Mosuli po bie, drama dhe e ardhmja e pasigurt e “fëmijëve të Kalifatit”

KalifatiMe rënien e Shtetit Islamik, ka lindur problemi i çështjes së të sapolindurve, asnjëherë të deklaruar tek autoritetet dhe as të regjistruar për shkak të frikës së prindërve se kur të mbarojë konflikti do të cilësohen si “bashkëpunëtorë”.

Mosuli, kryeqendra e Shtetit Islamik, tashmë i ka ditët e numëruara. Mbetet akoma për t’u kuptuar, se cili do të jetë fati i jetës së “të mbijetuarve” nga tmerret e Kalifatit. Në veçanti, mbetet për t’u kuptuar se çfarë fati i pret me dhjetëra dhe mijëra fëmijë të mbetur jetimë: janë bij të Kalifatit, të konceptuar mes militantëve dhe militanteve dhe asnjëherë të regjistruar, të konceptuar nga “luftëtarët e huaj” ose të dërguar në frontin e luftës nga prindër që i janë bashkuar xhihadit.

Kjo është dilema që kanë media të ndryshme arabe, të cilat i druhen një “ushtrie personash pa shtetësi, pa atdhe, pa strehim dhe pa asnjë kombësi”, siç raporton televizioni satelitor ‘Al Jazeera’.

Sipas një përllogaritjeje të kryer nga një institut mbi kërkimet për ekstremizmin, në periudhën mes gushtit 2015 dhe shkurtit 2016, ishin më shumë se 30 mijë gra shtatzëna vetëm në qytetin e Mosulit me një numër shumë të lartë lindjesh. Problemi është që shumë nga këta fëmijë, nuk janë deklaruar tek autoritetet e Kalifatit dhe as janë regjistruar për shkak të frikës së prindërve, se kur të ketë mbaruar konflikti, do të cilësohen si “bashkëpunëtorë” të terroristëve.

Ndër të tjera, ‘Al Jazeera” evidenton fenomenin e fëmijëve të konceptuar nga gra të zonës me “luftëtarë të huaj”, që më pas janë vrarë në beteja. Pa llogaritur fëmijët e vërtetë të Kalifatit, ose ata fëmijë të lindur nga marrëdhënie apo martesa të kombinuara mes burrave dhe grave evropiane që ndodhen në Irak dhe Siri për marrë pjesë në luftimet e xhihadit për ISIS-in.

Por jo vetëm kaq: ku do të përfundojnë fëmijët e “më të mëdhenjve”, që kanë ikur nga vendi i origjinës nga prindër që i janë bashkuar Shtetit Islamik? Për shembull Franca: sipas autoriteteve të Parisit, janë 400 fëmijë me kombësi franceze që ndodhen mes Sirisë dhe Irakut, ku gjysma janë marrë me vete nga njëri apo të dy prindërit dhe gjysma kanë lindur në zonat e konfliktit dhe që janë më pak se katër vjeç percjell Shqip.

Balquis Wael, studiuese që bashkëpunon me “Human Rights Watch”, thekson se çështja më e vështirë që duhet të përballen “fëmijët e Kalifatit”, është problemi i mungesës së dokumenteve të identifikimit. Shumë zyra të administratës irakiane kanë refuzuar t’i regjistrojnë për shkak të faktit se kanë lindur nga baballarë që kanë luftuar për llogari të ISIS-it.

Është edhe për t’u sqaruar se si do të shkojë përfshirja e tyre në jetën sociale: efektivisht, pjesa më e madhe ka pësuar indoktrinim të rënduar “xhihadist” në vitet e fundit, pa llogaritur dëmet psikologjike që kanë mbartur nga pas, pasi kanë jetuar të zona të izoluara, të persekutuara dhe të bombarduara.

Por me rënien finale të Mosulit, lind në mënyrë të pashmangshme pyetja, nëse ISIS-i do të kursejë jetën e fëmijëve të qytetit apo do t’i përdorë ata edhe një herë tjetër si bomba apo mburoja njerëzore për të ndaluar zbarkimin e ushtrisë irakiane?

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *