Pacolli rrëfen punën e paligjshme dhe takimet me Donald Trump

20 Nëntor 2016, 12:36Rajoni TEMA

Ai është një nga shqiptarët më të pasur, ish-President dhe ish-Zëvendëskryeministër  i Republikës së Kosovës, bëhet fjalë për një nga sipërmarrësit më të suksesshëm, Behgjet Pacollin.

I ftuar në emisionin “Xing” të Ermal Mamaqit, biznesmeni ka bërë një deklaratë të fuqishme për sa i përket konsideratës që ka për politikën, të cilën e quan si “një punë të paligjshme”, dhe që është penduar që ka qenë pjesë e saj.

“E kisha menduar si një punë që kërkon sinqeritet, implementim të mirë të fjalës, dhe që do të kisha të bëja me njerëz të mirë. Ta dija prej fillimit se politika do ishte e tillë, nuk do të isha bërë pjesë e saj”.

Pacolli ka rrëfyer se në politikë është takuar me njerëz të paskrupuj, edhe pse ai nuk i klasifikon të gjithë si të tillë.

Ai u shpreh gjatë intervistës se drejtuesit e institucioneve janë njerëzit më të vegjël në shpirt, që nuk dinë se çfarë është premtimi apo fjala.

Pacolli ka rrëfyer gjithashtu se në vitin 1997 ka pasur mundësi të takojë Trump-in dy herë, dhe që i ka lënë përshtypje pozitive, edhe pse ai pohon se njeriu kur hyn në politikë ndryshon.

“Duke qenë se ka bërë arritje të mëdha në biznes me siguri që ka edhe anë pozitive”.

Ai ka treguar se njëherë i është dashur të anulojë një takim me të.

“Asgjë e jashtëzakonshme atë kohë, ndoshta sot me famën që ai ka nuk do ishte normale”

1 komente në “Pacolli rrëfen punën e paligjshme dhe takimet me Donald Trump”

  1. Enjohmirekete rrenc says:

    Primitivi Rrncolli, eshte rrenci me i madh i kombit Shqiptar.mky rrenc ordiner kurrrr nuk ka lobuar per pavaresie,,sepse te gjitha pranimet e pavaresise se Kosves jane rezultat i LOBIMIT dhe urdherit te AMERIKES.
    Ky te gjitha fitimet i ka kur e rindertoi pallatin e shtypit per 16 milion euro, ndersa qmimi real ishte 2.5 milion euro. Pra diferencen e ndau me qveritaret te cilet ia dhane temderin. Me keto para Rrencolli e bleu hotel Swiss Diamond dhe e renovoi. Dhe te gjitha fitiimet sot vijne ooashtu nga qeveria qe oraganizon ngjarje te ndryshem memkurfar vlere ,..vetem qe ky hotel te mbijetoje.

    Prandaj kurrr mos i besoni ketij rrnci qe bizniset i ka filluar ne Rusi memvellaun e Milloshviqit qe ishte ambasador i serbise ne rusi…..ky i ka edhe disa qindra rrena……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje