Mbyllet votimi në Kolonjë, pjesëmarrja nën 50 përqind

20 Nëntor 2016, 18:58Politika TEMA
Mbyllet votimi në Kolonjë, pjesëmarrja nën 50 përqind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në orën 18.00 ka përfunduar procesi i votimit.

Sipas të dhënave të përcjella nga QV-të në Qendrën e të Dhënave në KQZ, pjesëmarrja  në votimet për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Kolonjës,  rezulton si më poshtë:

Komisioni Qendror  i Zgjedhjeve vlerëson se procesi i votimi ka qenë i qetë dhe se në asnjë nga 36 qendrat e votimit nuk ka munguar asnjë nga elementët që parashikon Kodi Zgjedhor si bazë materiale zgjedhore.

Bashkëpunimi i komisionerëve të Qendrave të Votimit me KQZ-në, duke komunikuar në kohë reale dhe korrekte për të përcjellë të gjithë dinamikën e procesit të votimit, solli informimin korrekt dhe të saktë të opinionit publik.

Aktualisht,  komisionerët e Qendrave të Votimit po dorëzojnë materialet zgjedhore nga QV-të në Komisionin e Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 73, ku ndodhet edhe Vendi i Numërimit të Votave.

KZAZ-ja ka emëruar anëtarët e grupeve të numërimit që do të numërojnë fletët e votimit dhe Administrata e KQZ-së do t’i trajnojë ata, ndaj ju bëjmë thirrje që të marrin pjesë në trajnim, sepse trajnimi i tyre është faktor kyç në mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave.

Procesi i numërimi i votave duhet të fillojë mënjherësapo baza materiale të jetë dorëzuar nga të gjithëQendrat e Votimit nëVNV, dhe në zbatim të dispozitave të Kodit Zgjedhor, numërimi duhet të vijojë pa ndërprerje.

1 komente në “Mbyllet votimi në Kolonjë, pjesëmarrja nën 50 përqind”

  1. jani says:

    Pretendon ky hajvani i pa shkolle. Pa te mesme ka mbaruar te larten demek, injoranca me kete familje eshte ulur kembekryq i kane budallenjte me shumice. Ketij i mjafton koka ne afishe te varura ne shtylla dhe kenaqet i duket vetja dikushi se ne ate fashat nga vjen ky cuni as gure per pulen nuk ka. Ky eshte produkt i Dukes, uran metkos, shemeve dhe gjithfar plerave te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje