjitha trevat shqiptare.

Vrasja e parë politike ishte ajo e klerikut të shquar tiranas, Selim Brahja, më 31 gusht 1943, pa u tharë ende boja e Marrëveshjes Kombëtare të Mukjes. Selim Brahja është një nga viktimat e terrorit komunist. E vranë përpara derës së shtëpisë së Zotit, në pragun e Xhamisë. Shtatë vetë të njësitit ndëshkimor të grupit të Pezës, me shalle të kuq në kokë e qëlluan disa herë dhe u zhdukën për t’u shpëtuar pushkëve të shtëpisë së Selim Brahjes. Më 29 tetor 1943, njësiti ndëshkimor i Pezës masakroi barbarisht Besnik Çanon (22 vjeç) dhe Qeramudin Sulo (21 vjeç), dy të rinj intelektualë nacionalistë, pjesëmarrës në Konferencën e Mukjes, që shkonin në jug të Shqipërisë për të përcjellë mesazhin e kësaj marrëveshjeje kombëtare.

Në njësitin terrorist merrnin pjesë edhe dy shtetas jugosllavë që ishin sjellë në Pezë nga D.Mugosha: Papa Hasani nga Manastiri dhe Leon Katarivasi nga Shkupi, që sipas dokumentit të Arkivit të Shtetit, f.279, d.10, “Personat e mbajtur në dispozicion të Gjyqit të Posaçëm”, kanë marrë pjesë direkte në pushkatimin e B.Çanos dhe Q.Sulos. Po në tetor të këtij viti, M.Shehu pushkatoi pa gjyq në Priskë 13 xhandarë që u dorëzuan në mirëbesim në Brigadën e Parë për të luftuar bashkë me të kundër gjermanëve, ndërmjet tyre: Preng Marku nga Kaçinara, Zef Ndoc Simoni nga Fishta, Preng Lek Shkreli nga Malësia e Shkodrës, Pjetër Shkalleshi nga Kthella dhe kapter Ali Maksuti nga Margëlliçi i Çamërisë, ish-lulishtar i njohur i Tiranës.

Më vonë vranë edhe profesor-doktor Lorenc Rashën, nga Shkodra, njeriun e dijes. Këtë intelektual dhe nacionalist të njohur e pushkatoi pa gjyq, më 12 shtator 1944, toga e pushkatimit e batalionit partizan “Dajti”, buzë përroit të Priskës, në vendin e quajtur Paraspur. Sipari i masakrës masive hapet natën e 28 tetorit 1944, kur forcat komuniste që qëndronin në ilegalitet apo që kishin penetruar ato ditë në Tiranë, në vend që të godisnin pushtuesit gjermanë, futeshin fshehtazi natën nëpër shtëpitë tiranase dhe arrestonin apo pushkatonin qytetarët që ishin shënuar nëpër listat e vdekjes nga krerët e tyre. Kështu ia behën në mesnatë te shtëpia e Ymer Dërhemit dhe arrestuan Akil Sakiqin, Nazmi Uruçin dhe Fahri Dabullën.

“Ju kërkojnë për një sqarim”. Por i pushkatuan po atë natë. Adili, Nazmiu dhe Fahriu, të tre oficerë të njohur të karrierës, atdhetarë të flaktë, shqiptarë të ndershëm e të panjollosur, e kishin kryer së bashku me E. Hoxhën Liceun e Korçës. Terroristi Hoxha i futi shokët e Liceut në listat e vdekjes. I pangopur me vdekjen e tyre, ai i përmend ata me urrejtje patologjike dhe pa asnjë shenjë pendese edhe pas disa dekadash në librat e tij, kur rreket të falsifikojë historinë. “Pak para plenumit më vjen S.Malëshova gjithë ‘alarm’. – Po bëhet shumë terror, – më thotë gjithë zemërim. – Terror? – e pyeta i habitur. – Ku? – Në Tiranë, – më përgjigjet. – Po vriten shumë oficerë të penduar. – Në Tiranë vazhdon lufta e madhe për çlirimin e kryeqytetit, – i thashë. – Kë quan terror ti? Dhe për cilët oficerë më ankohesh?” Çfarë hipokrizie!

Dihet që në plenumin e Beratit (24-27 nëntor 1944) përpara të dërguarit të PKJ, V.Stoiniç, E.Hoxha pranoi tejet i nënshtruar: “Po vriten në Tiranë me dyzina njerëz dhe oficerë të dorës së dytë, të cilët, duke pasur besimin e plotë në drejtësinë dhe në shpalljen tonë, dorëzohen. Një punë e tillë nuk është okazionale, por është tërë toni që i është dhënë punës organizative të partisë dhe të ushtrisë. Shokët tanë mendojnë vetëm të zhdukin çdo njeri që s’është me ne, që s’mendon si ne, të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit”. (AQSH. Plenumi i Beratit, nëntor 1944.) Një nga ata ushtarakë të zhdukur, jo të dorës së dytë, siç thotë Hoxha, por ushtarakë të kalibrit të lartë, si Rakip Kalenja, nga Mallakastra, i lauruar shkëlqyeshëm në Akademinë Ushtarake të Torinos, dega e xhenjos.

Në nëntor të 1944, pas thirrjes që u ishte drejtuar gjithë ushtarakëve, ai shkoi të bashkohej me forcat partizane të Brigadës së Parë, por u tradhtua nga besëprerët dhe u pushkatua. Nata e 28 tetorit ishte caktuar nga Qarkori i PK për Tiranën si nata e vrasjeve të ushtarakëve të karrierës. Atë natë u pushkatuan: Hamit Greblleshi, nga një familje autoktone tiranase, mësues dhe më vonë, pasi kreu Akademinë Ushtarake në Stamboll, oficer i gjindërmarisë të shtetit shqiptar deri në vitin 1939, kur doli në lirim për arsye shëndetësore.

Hamit Greblleshi u arrestua bashkë me oficerët e tjerë që jetonin në Rrugën e Tabakëve, Hasan Dinen nga Maqellara e Peshkopisë, me akademi ushtarake të kryer në Itali, atdhetar, bir atdhetari, Azis Blloshmin nga familja e njohur e Blloshmëve të Bërzeshtës, që kishte kryer studimet ushtarake në Vjenë, Faik Shkupin, shqiptar nga Shkupi, i lauruar për ushtarak në Itali dhe shërbente në Shqipëri, Mehmet Dadon dhe Boris Belevskin, oficerë në ushtrinë shqiptare, Aleks Mavraqi, Selmam Shtjefni, Bajram Cuka e të tjerë që nuk u dihen as varret. Një nga ata dyzina të zhdukur është edhe major Muharrem Liku, bir i devotshëm i Tiranës. I shkolluar në Stamboll dhe i frymëzuar nga rilindësit, sidomos nga i kunati, Halit Bej Bërzeshta, ushtarak i shtetit shqiptar, ai i shërbeu atdheut dhe mbretit me besnikëri.

Ndaj u fut në listat e vdekjes. Po atë natë terroristët arrestuan dhe vranë ushtarakun me gradën kapiten, Anton Fekeçi, lindur në Graz të Austrisë, por që banonte e shërbente në Shqipëri, nga që e ëma, Gjystina, ishte shkodrane nga familja e dëgjuar Bumçi. Antoni ishte një oficer model me formim perëndimor dhe shumë i aftë profesionalisht. Ai ndihmoi në modernizimin e ushtrisë shqiptare. Në mesnatën e 30 tetorit e thirrën në shtëpi dhe e pushkatuan 100 metra larg saj. Pastaj u kthyen përsëri, e nxorën familjen në rrugë, se shtëpia u duhej, ashtu si u duheshin edhe orenditë, makina e shkrimit etj. Gjenocidi për motive politike vazhdoi me intensitet brenda dhe në rrethinat e Tiranës.

Më 3 nëntor 1944, forcat komuniste pushkatuan pa gjyq në Sharrë të Tiranës tre Deliallisët e shquar të Shijakut: Kapllan Deliallisi, deputet i Shijakut në Parlamentin shqiptar dhe i vëllai, Jakup Deliallisi, ish-kryetar i komunës së Shënavlashit dhe të Luzit, të dy bij të një familjeje të madhe. Bashkë me këta martirë, u pushkatua edhe Isuf Allamani, nga familja në zë e Allamanëve të Matit. Ai themeloi Fermën e Xhafzotajt, një ekonomi moderne bujqësore e kapitaliste dhe ishte drejtori i saj, kur u arrestua e u pushkatua pa gjyq, ndonëse nuk ishte përzier fare në çështjet politike. Po në Sharrë u pushkatuan pa gjyq dhe u hodhën mbi njëritjetrin në një përrua pesë viktima të tjera: kapiten Bajram Cuka, Selim Kelmendi, Ndue Pali, Minella Toçi dhe Selaudin Korça.

Selim Kelmendi, nga Vuthaj i Gucisë, i kishte ikur me armë në dorë terrorit serbo-malazez tok me dy vëllezërit e tij, Rustem e Ramë, pjesëtarë të çetës së Azem Galicës, por nuk i shpëtoi dot terrorit të çetnikëve shqiptarë. Selaudin Korça, i biri i patriotit të madh, klerikut, filozofit, publicistit, poetit dhe antikomunistit të njohur Hafiz Ali Korça, që vazhdonte studimet e larta në Itali, por që erdhi në Shqipëri për t’u bërë pre e terrorit komunist. Më 10 nëntor, ra pre e këtij terrori tek Ura e Brrarit oficeri Subi Topulli nga familja e shquar e topullenjve të Gjirokastrës. Vrasësit e masakruan dhe zhdukën çdo gjurmë të tij, duke hapur fjalë se ishte arratisur nga Shqipëria. Vijmë kështu te nata e 12 nëntorit në Tiranë, që është quajtur edhe “nata e Shën Bartolemeut”.

Atë natë u bë masakra më e madhe, një dënim dhe vrasje kolektive pa gjyq e 11 figurave të shquara të kombit e të kulturës shqiptare. Ismail Agë Petrela është një nga figurat madhore të Shqipërisë, që u pushkatua mesnatën e 12 nëntorit. Në çastin e pushkatimit u tha ekzekutorëve: “Qëlloni, burrat një herë vdesin!” Terroristët këtë herë zgjodhën për të masakruar familjen e shquar Kokalari nga Gjirokastra. Pushkatuan natën e 12 nëntorit në skutat e hotel “Bristol”-it Muntaz, Vesim dhe Syrja Kokalarin.

Muntazi dhe Vesimi, pionierë të arsimit kombëtar, themelues të shtëpisë botuese “Mesagjeritë Shqiptare”, që botoi vepra madhore të letërsisë sonë e të huaj, intelektualë të klasit të parë, bashkë me vëllanë e tyre, Hamit Kokalarin, i cili shkroi atëbotë librin e famshëm “Kosova- djep i shqiptarizmit” dhe motrën Musine, shkrimtaren e parë shqiptare, nacionalisten dhe demokraten e shquar, që diktatura më pas e burgosi dhe e internoi gjersa vdiq. Po atë ditë, terroristët komunistë pushkatuan edhe Nebil Çikën, filozofin, publicistin, demokratin e madh.

Ai goditi familjet e mëdha që kishin nxjerrë njerëz të shquar, për të ndërprerë traditën, për të tharë burimin, për të venitur e nënshtruar Shqipërinë. Një nga ato, është edhe familja tiranase Lleshi. Në mesnatën e 12 nëntorit, terroristë të armatosur hynë në oborrin e shtëpisë së Lleshëve, ku ishin strehuar demonstrues antifashistë apo ilegalë dhe thirrën emrin e Muharrem Lleshit. Sa u shfaq ai te pragu i derës, një breshëri automatiku e la të vdekur e të mbuluar me gjak.

Familja tjetër e njohur tiranase që u godit ishte ajo Stërmasi, që kishte nxjerrë njerëz të dëgjuar si Xhaferr Stërmasin, flamurtar i Pavarësisë. I biri, Reshati, kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake në Itali dhe shërben në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare. Në prill të vitit 1939, në shenjë proteste ndaj pushtimit italian, dha dorëheqjen, sepse nuk donte t’u shërbente fashistëve. Merr pjesë në protestat dhe demonstratat antiitaliane. Si nacionalist i kulluar, merr pjesë qysh në vitin 1942 në Organizatën e Ballit Kombëtar dhe në vitin 1943 u caktua komandant i Rinisë së Ballit të Tiranës, të cilën e udhëhoqi në luftë kundër pushtuesve italianë e gjermanë.

Ja pse e vranë Reshat Stërmasin! Gjahut të tyre nuk i shpëtoi as Rifat Tërshana, nga Dibra e Madhe, oficer rekrutimi që shërbeu me përkushtim në Korçë, Fier dhe Durrës. Ndërkohë, ndihmoi edhe Lëvizjen NÇ. Por, nuk e llogaritën, kur e pushkatuan natën e përgjakshme të 12 nëntorit. Terrori masakroi edhe njerëz të thjeshtë e të patrazuar në politikë. Lluka Xhumari, nga qyteti i Durrësit, kishte kryer në Itali shkollën teknike dhe ishte bërë mjeshtër në profesionin e tij. Njeri me iniciativë private, hapi një punishte të vogël, të cilën e zgjeroi në shoqërinë automobilistike SAKT.

E pushkatuan në rrënojat e hotel “Bristol”, sepse ishte njeriu i biznesit, i iniciativës së lirë, i ekonomisë së tregut, investitor i suksesshëm, bamirës, njeriu i së ardhmes. Kështu u mbyll kjo masakër, që përgjaku Tiranën, më tutje edhe masakrave të tjera të përgjakshme në Shqipërinë e Veriut, që i hapën rrugën pushtetit komunist, që përgjaku Shqipërinë dhe kombin për gjysmë shekulli me radhë.

68 komente në ““Masakra e Tiranës në 1944, si i vrau Enver Hoxha shokët e Liceut””

  1. Kellira says:

    Kisha dyshime se ishte idiot dhe e konfirmova me kete fjali:
    “Gjatë kësaj lufte luftuan dhe dhanë jetën 124 dëshmorë partizanë. Por kjo luftë, që vonoi lirimin e kryeqytetit për 10 ditë, si edhe shkaktoi rënien e këtyre dëshmorëve dhe qindra viktimave të tjera, të cilat mund të shmangeshin, ishte e panevojshme, përderisa ushtria gjermane po tërhiqej sipas një plani të shpallur.”

    Vonoi clirimin e Tiranes por pershpejtoi rënien e nazizmit o debil!
    Ajo betejë ishte ne koordinim me anglo-amerikanet.

    SI gjithmone ne shqiptaret kujtojme se duke pare vetem bythen tone kujtojme se ia hedhim.
    Po në NATO ç’pune kemi sipas mendjes se këtij?!
    T’i perzeme dhe amerikanet nga Kosova se nuk na duhen!!!

    1. €piriiiiii says:

      Nipi i Sali Butkes ben Histori sipas iteresit te Butkove. KELLIRA…. e ke Shpjeguar shume QARTE per ata qe kuptojne. Heres tjeter Butkat ta pyesin pushtusin nese ka ndermend te Rri apo te Ikè ne varjacion pergjigjes te bejne edhe luften. Te Dhje…. historikun dhe analizen tende o U.Butka

      1. Bushi says:

        EPIRIIIIIII! ke te drejte.I lumt Uran Butkes kur e la gjall Enver Hoxha.Sot del historian ky mut,qenbirqeni,biri i nje krimineli ballist,qe kane bere reprazalje ne luften partizane per çlirimin e shqiperise.Ky gjoja historian kerkon te shtremberoi historine,duke nxier Ballistet çlirimtar dhe partizanet bashpunetor me Nazi fashizmin.Por nuk mund ta shtremberoi historine ky bastard Uran Butka,sepse ajo eshte shkruar e firmosur me gjakun e derdhur nga partizanet qe dhane jeten per çlirimin e shqiperise.Kur partizanet luftonin,ballistet e Safet butkes benin lufte me pulat e pjekura te rrembyer fsahtareve te varfer. Yyyy tu shofte fara o Uran Butka.Edhe ty jotem do te kete zen me ndonje dashnor gjerman se edhe fytyra jote e ndyre i ngjane gjermanit.Ptfu,felliqesire.

        1. Baton Kita says:

          BUSHI, këtu kemi emra dhe mbiemra personash dhe vlerat e tyre atdhetarie. Më thuaj nëse janë emra të shpikur, ahere do i vërsulemi zotëri Uranit dhe do ta torturojmë në mënyrë bolshevike e në formën e vëllazërim – bashkimit me komunistët serbofyromist…

        2. me thene te drejten says:

          ENVERI hero kombetar i shqiptareve! Sa me shume kalon koha dhe sa me shume flasin keta idiotet kolaboracioniste me llogjike te gomarit,aq me shume merr vlera figura e heroit kombetar Enver Hoxhes!!!

        3. Arbion says:

          Bushi, dhe ata me lart…
          Këto nuk janë shkruar për morrat si ju, pasi morrat, prapanicën në të cilën ushqehen do të puthin.

          E kundërshton dot zotin Butka?
          Kjo që ti bën është lehje (morr që leh: krijesë që gjendet në Shqiperi)

          1. ca po thu o Shabono says:

            E pse duhet te kundershtosh Butkovin!? Ato qe ai thote jane gallata te nje nate vere ?

      2. Vlorjat says:

        Pse shqetesoheni per te vertetat?????

      3. Bolena says:

        LANÇL ishte kopile e ruseve dhe serbeve dhe nuk ishte pjese e koalicionit anglo-amerikan-sovjetik. Nuk firmosi ndonje shqiptar ne ate koalicion.

        1. ec aty says:

          KE TE DREJTE,PYET JOT EME QE ISHTE KURVA E FSHATIT SE SA E NDERSHME ISHTE ? ? ?

    2. . says:

      Bravo nje shkrim shume i Ndritur, qe Tregun Historin e Turpit te Komunizmit. Mite me LNC, mite me Ushtarin e pa Njohur, Mite me 28 mije Deshmor, (lexo ne Internet) “TEODOR KARECO: JO 28 MIJË DËSHMORË, VETËM 3.500”
      Si gjithon ne Albanistan te Vertetat Historike jane Privilegj i 1% te popullit, te tjeret mesojne Peralla, kjo Tradit vazhdon edhe Sot.

    3. Dibra e Madhe says:

      Po ti qenke idiot…. nuk flet per vrasjet e ketyre intelektualeve patriot… Por na Ben korigjime… Po ti duhet te jesh kelysh komunisti… Pjelle e atyre qe bene keto masakra… Yyyy rrace e ndyre… Ptuu plere e ndyre… Po juve duhet me ju djeg te gjalle… O hale ndyre…

      1. Kellira says:

        Kellef letre autokolona gjermane u bombardua nga anglezet. Te duken gje komuniste?!
        Bashkepunetoret e nazisteve u vrane me gjyq dhe pa gjyq rrugeve ne te gjithe Europen madje edhe pas clirimit te cdo vendi. (Lexo per Francen psh)
        Pse shqiptaret duhej te ishin ndryshe?!

      2. I Riu komunist says:

        Ne kemi qene jemi dhe do mbetemi perjete KOMUNISTE,bijte me te mire te ketij vendi qe derdhen gjakun per atdheun (jo shurren e pijanecit si ju KOLABORACIONISTAT). Te jeni te sigurte ne jete te jeteve,NE DO JU SHKERDHEJME RACEN DERI NE THEMEL juve funderrinave historike dhe njerezore ? Race e felliqur halabakesh dhe sumcpumash!!!

        1. Dervish Malluta says:

          Ju komunistet ishi ata carthises qe per nji paqet Marllboro, nji gote coca-cola apo nji chokolate swiss-made shitshit qikat, motrat apo grate, po flas pi experience!

  2. nord.al says:

    Ka 70 vjet qe permendin masakren e 4 shkurtit por si ajo ka me dhjetra mbas 29 nentorit. Ne te paren u vrane terrorista komuniste ndersa ne te dyten ajka e intelektualve .

    1. syrinetrekendesh says:

      Si te mos vriteshin, komunistat kane tendencen per ta pare veten si Zeusa, normal qe me Prometeun e kane problemin kryesor, se ai ja hap syte njerezve dhe i rebelohet regjimit Zeusjan. Sa here qe shikoni njerez te zgjuar qe margjinalizohen ose detyrohen te largohen keni te beni me nje sistem Zeusjan enverian qe mundohet te fike dritat dhe te operoje ne erresiren vrastare te cilen intelektualet e kontestojne, dhe si rrjedhoje persekutohen. Vetem partizanet pushtallinj, injorant dhe bythelepires i bejne pune sistemit.

  3. Moisi Golemi says:

    Vetem kur lexohet emri Uran Butka aty lart, njeriu e kupton qe lexon vetem te vjellta ballisti te frustruar.

    O Uran, e dime qe je futur ne ate llogore vetem per llogari te babait tend, qe vrau veten ne hale. Po na fol ndonjehere edhe per xhaxhain tend, o Uran. Ta dime se kush ishte, cfare beri, ku luftoi, kunder kujt, etj. Behu burre o Uran. Dhe na e permend ndonjehere xhaxhain tend, vellane e ballist-babait.

    1. Asnall Ballisti, i Riu says:

      O “MOISI GOLEMI” i hëngërsh mjaltën Urhan Butkës!

      1. yp Xhixhi says:

        Te paska pelqy ty ene po i ben reklame mor SHKERDHATE ?

  4. arben says:

    Akoma lejohet te vjelle vrerr dhe te perdhose luften heroike na – cl te popullit shqiptar kjo pjelle bastarde e tradhetareve te kombit.Ushtria shqiptare ishte pjese aktive e bllokut antifashist dhe ishte e perbetuar qe te luftonte ushtrite pushtuese deri ne ushtarin e fundit e derisa te kapitullonte edhe ushtria gjermane.Ne zbatim te ketij betimi forcat partizane luftuan per muaj te tere dhe jashte kufijve te Shqiperise.Ishin tradhetaret brenda vendit qe ne bashkepunim me forcat pushtuese I paraqesnin keto si kalimtare dhe se nuk duhen luftuar pasi jane miqte tane.Kurse sot pjellat e tyre bastarde na shajne se pse I luftuam deri ne fund te luftes keta pushtues por nuk I lame te iknin vete pasi do ishin kursyer disa jete partizanesh kur gjithe njerzimi e di se forcat gjermane gjate largimit te tyre linin oas token e djegur duke u hakmare per humbjen dhe se ishte lufta heroike per clirimin e Tiranes qe shpetoj kete qytet nga shkaterimi.Do desha tu rikujtoj te gjitheve te mrojne te kaluaren heroike te popullit shqiptar nga keto funderina qe sot perfitojne nga kaosi qe ekziston dhe me cdo menyre po perpiqen te rehabilitojne tradhetaret e bashkepuntoret e pushtuesve te ndihmuar dhe nga politikane perverse si I ashtuquajturi presiden.Nje popull qe haron historine e vet eshte I destinuar te vdese dhe kete nuk do tja uroja popullit tim heroik.

  5. Reni says:

    Po normale o zoti butka qe ne lufte vriten ata qe jane ne front dhe jo ata qe drejtojne luften. Apo thuaje kaq me thote kungulli!

  6. Ballisti (KS) says:

    Ky ishte Rexhep Bej Mitovica – Xhebraili i zhuganave particon, ja syreti i tij ketu ma poshte:

    http://www.portalestoria.net/IMAGES%2067/guzzoni1.jpg

    1. ay qy says:

      Ne e dime kush ishte,po ju a mbani mend se sa ja u zmadhuam bythen ?

  7. Pellazg says:

    Lexoj komentet e kelyshve te kuq dhe me vjen te qesh me injorancen e tyre.Sot jetojme ne nje bote te lire Rrepublike Kapitaliste ashtu sic e donin keta martire.Komunizmi ka vdekur po ka lene pas Kellira, Epiri ,syrinetrekendesh , Moisi Golemi ,arben , Reni……… A nuk e kuptoni qe sot ata qe dhane jeten per Komb jo per ideologji Ruso-Serbe Bolshevike atje ne Parajse jane te lumtur se e drejta me ne fund fitoj dhe nuk jane hakmarres dhe na kane mesuar qe per komb edhe jeten e falim ndaj dijt e tyre nuk u kthyen nga Amerika , Franca , Belgjika etj po ju lane ju ta beni tranzicionin bijte e bojshevikeve si Sali Berisha Fatos Nano Edi Rama dhe Ilir Meta……….. 25 vjet dhe akoma jeni ne tranzicion por komunist.
    Personalisht keto rresha po ja u shruaj nga Amerika Kapitaliste dhe Rrevizionite qe do te vije me Flloten e Gjashte po ju nga bukeret me puke model 56 dhe barkun bosh jeni FANAR I KOMUNIZMIT ne bote a se desh harrove dhe vendi I vetem ateit ne bote.VFLP.

    1. €piriiiiii says:

      Pellazgu…. une nuk MBROJ Komunistet apo MOHOJ Viktimat e Komunizmit, sot gjithcka eshte e Njohur, sepse dihet me te thatin digjet edhe i njomi edhe puna e disa Martireve te Komunizmit,por nuk mund te MOHOET LANÇ dhe lufta e Partizanve&Komunismeve per Çlirimin e Vendit sikurse nuk mund te mohoet qe pjesa Derrmuse e Ballit Kombetar Bashkpunoi me Pushtusin NaziFashist.

    2. Dibra e Madhe says:

      Bravo Pellazg.. Po akoma jane te fuqishem bijt e ketyre mostrave qe vrane trurin e kombit… Vrane te ardhmen e kombit… Qe moren mallkimet e ketyre te pafajshemve brez pas brezi… Po ne vend qe te kerkonin falje per krimet e baballareve te tyre ata kane kurajo te kercenojne e te nxjerrin vrere perseri… Ah kta duhen rrjepur te gjalle…. Qe I mallkofte ALLAHU brez pas brezi

    3. Brezi i djegur says:

      P.S komunistat vdiqen mbasi varrosen nazizmin e fashon e trodhen bashkpuntoret e tyre. Vete ajo bota kapitaliste qe thua ti i thur lavde shpetuesve te botes. Qofsh me shendet se truri te paska lene me kohe.

    4. I Riu komunist says:

      Po ti o Pellazg a nuk jeton ne epoken e gurit ?
      Ik mor HALABAK!

      1. Pellasgu says:

        Komunizmi eshte pjelle e ideologjise Kristiane more i gjore………. Pellazget te paret tane kane qene te ndritur me njohurite universale dhe jo rober te ideologjive obskurantiste.Komunizmi operon si Masonizmi po nje dite edhe ti do te pendohesh si edhe ata komunistet qe pasi vrane gjysmen e botes vrane dhe njeri tjetrin……….. Ndoshta je idealist dhe nje dite behesh rrealist se faktet jane aty per ate qe eshte i hapur per te gjykuar ………. VFLP ! a se desh harrova “Proletare te te gjithe vendeve bashohuni” se do te hani me luge floriri si Stalini Mao Enveri Kastro …..

  8. xheJ eN Bi says:

    Urani i butkajve e ka shume te lehte te flase dhe te shkruaj ne 2016-en,
    kur ka degjuar e laxuar ato qe ndodhen ne Nentor te 44-es.
    Urani na thote se me 3 Tetor 1944 ishte urdher qe forcat gjermane te terhiqeshin.
    Po Urani nuk na thote se ky urdher u shpall boterisht qe ta dinin te gjitha
    forcat kundershtare gjermane dhe te mos luftonin ,apo qe sekret ?
    Se kollaj eshte te lexosh dokumentet e kohes ne 2016 -en dhe te japesh mendim
    dhe tjeter gje ne 1944-en kur nuk ke asnje informacion nga kampi kundershtare.

    Partia e Uranit priste te terhiqeshin gjermanet nga Shqiperia dhe pastaj te luftonin
    kunder gjermaneve.
    ” Kush merr kryeqytetin merr pushtetin – udhezonte Enver Hoxha.
    Partia e Uranit priste sa te piqeshin fiqte dhe tu binin nga larte pa u munduar
    qe te ngjiteshin per ti keputir.Partia e Uranit deshte pasi UNCL te kishte nxjere
    geshtenjat nga zjarri ti hante vete .
    Pinjollet e ballisteve nuk kane ndryshuar mentalitet as pas 72 vjetesh.

    Urani me shume tallet me keto viktima kur thote :M.Shehu pushkatoi 13 xhandare qe
    u dorezuan ne Tetore te Brigata e Pare per te luftuar kunder gjermaneve.
    Po kaq i pacipe eshte Uran Butka kur do ti beje dhe deshmore kur ata u kujtuan
    te luftonin gjermanin kur keta kishin disa vjete qe e kishin pushtuar
    Shqiperine dhe u kujtuan vetem ditet e fundit kur qe çliruar pjesa me e madhe
    e Shqiperise per te luftuar kunder tyre.
    Edhe me viktimate tjere Urani tallet kur thote se ishin kuadro qe kishin mbaruar
    Akademine Ushtarake ne Itali , po ku ishin keta Akademiket e Uranit deri ne Nentor
    qe u çlirua Tirana ,ku ishin fshehur keta ushtarake me Akademi se
    kata ishin shkolluar per te luftuar kunder pushtuesit te vendit te tyre dhe nuk
    e mbaruan Akademine te luftonin kunder popullit te tyre.

    Prandaj Uran ,nese keta jane viktima mos ju tund kockat aty ku jane , nese kane
    bashkepunuar me armikun dhe u kujtuan te luftonin kunder tyre vetem diten e fundit ,
    ti nuk i mbron dot, po tallesh me ta.

    1. B. A says:

      ARMIKUN. Ne kemi armiq – serbofyromistët shovenistë dhe grekët nazishovenistë.
      Këta ju i keni vëllezër. Qart.

      1. u dhim tu qesh says:

        Sa klase shkolle ke mor derdimen!?

  9. Ballisti qe vrau veten ne hale says:

    Tetat nuk e vrane komunistet terrorristet por vrau veten ne hale. Qfaj ka enveri ketu???
    Ndoshta aty e meritonte te vdiste.

    1. Reni says:

      @pellazg ju e lexuat artikullin e mesiperm apo lexoni vetem komentet qe cdo njeri shpreh mendimin e tije ashtu sic e mendon drejt apo te gabuar une nenvizova thjesht se ne cdo lufte ata qe nderrojne jete te paret jane ata qe ndodhen ne vijen e pare dhe jo ata qe drejtojne luften. Ju shkruani nga amerika kurse une nga Marsi .KLM

  10. Rita says:

    Pellazg ,eshte mjerim per vendin qe jetoni larg ,e eshte per te ardhur keq qe shume e shume te rinj,te reja e njerez te cdo moshe me te vyerit e te dobishmit per atdheun jetojne larg ,,pertej oqeanit !! Do te rregulloj ky vend ne se kalimii i sistemit te kalonte ne duar e klases se pervuajtur e jo ne femijet e Kristaqit ,komunistit doktor e Majkot me Mete !! Qe akoma s”eshte cilesuar ,denuar gjenocidi komunist ka shpjegimin tek mos thenia deri me sot e fjales FALJE –NDJJESE !!! Ironia ,fallsifiteti e rrena duket qarte kur feston nje date “clirimi ” me fillimin e nje diktature te forte e te tmerrshme !!

    1. Tanguli says:

      Ti qeke tarrallake mi goc! Ik e laj leveret me mire mi debile ?

  11. shqip says:

    “gjermani nuk eshte okupator”. keto ishin fjalet e ballit ne priudhen 43-44er. mirepo ka nje gje qe butka dhe sorrollopi i tyre me gjak tradhtaresh duhet te na e shpjegojne. gjermanet nuk erdhen ketu as per pushime, as per pune. ne vend te fadromave e traktoreve, sollen tanke e avione bombardues. ushtaret gjermane ne vend te kazmes mbanin automatike. ah se me shpetoi nje detaj. teoria e butkave, mos me ngit, se nuk te ngas. tani eshte e kote qe ne te merremi pafundesisht me keto shkrime . historia u shkrua me gjak shqiptaresh. keta shqiptare dolen ne mal e bene rezistencen duke na rreshtuar ne krahun e forcave anti fashiste. ne to merrnin pjese popujt e medhenj te amerikes, rusise, kines, frances e anglise, e shume te tjere. ti butka ku e fut veten?. ju te tjeret bastardet e gjysherve e eterve kolaboracioniste, ku e fusni veten? kjo lloj specie, jo vetem qe perfiton ne menyre te pa drejte nga buxheti i shqiptareve, po ka edhe ngene te zhbeje historine. ne asnje vend tjeter bashkpunetoret e nazi-fashizmit nuk u demshperblyen si ketu tek ne. sepse jetojme absurdin, ne 5 maj vene ne varrezat e deshmoreve e vene kurora me lule, e nga ana tjeter miratojne fonde e buxhete ne favor te butkave, matjaneve, markagjonajve, e fares se peshtire te kolaboracionisteve. ti ke shansin te besh libra e te hedhesh ne treg peshtiresira te tilla. perderisa ti lejon politika e gjyzeleve, ti je ne rregull. po ne nuk na genjen dot me dogma alla sali butkesh. nese per ty uran butka gjermani nuk ishte okupator, per ne gjakun e te pareve nuk e bejme uje. ushtria nacl e kishte bere te qarte qe ne krijimin e saj. te gjithe do paguajne nje dite. dhe ju menduat se nazizmi do triunfonte. e per kete iu hodhet hitlerit ne preher. pasi vrate e spiunuat bijte e ketij populli, pasi shtuat pasurite ne kurriz te shqiptareve, edhe efekti i ndeshkimit ishte i pa shmangshem . dhe genjeni kur thoni se ishte lufte civile. lufte civile me okupator brenda nuk ka. ka vetem dy kampe, ata qe pushtojne dhe bashibozuket qe u vene pas. dhe nje popull qe mbeshtet bijte e tij per te vene ne vend krenarine kombetare. pasi siç e deshironit ju, sot as shqiperi s’do kishte ne harten e botes. le qe ju kete e keni dashur me kohe, e doni edhe tani. ju atdhe keni parane dhe tradhetine.

    1. Spartaku says:

      Shqip! Bravo! Ke bere nje koment shume te mire. URAN BUTKA,KY KRIMINEL ME SURRAT GJERMANI,ESHTE NJE NDYRESIRE,DHE ARMIK I POPULLIT DENBABDEN,BIR KRIMINELI,I SAFET BUTKES QE VRAU VEHTEN NE NEVOJTORE.Ato te vjella qe na tregon neve,tja tregoi familjes se tij,dhe te ndonje tjetri.Nuk kishte lufte civile,por lufte gjigande kundra pushtuesve.Me gjithate Uran mushka nuk e shtremberon dot historine,se kombi yne ka burra me te mire per ta mbrojtur dhe shkuar historine e vertete.Mbi te gjitha eshte populli ai qe bene historine.

  12. maks says:

    o uran i butkajve ata u vran sepse ishin ne anen tjeter te barikades ashtu si vrau balli jot 4 xhaxhalaret e mi sepse ishin partizan

  13. Sebbasstian says:

    Trima mbas lufte behen te gjithe o Uran Mutka, pallavra trego sa te duash po ballistet kelyshet e pushtuesit ishin dhe kane vrare popullin qe e luftonte pushtuesin. Po cfare te besosh sojit tuaj, frikacake qe vrasin veten ne hale per ti shpetuar ndeshkimit te popullit . Rrace e keqe.

  14. pro says:

    ..ky zoteri mund te shkruaj historine e kujdo ,nga momenti,qe ka qene i pergjegjshem,por qe te ricikloje historine ,sepse fundi i dikujt vinte ere ,kjo s’mund te ndodhe..kete mund ta bejne vetem historianet…mendoj se njerezit qe mund t’ja mbyllnin gojen kane vdekur,por edhe ata qe jane gjalle ju ka vdekur truri…do te desha te dija..gjate kohes post komuniste..si mund te na e shkruante historine ky politikan…a u vrane njerez te ndershem e te pandershem,sepse shkelen vijen e kuqe??…a jemi shkeputur ndonjehere ne, nga diktati i atij qe sundon…a eshte prishur ndonjehere linja diktatoriale..sepse une e shoh ç’do dite e me te forte..kur ne revizionojme ata qe s’jane …edhe ata qe do vine pas nesh po keshtu do vazhdojne..si perfundim ne s’kemi histori..se s’na pelqen e kaluara,nuk e pranojme ,se na cenon dhe..diktatoret ..ndrojne vetem xhaketat ,sipas stineve,por, klima demokratike te ne nuk ka shkelur ndonjehere…

  15. Moni says:

    Shume pak bashkepunetore te pushtuesve qenkan vrare. Ne Holande vrane 50 here me shume se kaq dhe pa gjyq fare. U vinin ne shtepi dhe plumbin ne goje. Grate i qethen zero dhe i nxoren me force ne rruge ku i shqeu populli.
    Historine e bejne fitimtaret. Ti butka je i vdekur, dhe ku ne nevojtore, hale.

    1. mirel says:

      Shume e vertete
      Keta plera kane gjetur kohen te ankohen kur ne Evrope bashkepunetoret e nazizmit u ekzekutuan ne menyrat nga me te frikshmet..nderkohe qe viktimat e nazizmit arrinin miliona.
      Dhe i harrojne si padashje..Prandaj moren denimin qe meritonin. Jo me teper

      1. @Mirel says:

        Ne bote i pushkatuan plehrat si Ceaushesku me te shoqen ndersa ne Shqiperi plehrat enveriste ia hodhen paq e vazhdojne te vjedhin e te shkaterrojne vendin sic bene keto 70 vjet.

        1. uhahahaaa says:

          Ne bote buthcpumave si ty ja u qepin qe te zvogelojne diametrin!

    2. @Moni says:

      Por ama sot ne Hollande po kerkojne falje per ato krime qe permend zotrote ndersa ne Shqiperi ka akoma enveriste si puna jote qe bejne gam gam.

  16. xhemi says:

    AS nuk e mora mundimin me e lexu, po vetem nga titulli, “si vrau Enveri….”, bera krahasimin sa n’a paskerka vrare “diktatori” dhe sa te rinj jane vrare keto 25 vjet.
    Bej krahasimin e siperfaqes (km2), qe zene varrezat sot ne Shqiperi.
    Si shume jeni t’u n’a ca trapin me historite e “diktatorit”, por po j’ua mbajti menderja, beni referendum ne popull per “diktatorin”!!!!

    1. Evolucion vs. Revolucion says:

      Arsyeja pse ka me pak vdekje gjate diktatures eshte sepse diktatura pikaste ato individe qe ishin anti-diktatoriale dhe familjet e tyre, pra ishin nje grup i limituar njerezish qe goditeshin. Kjo behej per te mbajtur ne kembe regjimin gjakatar dhe regresiv te diktatures qe e mbajti vendin mbrapa kohe ne krahasim me vendet e tjera qe u zhvilluan. Ne demokraci nuk ka pikasje te tilla, por ka nje proces zgjuarsimi ose nje sistem kontaktesh qe te mundeson te mbijetosh apo te vdesesh. Nese dikush nuk eshte i zgjuar apo nese nuk ka kontaktet e duhura, gjasat jane qe perfundimet nuk do i kete te bukura. Dhe prandaj ka edhe me shume vdekje, sepse selektimi nuk behet nga partia por nga zotesia ose fati. Megjithate, efekti eshte evolucioni i shtetit dhe permiresimi, ndryshe nga revolucioni dhe perkeqesimi nen nje sistem diktatorial. Problemi ne Shqiperi eshte qe kemi te bejme me nje sistem hibrid, pra ku evolucioni i prish pune revolucionit dhe revolucioni i prish pune evolucionit. Si rrjedhoje shteti ngelet ne vend numero, dhe si rrjedhoje mbrapa, ne krahasim me vende te tjera qe s’e kane kete problem dhe vazhdojne ecin perpara pa klecka revolucionare.

      1. u dhim tu qesh says:

        O “filozof” i bythes! C’jane keto gomarsira qe pellet ketu mor koqe kandari!? Ore keni nevoje per psikiater se s’ka mundesi ? ? ?
        A te pjerdhsha trute mor gomar i mencuruar,qe pellitjen e shoqeron me pjerdhje! Sa jane shtu budallenjte mor mor… ?

  17. capi dhia says:

    Po per Lufte ANClirimtare kishin dale bijte e nenave te shkerdhyera prej 2500 vitesh, te pakt nga pushtuesit e panumurt te Ilirise, Arberise

    Shqiperise, e jo per te qi.. , ore z.Mutka.
    Po per demokraci keni dale prej 25 vitesh te gjata, e jo per te vrare dhe rrejpur paprere e pakufi – rinine, popullin, Atdheun, ore z.Mutka.
    Te jesh K.. , nuk do te thote qe te kesh edhe zile sic je zotrote.

  18. nord.al says:

    Lufte nacional-clirimtare ne Shqiperi? Shqipetaret kan luftuar per te cliruar nacionin aq sa kan luftuar bandat e PD per te sjelle demokracine. Vec lufte civile per interesat jugosllave ka qene. Dhe Shqiperia u clirua kur deshen gjermanet.

    1. u dhim tu qesh says:

      Edhe ti linde kur me desh kari mua! Rat Kari!!!

  19. Xhake says:

    Nipi I Sali Butkes qe u vra ne banjo do na beje historic tani…!!!
    Hapu o Dhe !

  20. emigrant says:

    Mjafton te lexosh komente e shqiptareve qe te kuptosh qe ata akoma e kuptojne luften te ashtuquajtur Nacinal-Clirimtare si lufte pr clirim. Kjo lufte e udhehequr nga nje bande kriminelesh me ne krye E.Hoxhen ishte lufte per pushtet , lufte civile. Qe balli kombetar apo ndonje parti tjeter ne ate kohe jo komuniste te kishte ide te tjera nga PK s’ka asgje te keqe, ben pjese ne kulturen demokratike. Vetem qe komunistet me E.hoxhen ne krye nuk donin demokracine te cilen e njihnin mire, donin dhunen terrorin per te mbajtur pushtetin sa te ishin gjalle. Se sa vriteshin nuk kishte rendesi. Edhe per kete me vjen keq , kane kaluar 25 vjet ne te ashtuquajturen demokraci shqiptare dhe shqiptaret thelle thelle akoma duan diktaturen, vetem nje njeri ne pushtet qe vret e pret nga e majta dhe nga e djathta. Kjo eshte kultura prej qindra vjetesh e shqiptarit dhe kete lloj kulture te jetuari, te menduari, dhe te vepruari ju kalon dhe femijevet. Fatkeqesi..

  21. Baton Gostivari says:

    KOMUNISTË të QELBUR, BASHKOHUNI!

    A nuk keni një fije dhimbjeje për viktimat e cmendurisë antishqiptare komuniste të tipit sllavobolshevik.
    Thoni një gjë: – A janë të shpikura emrat dhe mbiemrat e këtyre personave me vlera atdhetarie dhe qytetarie. Vetëm kaq.
    Po të jenë emra të paqenë, na dëftoni që ta denoncojmë penalisht autorin e shkrimit.
    Mos na dëftoni dhëmbët e qenit të tërbuar, por fakte!

    1. xheJ eN Bi says:

      Baton ..
      Edhe nje mace kur vritet te vjen keq e jo per njerez.
      Por fajin nuk e kemi ne kur te projokojne dhe shket nga llogjika ashtu si ke shkare ti ne komentin tend.
      Kur bashkepuntoret e okupatorit dhe ata qe dolen kunder vendit tend po ti ngrene ne piedestal ,sigurisht qe nervozohesh.
      Zogu, tradhetoi popullin ne diten me te veshtire,i vodhi gjithe arin dhe tani i ngrene dhe monument.Nuk mund te revolthesh ?
      Ballistet ne rrethin e Gjirokastres ne Shtator te 43-it vajten te plaçkitnin italianet qe kapitulluan ,
      te ciiet luftuan per tu mbrijtur nga sulmi i ballisteve se kishin rene dakort te dorezoheshin te UNCL .
      Ne keto luftime u vrane nja njezet balliste dhe tani mi bejne deshmore te atdheut.Nuk mund te revoltohesh ?
      Edhe per keta qe shruan Uran Butka nuk na jep nje tabllo te plote se cila qe arsyeja per te cilen u pushkatuan !
      Gjithmone jemi mesuar te themi vetem gjysmen e te vertetes se gjysma tjeter kur nuk na leverdis nuk e themi.

      1. Baton Gostivari says:

        XHEJ ENBI…
        Me emër e mbiemër i ke atdhetarët dhe ajkën kombëtare. Me emër e mbiemër më thuaj se c´farë tradhëtie bën konkretisht.
        …Lexova edhe do rreshta nga fundi. Qenkan BALLISTË, ose NACIONALISTË, sic thoshte mësuesi juaj shpirtkatran.
        Mbasi qenkan NACIONALISTË, dihet që kanë faj se urrenin Miladinat, Tempot, Dushanat…dhe janë fajtorë. U kuptuam, qart, or shpirtkatran.
        A je i verbër!! Po, se nuk kupton se cfarë fytyrash kombëtare keni vrarë.

        1. xheJ eN Bi says:

          Baton ….
          Mer ndonje redaktor qe ta sqarosh se çfare do te thuash se nuk kuptova asgje, ke shkruar si kodra pas bregut.

          1. Baton KITA says:

            Po, injorant, po. Si të jenë mendimet pak më të ndërlikuara e ke vështirë t´i shtjellosh.
            Konsulto një specialist autizmi.
            Fjala mer nuk e di se nga cila gjuhë të erdhi në kokë.
            Kosulto fjalorin…

            1. ca po thu o Shabono says:

              O Baton Kari,sa klase shkolle i ke!? Apo ke studiu ne Univeritetin e te mirave zoologjike ? ? ?

  22. Brezi i djegur says:

    O Butkelesh, lere historine ne dore te historianeve dhe mos U merr me gjera qe kallepi yt dhe atyre qe ti thone Nuk i dine as fillimin e as mbarimin. Ti i fryn eres nga Nje krah se Enveri ju ka tredhur me soj e sorollop kshuqe Edhe te verteta te jene ato qe thua Nuk ti beson njeri se ka konflikt interesi. Lere, c’ke shkruaj historine e ballit se ke plot cfare te shkruash.

  23. alohade says:

    Thjeshte ” garbage” te djalit te atij qe ia hoqi vetes ne qenef !
    Historia shkruhet pas 100 vjetesh , vetem ajo eshte histori
    realiste, objektive ,pa mllefe ,shpifje,mashtrim .

  24. Gramozi says:

    Greket bashkpunuan me te gjithe llumin si Zerven dhe bataljonet e sigurimit dhe ish forcat e Fashistit Metaxa ndersa Shqiptaret vazhdojne akoma urrejtjen dhe shqyerjen e njeri tjetrit pa meshire…
    Kujt i intereson kjo valle ?

  25. return of saint says:

    Lufte per pushtet o Butka njihen keto ne te gjithe sistemet Hoxha pushkatoi njerez te tij shume te afert le me te tjeret, fajet jane me mbrapa e la vendin dhe popullin te izoluar dhe ne varferi te pa skrupullt ndersa sherbetoret e popullit ishin me vila lluksoze per kohen dhe bridhnin me Mercedes 500 sel dmth zevendesuan padronet e dikurshem,sepse udheheqes komunist kishte dhe vjetnami po hoshimini flinte ne nje dhome shume te thjeshte

  26. Leon Rrapini says:

    Thjesht: Kush vrau më shumë Shqiptar Italijani apo Jugosllavi nëpermjet Partise dhe Enverit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje